Prof. Dr. Agron F. Fico: Gjirokastra e rilindur

1097
Shqipëria jonë, atdhu ynë i dashur vitet e fundit po ndryshon dhe përparon në te gjitha drejtimet. Kjo nuk është as folklorizëm dhe as mund të vlejë per referenca politike, por një dëshmi e një njeriu, që pas shumë vitesh mërgimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, ka vetëm pak vite që është kthyer në Tiranë. Pazari i ri sot duket si nuse, sheshi qendror me në krye shtatoren e Skënderbut si një “Central Park” shqiptar, kosha pastrimi të reja dhe të diferencuara, autobusë-urban më të shumtë. Para tre vitesh kur shkoja për të dhën mësim në godinën 6-katëshe të kuqe të fakultetiti të Mjekesisë, sa hyje tek urgjenca, të prisnin kafenete e vogla, qoska-qebaptore, era e mishit dhe hapësira të shkreta. Në tre vite gjithçka është ndryshe: një mjedis i gjelbëruar dhe i lulëzuar. Po unë jam gjirokastrit dhe shpirtin e mendjen e kam aty, te qyteti i gurtë që më lindi, më rriti , më edukoi dhe më nderoi pamasë. Këtë mall të pashuar dhe nderim për Gjirokastrën ma shprehte plot emocion edhe një miku im, Illo Foto, specialist dhe studiues i përkushtuar i bujqësisë që banon në Astoria të Nju Jorkut, kur më shkruante : Faleminderit , qe na i sjell Gjirokastrën afër, qytetin, që na ka ngritur në këmbë,… Qyteti , ku ka buruar njerzillëk dhe kulturë e jetesës së thjeshtë. Jam shumë i detyruar ndaj qytetit, që na beri qytetarë..” 

Ndërsa unë, kur isha larg, në Nju Jork, e shprehja këtë ndjenjë njerëzore malli dhe krenarie për qytetin e lindjes edhe nga vargjet e kësaj kënge:

O moj Gjirokastra nënë,
Në Nju Jork dëgjoja zënë.
Dëgjoja këngët e tua,
Si melhem ishin për mua.
Dëgjoja Xhevat-Arjanë,
Çerçizin me kapedanë,
Gjirokastrës nam i dhanë.

Gjirokastra është djepi i një civilizimi evropian, qendër e dijes dhe kulturës folklorike, “vatra e parë kryesore e këngës polifonike”, sipas gjykimit te studiuesve gjermanë. 

Tashmë janë të njohura, madje edhe më të njohura, pas daljes në dritë të romanit të parë befasues “Korinikë në gur” të Ismail Kadaresë, medaljonet gjuhësore për qytetin e Gjirokastrës si “qyteti i gurtë” pas medaljonit “qyteti i argjendtë”. 

Gjirokastra njihet dhe quhet edhe “qyteti i manxuranës”.
Në dritaren e pothuajse të çdo shtëpie gjirokastrite do të shohësh vazo me manxuranë. Kjo lule, me ato fletë si pëllëmba e dorës, ka një gjelbërim të përhershëm, por mbi të gjitha një erë të këndshme e të veçantë. Gratë gjirokastrite, kur dikush vjen për vizitë dhe duan të tregojnë një shkallë të lartë nderimi, e gostitin me kafe-guri (të shtypur në një dybek guri) dhe mbi filxhanin e kafesë i vënë një gjethe manxurane. Kafeja, bashkë me shijen e veçantë si kafe-guri, mban erën e manxuranës. Një kafe e paparë. E paparë ndofta në rruzullin tokësor. Këtë lloj kafeje nuk mund ta pish as në Romë, as në Nju Jork as edhe në Brazil, atdheun e kafesë. Madje, do të shtoja se edhe qytete të tjera kanë ndonjë lule të veçantë adhurimi, p.sh. Shkodra është njohur për karafilat, që i këndonënga: “Karafila të bukura ka Shkodra… Nuk ka të tillë në dynja? Aman-aman”. O sa janë të njohura trëndafilat e Përmetit, nga të cilat gratë duararta të këtij qyteti bëjnë liko me shije dehëse. Aq sqimatare janë nikoqiret gjirokastrite për pastërtinë sa edhe manxuranën e kanë poetizuar:

Nusja që fshin odanë. Me një degë manxuranë…
Gjirokastra është qyteti i njerëzve të shquar , Në qendër të qytetit, në një obelisk të Bashkisë, janë skalitur emrat e personaliteteve më të shquar të qytetit, që janë: shkrimtarja dhe disdidentia social-demokrate, Musine Kokalari, gjuhëtarit evropian, Eqrem Çabej, shkrimtariti i madh, Ismail Kadaresë dhe së shpejti edhe ajo e Rauf Ficos, Ministri i Jashtëm më me famë në historinë e politikës së jashme të Shqipërisë. Gjirokastra është qytet muze, me ato shtëpi-pallate dhe me atë bukuri të ralllë. Në ato shtëpi u lindën dhe u rritën gjirokastitët e mençur, atdhetarë dhe të kulturuar. Gjirokastra dërgoi ne Kongresin historik të Manastirit, njohur si “Kongresi i ABC-së” dy nga figurat më të njohura te kohes: Rauf Fico dhe Thoma Papanon.

Një ndër ato shtëpi-pallate madhështore dhe të bukura është ajo e njohura “Shtëpi e Ficove”. Në një dokument arkival, zbuluar vitet e fundit nga i paharruari Bardhyl Fico, “mjeshtër i madh i piktures” shkruhet me gërma arabe në një rrasë mermeri:

“O ti, zotëruesi i pasurisë së pashterëshme!

Kur hëna e re pa çatinë e lartë të kësaj shtëpie tha:

“Zoti e bekoftë! Kjo është shtëpia e Rauf Ficos, shtëpia më e lartë e Gjirokastrës. 

Muharem 1318 (1900/1901 ) (Përkthyer nga osmanishtja prej përkthyesit-erudit Vexhi Buharai)

Të shumta janë edhe shtëpi me kujtesë historike ose shtëpi-muze si ajo e Topullarëve në lagjen Dunavat, shtëpia e rikonstruktuar e Kadaresë në lagjen Palorto, etj. Në mes të qytetiti ngrihet plot madhështi kalaja legjendare, që poeti i ri, Kadare do t’i thurrte keto vargje-magji në një ndër krijimet e veta të para poetike , tek “Princesha Argjiro”:

Përmbi supa ç’mbajnë vallë 
Këto gërxhe radhë-radhë?
Një kala, kala e lartë
Rri mbështetur ditë e natë
Përmbi ta, si luftanije
Që s’çan më dete stuhije,
Po ka ngecur tej në rërë
Po më ngjan kala e vrerët !
(I. Kadare :”Princesha Argjiro”, Tiranë, 1958 , f.3 )

Gjirokastra ka përveshur mengët e punës për transformimin e madh –Rilindjen e qytetiti të harruar dhe te lënë jetim.

Të gjithë e shikojnë me gezim, se Gjirokastrës po i kthehet lavdia e dikurshme, po bëhet qendër e rëndësishme e turizmit dhe, mbi të gjitha, jeta e qytetarëve po përmirësohet. Këto arritje dhe e ardhmja me mirë janë zbatimi i programit të Rilindjes urbane , 

Shtëpitë tradicionale po rindërtohen dhe kryesore po bëhen hotele për turistët, që jnë shtuar brenda ketyre 3-4 viteve dhe janë bërë burim të ardhurash për banorët e tyre. Rrugët po u nënshtrohen rindërtimit, shtrimit me gurë të skalitur. Pemë të mbjellura anës tyre dhe, mbi të gjitha, qyteti zhurmon nga vizitorë të huaj dhe qytetarë shqiptarë. Shikoni zonjën Kumbaro, Ministren e Kulturës dhe duket sikur është bërë qytetare e Gjirokastrës, se një herë e gjen në filimin e punimeve për shtëpinë e Musine Kokalarit, ditën tjetër ne Labovë e Kryqit për përurimin e rikonstruksionit të kishes së lashtë, të Justinianit dhe ditën tjetër në Dropullin e Poshtëm për problemin e furnizimit të rregullt me eneergji elektrike.

Viti mësimor akademik 2016-2017 shënoi edhe fillimi e zbatimit të reformës së Arsimit të Lartë, që i vuri baza shkencore përgatitjes së studentëve dhe punës së mësimdhënësve.

Platfoma dhe programi i shpallur në universitetin “Eqerem Çabej” nga Rektori i përkushtuar , Prof. Dr. Bektash Mema , që ka stategji afat gjatë :”Trinomin universitet-pushtet vendor-biznes” ka frymëzuar një ngritje tërësore të procesit mësimor-shkencor.

Ky vit u bë i veçantë, njëherazi, për universitetin “Eqrem Çabej”, sepse iu shtua edhe një fakultet i ri, Fakulteti ekonomik, duke i dhënë vetë univrsitetin nje status të plotë akademik.

Madje në këtë Rilindje urbane dhe më gjerë është përfshirë edhe skuadra e futbollit të qytetit , “Luftëtari” që këtë vit po shfaqet si një skuadër plot gjallëri dhe ka zënë një vend të pëlqyeshëm në gjirin e katagorisë së parë të futbollit tonë kombëtar.

Ky transformim është gjithëpërfirës dhe ka si synim parësor përmirësimin e jetesës së qytetarëve, të mjedisit ku ata jetojnë dhe punojnë, prandaj edhe ata e mbështetin me gëzim këtë program vizionar në qytetin e tyre të manxuranës. 
Sigal