Nesër do të lexoni/ Marëdhëniet Shqipëri-Greqi, përherë në udhëkryqe të historisë

718
Fatin nuk e kemi të keq, por s’dimë ta vlerësojmë. Çfarë mendonte Pangalos?
Nga Dr. Nuri DRAGOJ
Kanë filluar sërish bisedime midis Shqipërisë dhe Greqisë për disa çështje që mbajnë pezull marrëdhëniet dypalëshe. Kaloi në heshtje Kreta, sërish do të ketë takime të tilla dhe ekuilibri kërkohet të zhvendoset përherë në dobi të Athinës, e cila ka mbi 170 vjet që punon për zgjerimin e trojeve në dëm të Shqipërisë, gjë të cilën e ka arritur. Një historian evropian, në një libër të tij shkruan, se Greqisë iu deshën 2000 vjet për të marrë Artën e Gjirin e Ambrakisë, 100 vjet për të marrë Janinën dhe tri dekada për të hyrë në Jugun e Shqipërisë. Ndërsa një historian shqiptar tregonte, se në një takim që kishte patur me homologë të tij grekë, u kishte thënë se edhe Athina dikur fliste shqip, se deri në Pelopeponez kanë qenë shqiptarë, duke përmendur dhe shumë këngë të vjetra që qanin të rënët në betejat me ushtrinë osmane, të rënët për pavarësisë e Greqisë, për humbjen e trojeve, deri te “Janinës ç’i panë sytë…”. Qetësisht historian grek i qe përgjigjur: “Ashtu është, kini të drejtë. Ju mbani këngët e trimërisë, ne mbajmë trojet”. 
Politika shqiptare nuk duhet të harrojë përpjekjet e bëra nga shteti fqinjë për të marrë dy prefekturat e Jugut të Shqipërisë, të Korçës e Gjirokastrës, jo vetëm gjatë zhvillimit të punimëve të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës 1912-1913, por edhe më pas, në Konferencën e Paqes së Versajës 1919-1920 dhe atë të Parisit 1946. Por edhe sot. Greqia i bën presion qeverisë shqiptare, se nuk do ta votojë për në BE, nëse nuk i hapet rruga për të plotësuar objektivat e hershme të saj, në funksion të helenizmit të Shqipërisë së Jugut, veprime që mund të demaskoheshin me lehtësi, nëse do të kishte vullnet dhe vendosmëri nga klasa politike shqiptare, nëse ajo do të bashkohej kur bëhej fjalë për çështje madhore të Shqipërisë. Interesat e larta të kombit shkojnë tej integrimit të Shqipërisë në BE. Lidhur me mosmarrëveshjet me fqinjët, qeveritë shqiptare kanë punuar pak për të sensibilizuar Brukselin apo Uashingtonin, pasi përballemi me një problematikë të çmendur. Athina tallet duke karikuar herë pas here Ligjin e Luftës, por edhe Tirana…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal