Ministria e Jashtme, fole e servilëve!

638
Sigal

 

Valentin Mustaka, 

Kryetar i Partisë ABDE – e arumuneve


Në muajin korrik
2016 Ministria e Jashtme ka zhvilluar një takim për minoritetet në Shqipëri, ku
për çudi, nga partia jonë ABDE e arumunëve ose nga shoqata që kjo parti ka
“Arumunët/Vllehtë” e Shqipërisë, dy organizatat tepër aktive nuk mori pjesë
asnjë person, kur orientimi u dha që do të krijohej një grup pune për hartimin
e projektligjit “Për mbrojtjen e
pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”,
sigurisht pa pjesëmarrjen e
të vetmes parti, që përfaqëson etninë arumune. Para disa kohësh kjo ministri na
ka ftuar, mua dhe disa persona të tjerë aktiv të shoqatës dhe partisë, por këtë
radhë nuk e kuptoj këtë sjellje të personit që ka organizuar këtë takim, na
llogarisin ne si parti aleate apo jo. N.q.se na llogarisin duhet të na japin
vendin që na takon, sidomos në atë pikë për të cilën partia është krijuar, atë
të etnisë arumune. Po ua u them shumë sinqerisht që dy personat që kanë marrë
pjesë aty nuk janë aspak anëtarë të partisë ose shoqatës tonë, por janë aty
nëpërmjet njohjeve të rrugëve të ndryshme për
të qenë servilat e Ministrisë
në këtë problem kaq të rëndësishëm për etninë
tonë. Çfarëdo që diskutohet për etninë arumune, e para në qoshe të muhabetit
duhet të jetë partia e kësaj etnie, të tjerat janë falsitete dogmatike të
mbështjella me interesa korruptive. Në këtë takim është hedhur edhe shprehja e
pa kulturë nga punonjës të asaj ministrie se ne “nuk thërrasim grindavec” në këto takime. Këtë shprehje e kisha
dëgjuar kohë më parë nga karrocieri i druve të lagjes, sepse u ankova për të. Pra
duhen vetëm servila dhe jo njerëz të përkushtuar për etninë e tyre. Nuk kuptoj
një gjë, kur unë me zotin Thoma Musha, me ftesë të Avokatit Popullit, që e
respektojmë shumë, përgatitëm së bashku me të nderuarin z. Alket Jaupi një
material shumë cilësor, i cili u paraqit në Ministrinë e Jashtme në prezencën
tonë, si mund të anashkalohemi në këto grupe pune për të vetmen arsye, sepse ne qe flasim “jemi grindavec” për
atë që ndjejmë, për të drejtat e etnisë tonë, ne e dimë ku i dhëmb kësaj etnie
dhe jo persona servil të Ministrisë, që nuk ngatërrojnë ujërat si ne. Me disa
nëpunës të Ministrisë tuaj jemi ballafaquar prej kohësh, kemi debatuar dhe nga
këto ballafaqime kam nxjerrë konkluzionin që ata nuk kanë njohuritë elementare
për etninë tonë, pikërisht janë këta që nuk na duan ne “grindavecëve” në tavolinë,
por zgjedhin servilë dhe punonjës ambasadash. Zotërinj mos ngatërroni
“grindavecët” punëtor që kanë botime dhe studime me servilët tuaj që nuk kanë
shkruar dy rreshta për problemet e etnisë tonë, por që në çdo moment duan ta shkatërrojnë
atë që ne kemi ndërtuar me shumë sakrifica. Ballafaqimet janë të vërtetat, jo
informacionet dizinformuese të njëanshme, të cilat dikur do të dalin në shesh.
Koha punon për ne dhe jo për mashtrues ordiner. Cilësimi i shprehjes”grindavec”,
sepse ne kërkojmë të drejtat tona që na japin konventat dhe rekomandimet e
Europës, për ne është një dekoratë përpara etnisë tonë, sepse etnia na njeh
mirë punën dhe angazhimet tona për të drejtat, që për mendimin tim personal
edhe organet përfaqësuese të Europës në Shqipëri duhet të merren seriozisht me
të drejtat e minoriteteve dhe në veçanti të atij arumun/vlleh. Vallë pse për
çdo problem duhet që të shkruajmë artikuj dhe letra për të gjetur të drejtat
tona dhe vendin që na takon në këtë Aleancë, kudo qoftë. Ne nuk kërkojmë poste,
por kërkojmë që për problemet e etnisë tonë mos të merren të tjerë që nuk kanë
kontribute në këtë fushë. Zoti Bushati, nga ana juaj si Ministër i një Aleance,
atë të “Aleanca për Shqipërinë Europiane” kërkojmë mbështetje që këto probleme
të shkojnë në vendin e duhur, në këto grupe pune të mobilizohen ata që i dinë hallet
e etnisë tonë dhe jo servilët e punonjësve tuaj, bile duhet emëruar edhe një
përfaqësues i etnisë tonë në ministrinë tuaj dhe jo servil të problemeve që ju
doni t’i anashkaloni me këta persona. Në përgjigjen e letrës që më ka kthyer komisioneri
europian, z. Hahn e cilëson shumë pastër rolin e etnisë tonë dhe detyrat që
Europa ju ka ngarkuar si Qeveri dhe në veçanti ju si Ministri