Prof.Dr. Elmaz Sherifi: U turpëruan të gjithë me noterizimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese

707
Sigal

Ish-kryetari socialist i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Prof. Dr. Elmaz Sherifi ironizon noterizimin e Arta Vorpsit, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar këtë veprim si një turp që njollosi institucionet që e besuan. Prof. Dr. Elmaz Sherifi: E përzgjedhura e Kuvendit për anëtare e Gjykatës Kushtetuese i turpëroi të gjitha institucionet me aktin e noterizimit të vendimit të Kuvendit. Zhvlerësoi veten para opinionit publik, duke provuar se ajo nuk e meriton atë funksion, turpëroi e denoncoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që e përzgjodhi si më të mirën dhe Kuvendin që e votoi.
Instituti i betimit është akt solemniteti që legjitimon kryerjen e funksionit. Ai ka lindur në Angli që me 1650, ndërsa në Shqipëri lindi nga Kongresi i Lushnjës. Por delegatet e Kongresit ishin personalitete me kulturë politike e juridike dhe as krahasohen me politikanët e sotëm. Nënkryetari i Kongresit të Lushnjes Sotir Peçi, sa u zgjodhën anëtarët e Këshillit Kombëtar si pushtet legjislativ kërkoi që ata, qeveria dhe kryetari kolektiv i shtetit me katër anëtarët, të kryenin aktin e betimit që të legjitimoheshin për ushtrimin e funksioneve. Delegatët vendosën edhe mënyrën e betimit dhe para cilit institucion do betoheshin.
Në institucionet e sotme të Shqipërisë ka anarki institucionale.
Si do e mbroj Kushtetutën, e “noterizuara”, kur i mungon kultura minimale juridike kushtetuese?
Ky veprim vë në dyshim të gjithë procesin e vetingut për dijet profesionale.

Vo. U nderua Shkolla e Magjistraturës që nuk e klasifikoi ta vazhdonte