Vullnet Starova, pogradecari që ka qenë kryeparlamentari i parë në Maqedoni

224
Nga Bardhyl BERBERI 
Një pogradecar plot 31 vjet më parë dhe për koincidencë në të njëjtën datë është zgjedhur më 28 prill 1986 si kryetar i Parlamentit ët Maqedonisë. Ai ka qëndruar në këtë detyrë deri në vitin 1991 kur ndodhën ndryshimet e pluralizmit. Madje nga viti 1965 deri në vitin 1969 Vullnet Starova ka qenë në kryesinë e kuvendit të ish Jugosllavisë të periudhës së Titos. Vullnet Starova ka lindur më 6 maji 1934 në qytetin e Pogradecit. Ishte djali një avokati të njohur I cili më pas zhvendoset së bashku me familjen në qytetin e Shkupit ku Vullneti arsimohet në Shkencat Mjekësore …Ai ishte mjek i shquar pediatër prof dhe doktor I shkencave mjekësore një personalitet I shquar. Ndahet nga jeta më 5 gusht 1995 dhe ja plot pas 31 vjetësh në të njëjtën datën zgjidhet shqiptari I dytë kryetar parlamenti Talat Xhaferi …Por çfarë ndodhi gjatë zgjedhjes së kryeparlamentarit Xhaferi …Turma huliganësh të organizuar dhe mbështetur nga komitë të VMRO-së, kanë hyrë dhunshëm në sallën e Parlamentit ku, si shkak është bërë zgjedhja e Kryetarit të ri Talat Xhaferi,gjë për të cilën sipas bandave të dhunshme me këtë veprim të deputetëve të shumicës është shkelur vullneti i popullit. Pas zgjedhje së Kryetarit të ri, turma të organizuara dhe të udhëhequra nga segmente të komitëve të liderit të tyre Grujo, kanë sulmuar me mjete të forta në ambientet e Parlamentit liderin e LSDM-së Zoran Zaev, liderin e LR-PDSH-së Ziadin Sela dhe disa deputetë të tjerë. Dhuna e ushtruar në Parlament ndaj deputetëve të shumicës kthen FYROM-in 20 vjet prapa në përmbushje të standardeve demokratike. Dje u goditën edhe shqiptarët si pengesa të marrjes së pushtetit me dhunë. Demon-kratura sllavo-maqedone e komitëve të Car Nikollës tregoi edhe njëherë para opinionit ndërkombëtar se kur është në rend të ditës ndarja e pushteti politik dhe frika nga ndëshkimi për bëmat e së kaluarës ajo tërbohen dhe nuk respekton asnjë normë ligjore dhe kushtetuese që e ka miratuar vet me dorën e saj. Kjo është përpjekja e fundit e kafshës së plagosur që kur sheh fundin e saj tërbohet si asnjëherë më parë. Ky është tentimi i fundit i ultrashovinistit dhe komitit barbar Nikolla Gruevski, përmes grusht shtetit të shpëtojë veten dhe klanin e tij nga mëkatet e pushtetit despotik gjatë qeverisjes së tij. Shqiptarët nuk duhet të zmbrapsen nga këto përpjekje të pashpresë për mbijetesë të kryekomitit Grujo, përkundrazi duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur siç janë rakorduar me Platformën Shqiptare. Në këto rrethana shqiptarët e bashkuar duhet të japin vendimin e prerë, si për LCDM-në ashtu dhe për VMRO-në se, pa barazi të plotë nuk do të ketë frymëmarrje artificiale as paterica për ta mbajtur në këmbë mbi kurriz të shqiptarëve e ashtuquajtura FYROM. Kjo është një luftë politike midis maqedonasve dhe jo ndër-etnike, prandaj shqiptarët e Maqedonisë duhet të tregohen shumë të matur dhe njëkohësisht dinjitozë, pasi askush nuk mund t`i shkelë të drejtat e tyre si dikur… Ç’është ky tërbim kur ju sllavo maqedonas vetëm 31 vjet më parë keni pasur mbi krye një shqiptar nga Pogradeci dhe, jo vetëm që nuk ka pasur trazira, por me sa më kujtohet kronika e kohës e keni mbuluar me lule dhe duartrokitje… Por pas 31 vjetësh ç`patët? A e dini ju, të dashur fqinjë FYROM, që ju keni problem me Bullgarinë për identitetin kombëtar, keni problem me Serbinë për Kishën, po ashtu keni problem serioze me Greqinë për emrin, po ashtu edhe me Shqipërinë për territore?… A e kuptoni se në çfarë stadi jeni? Atë që bëtë në parlament, gjithë ajo histeri, jo vetëm që ishte një turp, por dhe një faturë kostoje, që do ta paguani para BE-së dhe NATO-s ku tentoni të aderoni.