Agron Duka: Reformë zgjedhore, jo shitblerje vote

552
Sigal

Pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, me gjasë duket se
s’ka më kohë për realizimin e reformës zgjedhore dhe  përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Por nëse kemi vullnetin mund të bëhemi të gjithë bashkë për të ndalur fenomenin
e shit-blerjes së votës. Cilido që tenton ndoshta të na mbushë mendjen se ky
fenomen nuk ekziston në Shqipëri dhe nuk kërcënon zgjedhjet e ardhshme, mendoj
se nuk bën gjë tjetër veçse kërkon ta fshehë dhe relativizojë këtë fenomen të
turpshëm e kriminal. Jemi dëshmitarë të gjithë se në këtë çerekshekulli
demokraci shit-blerja e votës ka tjetërsuar vullnetin real të qytetarëve dhe ka
mbjellë veç korrupsion. Duhet dhe ka ardhur koha që të ndalojmë njëherë e mirë
këtë fenomen. Le të marrim shembull nga Maqedonia fqinje, ku shitja e votës
përbën vepër penale dhe dënohet me së paku 5 vjet burg.