PD e LSI shpërndajnë posterat e protestës të së shtunës

608
Dita e djeshme ka qenë ditë e organizimit të protestës së madhe të Opozitës, më 26 maj 2018. PD-ja po merr masa paraprake, që të vijnë militantët e saj nga të gjitha rrethet e vendit. Kryetari i PD-së Basha edhe dje mblodhi grupin parlamentar të PD-së e më pas edhe krerët e degëve të Tiranës, duke përcaktuar strategjinë e PD-së në seancën parlamentare të sotme, ku, sipas informacioneve të gazetës “Telegraf” pranë PD-së, opozita do të jetë në Kuvend, por do të qëndrojë vetëm për një qëndrim politik të kryetarit Lulzim Basha. “Në protestë për një jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar. Për drejtësi të vërtetë! Për Evropën dhe vlerat e saj! Bashkë jemi më të fortë se kriminelët dhe pushtetarët e lidhur me krimin.” Nuk mund të sakrifikojmë Shqipërinë dhe të ardhmen për vëllezërit Xhafaj dhe Habilaj”. Me këtë thirrje PD-ja thërret qytetarët në protestën që është parashikuar të mbahet të shtunën e 26 majit.. Në përgatitje të protestës, e cila ka për qëllim largimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kryetari i PD-së Basha, ka porositur deputetët dhe zyrtarët demokratë, që deri të shtunën të dalin në terren dhe të takojnë qytetarët me qëllimin e sigurimit të një pjesëmarrjeje të madhe në protestë.
Mblidhet dhe LSI
Grupin parlamentar e mblodhi dhe LSI-ja, dh nënkryetari Luan Rama, ftoi qytetarët të jenë pjesë e protestës. Për sa i përket skenarit, ai tha se gjithçka po projektohet të jetë brenda kuadrit të një revolte qytetare. Luan Rama: E gjithë sjellja politike e qeverisë, e gjithë ajo çfarë ka demonstruar kryeministri dhe qeveria e tij, pavarësisht retorikës apo demagogjisë në thelb, është kontribut konsistent i qeverisë për të sabotuar çeljen e negociatave me Shqipërinë pavarësisht asaj që thotë. Sepse në këtë mënyrë ai legjitimon autoritarizmin dhe abuzivizmin e tij që është realisht ajo çfarë ka dominuar të gjithë sjelljen dhe qëndrimet e qeverisë.
Sigal