Zbuloni se cilat janë sjelljet e zakonshme të 12 shenjave të horoskopit në kuzhinë

736
Sigal

A jeni i shpejtë si Dashi apo e përpiktë si Virgjëresha? Zbuloni ndikimet e yjeve në qëndrimet tuaja në kuzhinë

Kënaqësitë e tryezës pa dyshim vlerësohen nga të gjithë, por disa duan që kuzhina të jetë plotësisht e rregullt dhe të respektojnë rregullat strikte në ushqim, ndërsa të tjerët nuk duan oraret dhe janë të gatshëm që të hanë çfarëdolloj gjëje dhe të largohen shpejt. Bazuar në shenjën tonë të zodiakut mund të zbulojmë se cilat zakone në kuzhinë diktohen nga Yjet. Horoskopi dhe Yjet na zbulojnë, shenjë për shenjë, cilat janë sjelljet e zakonshme, tonat dhe të atyre që janë afër nesh.

DASHI – Edhe kur është puna për të ngrënë, nuk ju pëlqen të humbisni kohën dhe rrallë kaloni orë të tëra në kuzhinë për të kënaqur mysafirët tuaj. Ju preferoni të përgatitni diçka të nxituar, me përkushtim maksimal sepse doni të bëni një figurë të mirë. Ju nuk jeni veçanërisht fiskal edhe në pjatat dhe, nëse është e nevojshme, për disa pjata ju ndihmoni me duart dhe vendosni takëmin mënjanë. Hani shpejt, pa bërë kapriço për përbërësit ose mënyrën e të gatuarit.

DEMI – Për ju gjithçka që ka të bëjë me gatimin është e shenjtë. Ju kurrë nuk i braktisni pjatat e shijshme. Ju pëlqen të gatuani dhe e bëni me dashuri dhe me pasion. Gjithashtu ju pëlqen të hani dhe të mos i mbani emocionet tuaja sa herë që shijoni diçka që ju kënaq shpirtin. Një nga ëndrrat tuaja është që të shkoni në një restorant me shumë yje: e konsideroni një përvojë thelbësore shqisore.

BINJAKËT – Një person, i cili është gjithmonë në lëvizje si ju, nuk ka orar të caktuar apo rregulla fikse në kuzhinë: mund t’ju ndodhë që të drekoni në një restorant luksoz, si dhe të shkoni në një fast-food apo të kënaqeni me ndonjë frut ose kos duke e ngrënë në makinë duke lëvizur nga një vend në tjetrin. Nëse keni mysafirë në shtëpi, megjithatë, ju gjithmonë mund t’i habisni duke përgatitur pjatat më të shijshme.

GAFORRJA – Në kuzhinë jeni shumë tradicional dhe nuk ju pëlqen që të hani vetëm: definitivisht preferoni që të hani me familjen e bashkuar. Në kuzhinën tuaj nuk mund të mungojnë biskotat dhe çokollatat e shumë varieteteve, për t’u konsumuar në atë pjesë të ditës kur ndiheni të trishtuar. Në kuzhinën tuaj gjithashtu nuk mund të mungojnë mbulesa të llojeve të ndryshme. Jo gjithmonë keni dëshirë të përgatisni pjata të shijshme, por nëse bëhet fjalë për të përgatitur për qentë tuaj të dashur apo macet, nuk tërhiqeni kurrë.

LUANI – Jeni person shumë dinamik për të kaluar shumë kohë në kuzhinë, si për gatim dhe për ngrënie. Pjatat tuaja nuk mund të jenë të jashtëzakonshme, por nëse mysafirët tuaj nuk dëshirojnë t’ju zemërojnë, ata duhet t’ju komplimentojnë. Blini ushqim me cilësi të lartë. Tavolina juaj rregullohet gjithmonë në një mënyrë madhështore dhe të dukshme: ju pëlqen të përdorni pjata me ngjyra dhe takëme me krom, të cilat kapin vëmendjen e mysafirëve tuaj.

VIRGJËRESHA – Çdo gjë në kuzhinën tuaj ka një rregull shumë të saktë dhe në rafte ju mund të gjeni paketa të ndryshme ushqimore të rregulluara paralelisht me njëri-tjetrin, në mënyrë që të optimizoni hapësirat. Kur gatuani, ndiqni recetat që u janë propozuar ose që keni kontrolluar në internet dhe nervozoheni nëse dikush guxon t’ju sugjerojë një variant të vogël. Nuk ju pëlqejnë ushqimet shumë yndyrore dhe zakonisht zgjidhni një dietë të shëndetshme (shpesh vegjetariane), duke preferuar çdo lloj perimeje të gjelbër.

PESHORJA – Kuzhina për ju është një mjedis që meriton shumë vëmendje: urreni nëse ka aromë skuqjeje dhe aroma shumë intensive. Përfaqësuesit e shenjës suaj janë ndër klientët më të mirë të kompanive të deodorante për shtëpi. Çdo gjë ndjek një rend kromatik që të kujton tingujt e një simfonie të ëmbël ose imazhet e një vepre arti. Edhe kur hani, është e rëndësishme që pamja e ushqimit tuaj t’ju tërheqë, përndryshe do ta humbisni a priori. Në shtëpinë tuaj është e ndaluar të hahet me duar.

AKREPI – Kuzhina nuk është habitati juaj ideal, veçanërisht sepse zakonisht kërkon ndriçim të mirë. Gatimi kërkon durim që nuk mund ta arrini as pas dy orësh meditimi. Kur gatuani rrallë përdorni paketa gjysmë të hapura. Në raftet tuaja nuk mund të mungojnë kurrë aroma të të gjitha llojeve, të cilat shërbejnë për t’i bërë pjatat tuaja më të shijshme. Shpesh për njerëzit tuaj të dashur ju pëlqen t’i gatuani pjatat tuaja nëpër rostiçeri të besuara.

SHIGJETARI – Udhëtimi nëpër botë ju ka bërë që të mësoni shumë receta të shijshme: problemi është se ju mendoni se jeni një fenomen në kuzhinë dhe ua thoni këtë gjë me entuziazëm edhe miqve tuaj, të cilët në shumicën e rasteve nuk kanë guximin që t’ju thonë që më mirë do të preferonin një picë në shtëpi. Në kuzhinën tuaj ju mund të gjeni gjithçka nga gjalpë badiava që ju solli një mik nga Amerika në shafranin më të shtrenjtë në treg. Nëse keni uri, nuk njihni kohë: gjithmonë është koha për një dolli të mirë.

BRICJAPI – Në përgjithësi, nuk keni shumë kohë për të gatuar dhe, shumicën e kohës, hani diçka duke ecur me makinë (shpesh jeni të kënaqur me një frut) apo kur jeni duke bërë ndonjë punë kompjuterike. Në tryezën tuaj janë të gjitha fletushkat me të gjitha ofertat e supermarketeve më të afërt dhe para se të bëni pazar, bëni një listë të kujdesshme të atyre që duhet të merrni për të kursyer para. Nuk ju pëlqen të dilni për drekë apo për darkë jashtë, vetëm nëse dikush ju fton për ndonjë festë.

UJORI – Ju nuk njihni rregulla, as në kuzhinë. Ju nuk doni orare të paracaktuara dhe mund të ndodhë që të hani drekë në orën 15:00, si dhe të hani darkë në orën 19:00 ose të keni një vakt të vetëm në orën 16:30. Ushqimet e gatshme (ato që skuqen në tigan) janë kuajt tuaj të betejës, por në ndonjë darkë të rëndësishme arrini që t’i habitni të ftuarit tuaj me pjatat super të shijshme. Çrregullimi mbretëron në kuzhinën tuaj dhe ju shpesh harroni të lani enët, duke i bërë bashkëjetuesit tuaj nervoz.

PESHQIT – Jeni tip që nuk e mbani mendjen në një vend dhe shpesh dilni nga shtëpia, duke lënë furrën e ndezur ose duke lënë pa dashje frigoriferin të hapur. Kush jeton me ju, e di se duhet t’i kushtojë vëmendje pakujdesisë tuaj. Por e justifikoni këtë pakujdesi, duke organizuar një darkë të këndshme dhe romantike me miqtë apo partnerin. Në kuzhinë keni shumë imagjinatë, zbuloni receta të shkëlqyera, por shpesh bëni gabime me kripën ose sheqerin. Në kuzhinën tuaj nuk mungojnë kurrë ushqimet e fundit të dala në treg.