“21 Janari”, hidhet shorti për trupën gjykuese

184

Astrit Haxhialushi do të kryesojë trupën gjykuese e cila do të shqyrtojë çështjen e “21 Janarit”. Gjatë shortit të hedhur në Gjykatën e Apelit janë përzgjedhur edhe dy anëtarët e trupës gjykuese të cilët janë Tom Ndreca dhe Fatos Qato të cilët së bashku me Haxhialushin do të shqyrtojnë dosjen e bujshme të “21 Janarit”. Prokuroria ka ankimuar vendimin e 2 pafajësive të gjykatë dhe ka kërkuar dënimin e ish-gardistit Agim Llupo dhe ish- Komandantit të Gardës Ndrea Prendi. Në ankimimin e bërë një javë pas shpalljes së vendimit nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha, organi i akuzës ngre pretendime mbi dy prej pafajësive, konkretisht mbi ato të dhëna për Agim Llupon dhe Ndrea Prendin për të cilët kishte kërkuar respektivisht dënimin me 25 dhe 23 vite burg. Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë ka shpallur të pafajshëm ish-gardistin Agim Llupo dhe ish -komandantin e Gardës Ndrea Prendi.