Nesër do të lexoni/ Stuhi në universitetet italiane për korrupsion e nepotizëm, heshtje olimpike në universitetet tona

Dr. Jorgo MANDILI 

Lajmi i bujshëm - Nga Siena në Bolonja, deri në Napoli. Arrestohen shtatë docentë universitarë, 59 të hetuar. Akuza dhe ndaj ish-ministrit Fantoci. Kanë përfunduar në arrest shtëpie 7 docentë universiteti, titullarë katedre të së drejtës tributare në disa universitete italiane. Akuza është për korrupsion. 22 docentë janë pezulluar nga funksionet universitare si dhe nga çdo detyrë akademike për një periudhë 12 mujore. Totalisht janë 59 persona të hetuar për korrupsion. Disa nga docentët e përfshirë kanë dhe detyra si zyrtarë publikë, pasi janë anëtarë të disa komisioneve shtetërore të krijuar nga ministria e arsimit. Ndër të hetuarit është edhe ish-ministri Fantoci. Augusto Fantoci ka qenë ministër i Financave në qeverinë Dini dhe i tregtisë në qeverinë Prodi. Nga 2009 është rektor i Universitetit ¨Gustino Fortunato¨ në Benevento ku ka dhe detyrën e profesorit të së drejtës tributare për sipërmarrjet private. Hetimet morën shkak nga tentativat e disa profesorëve që këshillonin kërkuesit shkencorë, kandidatë në konkursin e së drejtës për të dhënë leksione universitare, që të ¨hiqnin dorë¨ nga kjo kërkesë, për të favorizuar një të tretë, "beniamin" të tyre, që posedonte një CV shumë herë më të varfër. Kandidatëve, që hiqnin dorë, për t'i lënë rrugën të lirë beniaminit të tyre, u premtohej se do të kiheshin parasysh herën tjetër. Nën hetim përfunduan dy sesione konkursi për fitimin e së drejtës së dhënies së leksioneve universitare në territorin shtetëror. Sesionet e 2012 dhe 2013 për të cilat u bënë denoncimet. Akuza: ¨Marrëveshje korruptive sistematike¨ ndërmjet docentëve universitare për të dhënë të drejtën e mundësisë për të dhënë leksione ¨jo mbi vlerësime të bazuara mbi kritere meritokracie, por vlerësime të orientuara nga interesa personale ose lidhjesh nepotike". Kjo është ajo çfarë doli nga hetimi ¨ i kryer nga Guardia di Finanza e Firences dhe i ekzekutuar një javë më parë në gjithë territorin e vendit. Sipas të dhënave të para docentët universitare, që përfunduan në arrest shtëpie, janë banues në Milano, Livorno, Roma, Bolonja, e Napoli dhe janë titullarë katedre në universitetet e Sienas, Napolit, Cassinos, Bolonjës e Kastellanca Vareze. Gjatë hetimeve flakët e verdha (quhen ndryshe funksionarët dhe policët e Rojës së Financës për shkak të simbolit të flakës së verdhë në kapelet e uniformës së tyre) kanë kryer mbi 150 kontrolle në zyra publike, banesa private dhe aktivitete e zyra profesionale. Kjo tregon se korrupsion dhe nepotizëm ka edhe në universitetet evropiane por.... kur denoncohen ato hetohen dhe ndëshkohen nga shteti ligjor. E kundërta ndodh tek ne. Me dhjetëra denoncime nga mediat e shkruara dhe emisionet investigative për rekrutime pedagogësh me dokumente false dhe abuzive të dukshme. Asnjë hetim, asnjë masë parandalimi. Edhe disa veprime që janë bërë nga prokuroria dhe organet ligjzbatuese më tepër kanë qenë show. "Burgosje" pedagogësh, hetime në gjendje të lirë e pastaj gjithçka në heshtje. Ky ritual show vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe do të vazhdojë. Çuditërisht në një kohë me skandalin korruptiv dhe nepotik u denoncua nga organizata "Lëvizja studentore", një skandal nepotik me përmasa të mëdha në Universitetin e Tiranës....
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf