Rama po qeveris në kushtet e grushtit të shtetit. Ai është më keq se Ramiz Alia

875
Sigal

Sali Berisha: Unë  në opozitë do të bëja gjithçka që Edi Rama të largohej edhe me mjete që ju mund t’i kritikoni

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka thënë se Edi Rama nuk mund të rrëzohet me votë, sepse me të në krye të qeverisë nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Berisha: “Unë për vete do të bëja gjithçka që Edi Rama “të kthente patkonjtë” edhe me mjete që ju mund t’i kritikoni. Cilat mjete? Në kushtet e grushtit të shtetit nuk ka asnjë justifikim. Sot Rama po qeveris në kushtet e grushtit të shtetit. Me Ramën në pushtet opozita nuk vjen dot me votë. Armik më të egër se Edi Rama në pushtet nuk ka opozita. Ai është më keq se Ramiz Alia. Ai duhet nxjerrë për leckash nga zyra. Si mund ta mundësh me zgjedhje? Shko bëj zgjedhje në Kiras! Shko bëj zgjedhje në Dobraç! Shko bëj zgjedhje në Vlorë! Sot janë 4 djem nënash të grabitur. Kjo polici në bashkëpunim me kriminelët, po fsheh krimet. Janë marrë deponime të fshehta në komisariatin e Fierit, sepse njerëzit kanë pasur frikë t’i bëjnë në Vlorë.

Është vetëvrasje të hyjë opozita në zgjedhjet lokale

Zgjedhje me këtë në pushtet nuk mund të ketë. Populli duhet të kthehet në uragan që duhet ti thotë “ik qërohu nga zyra”. Qytetarët duhet të ngrihen me guxim. Këtu jemi në kushtet e një grushti shteti. A do të hyjë opozita në zgjedhje me Edi Ramën? Duhet të ikë Rama. Me Ramën në zgjedhje nuk ka zgjedhje. Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kjo është thirrje për mosbindje civile” – u shpreh Berisha.

Berisha: Duhet të ketë Vetting për sarajet në Surrel

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një sfidë të hapur kryeministrit Rama. Teksa diskutohej për vettingun në politikë, një ide e hedhur nga opozita e cila ka propozuar edhe një amendament Kushtetues, Berisha tha se ishte i gatshëm që të hetohej pasuria e tij dhe e familjarëve të tij, por Rama e bllokon atë. ‘Vetting për mua? Një mijë Vettingje le të bëjnë për mua. Po të jetë burrë, Rama të mos nxjerrë shaminë e lotëve atje te Eni Vasili dhe të vijë të bëjë Vetingun. Po të jetë burrë të vijë të bëjmë vettingun e njëri tjetrit. Burrërojeni pak! Vetting nga hetues të huaj? Absolutisht që nesër. Pa asnjë lloj hezitimi’-tha Berisha. Sipas Berishës vettingun mund ta bëjnë dhe ndërkombëtarët, por tha se mund të bëhet dhe më një ligj. Unë e konsideroj një rendësi të madhe këtë ligj, pasi 100 herë i kam thënë vetes, duke parë formularët e prokurorëve, gjykatësve dhe policëve, por politikanët. Këta kanë shumë pushtet dhe mund të bëjnë pasuri të paligjshme. Po ashtu Berisha deklaroi gjithashtu se në ambasadën shqiptare në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po ndërtohet një gradaçelë. “A ka gjë në botë që fut në thes Sarajet e Surrelit? A ka gjë në botë që fut në thes kullën “Kristaq Rama” te stadiumi? A ka gjë në botë që fut në thes gradaçelën “Kristaq Rama” që do ndërtohet së shpejti në Nju Jork? Po prishet ambasada për të ndërtuar gradaçelën Kristaq Rama”, pohoi Berisha

Berisha: “Argati” i Serbisë po bën pazar me territoret e Kosovës

Sali Berisha beson se projekti për shkëmbimin e territoreve mes shtetit kosovar dhe atij serb, është një projekt i Serbisë. Ish-Kryeministri sulmoi Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e quajti “argat” që mbron këtë projekt. Berisha thekson se ideja e shkëmbimit të territoreve është një ide e Beogradit, nga e cila përfiton vetëm Serbia dhe jo Kosova. Ish-kryeministri është shprehur se projekti për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një projekt amerikan, duke shtuar se i dërguar i Senatit tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia.

Berisha: “Të dërguarit në Kosovë, kanë thënë që ne do shohim çfarë kanë thënë. Por i dërguari i Senati, tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia. Nxjerrja e argatit (i referohet Presidentit kosovar Hashim Thaçi)…. Tani del dikush shqipfolës dhe thotë jo, po i vë unë në diskutim. I kërkoj unë dhe jo Beogradi. Kjo është fatalitet. Si mund t’u thuash shqiptarëve një gjë të tillë.

Berisha: Erdogan bëri synet politik Edi Ramën

Berisha: Erdogan ka ndikim në Shqipëri, sepse e kam deklaruar që në datën 8 shtator të 2013, që ai e bëri synet politik Edi Ramën. A ka mundësi që Edi Rama të shkojë me gjithë kabinetin e tij në mbledhje pa krijuar qeverinë, nuk kishte ndodhur kurrë.