23 ditë afat për të deklaruar pasurinë, për Eduart Ndocajn

448
Cila është pasuria e Eduart Ndocajt deputetit më të ri në parlamentin shqiptar i cili një javë më parë më 26 tetor 2015 mori mandatin pas dorëheqjes së Arben Ndokës.
Kjo pritet të mësohet në mes të muajit nëntor atëherë kur skandon dhe afati 30 ditor brenda të cilit Ndocaj duhet të respektojë ligjin për të deklaruar pasurinë e tij. Në një invtervistë për mediat Ndocaj u shpreh se ai e konsideronte veten të pasur për realitetin shqiptar, por se sa është pasuria e tij kjo ende nuk dihet.
Refeuar ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 për deklarimin e pasurive neni 3 i tij përkufizon se deputetët janë subjekt deklarimi pasurie, dhe në këtë rast prej 26 tetorit është dhe Eduart Ndocaj i cili vjen nga fusha e biznesit.
Ndërsa sipas nenit 5/1 të po të njëjtit ligj detyrimi për deklarim pasurie ndaj Ndocajt është jo më vonë nga 30 ditë që nga marrja e detyrës, ku aktualisht deputetit të konsideruar si “Kaubojsi” i kanë mbetur dhe 23 ditë afat.
Në rast të mos respektimit të këtij afati, Ndocaj rrezikon gjobitjen si penalitet deri në humbjen e mandatit. Ndocaj dhe familjarët e tij pritet të deklarojnë pasurinë e tyre për herë të parë, pasuria e cila sipas Ndocaj është krijuar në Itali ku ai është marrë me ndërtim dhe ka krijuar kompaninë Ndocaj Group. 
Sigal