Mikroçipi i Bill Gates është i vërtetë, por vaksina anti Covid nuk përmban një të tillë / Ku ndahet realiteti nga konspiracioni

609
Sigal

Aktualisht shoqëria njerëzore gjendet në një udhëkryq përballë të cilit nuk ka qëndruar kurrë më parë. Pandemia e Covid-19, teoritë e konspiracionit dhe censurimet e informacionit nga media, rrjete sociale apo qeveri të caktuara kanë mbushur akoma më tepër njerëz me dyshime.

Një studim i Grupit Këshillues për Politikat Publike, Ballkani në Evropë (BiEPAG) vë në pah se afër 80 për qind e popullsisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor beson në masë të madhe apo pjesërisht në njërën nga teoritë konspirative lidhur me koronavirusin.

Këto pohime janë pjesë e raportit “Virusi i dyshimtë: Konspiracionet dhe COVID-19 në Ballkan”, i cili u publikua të enjten në një tryezë të Këshillit Atlantik dhe BiEPAG-ut.

Në raport thuhet se teoritë e konspiracionit, të mëdha dhe të vogla, janë rritur fuqishëm në mbarë botën në vitin 2020. Nga Qanon, me origjinë në Shtetet e Bashkuara e deri tek shoqata Querdenker në Gjermani, që mohon pandeminë dhe krahason kufizimet e qeverisë me Gjermaninë naziste, kanë bërë që me pohimet kundërthënëse të nxisin njerëzit në rrjetet sociale dhe mijëra që dalin në rrugë në gjithë botën. Teoritë e konspiracionit nuk janë të reja, por dukshmëria e lartë e teorive të tilla dhe gatishmëria e mijërave për të dalë në rrugë është risi dhe ka bërë që të fitojnë vëmendje më të madhe.

Teoritë konspirative në Ballkanin Perëndimor gjejnë tokë të pjellshme. Institucionet janë të brishta dhe shpesh nuk u besohet, ndërsa ekziston edhe një histori e teorive që kishin shpërthyer në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, thuhet në raport.

Janë gjashtë teori mbizotëruese rreth pandemisë. E para që virusi ka “ikur” nga një laborator në Wuhan, përkatësisht që ka ekzistuar shumë më parë se sa që i është bërë e ditur opinionit publik. E dyta që qeveria kineze e ka prodhuar në laborator virusin dhe ai nuk është natyror. Katër teoritë e tjera janë më të skajshme përfshirë pohimet se virusi është shpërndarë nga industria farmaceutike, që qeveria amerikane e ka prodhuar virusin si armë biologjike, që ai është i lidhur me teknologjinë 5G, që është shpërndarë në mënyrë që Bill Gates-i të vendosë nëpërmjet vaksinimit një çip në kokën e njerëzve në mënyrë që të mund t’i kontrollojë.

Por përtej flakjes tutje të këtyre teorive le të vendosim një vijë ndarëse mes realitetit dhe asaj që narrativa konvencionale e konsideron si konspiracion duke u përpjekur kështu të japim një panoramë të asaj që më pëlqen ta quaj Konspirealiteti.

Më 26 Mars, 2020, në kulmin e pandemisë së koronavirusit dhe në mes të karantinës globale, Microsoft-it iu dha një patentë nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO). Patenta WO 060606 deklaron se ‘Aktiviteti i Trupit të Njeriut i lidhur me një detyrë të dhënë një përdoruesi, mund të përdoret në një proces minimi (mining) të një sistemi kriptovalute.’

Për një entuziast të teknologjisë kjo është një arritje e jashtëzakonshme e cila do të sjellë një kapitull të ri për civilizimin njerëzor. Për një besimtar katolik, kjo nuk është gjë tjetër veçse ‘marka e bishës’ e përmendur në kapitujt apokaliptik të Biblës. Për një alterglobalist, ky do të ishte projekti i skllavërimit digjital të njeriut të lirë. Por për filantropin dhe globalistin Gates, duket se e ardhmja nuk mund të ketë alternativë tjetër përveçse ‘dorëzimin’ ndaj ideve të tij.

Projekti tjetër i Bill Gates njihet me emrin ID 2020 një koalicion publik-privat – anëtarët e të cilit përfshijnë përfaqësues nga Microsoft dhe Accenture si dhe OJQ, akademi, firma blockchain dhe të tjerë. ID2020 po këshillon qeverinë e Bangladeshit për një sistem të regjistrimeve të vaksinimit. OJF-ja, e cila nuk punon në mikroçipet e ngulitura, akuzohet në mënyrë të gabuar si pjesë e planeve fiktive që pretendojnë se Bill Gates mbështet vaksinimin e detyrueshëm dhe implantimin e mikroçipave ose “tatuazheve kuantike” në pacientë. Qëllimi i këtij projekti esencialisht ka qenë paisja me pasaporta digjitale të të gjithë banorëve të tokës. E ku ka më mirë se një virus dhe më pas vaksina e detyrueshme që do të jetë pasaporta shëndetësore e së ardhmes digjitale.

Në fakt prodhimi i mikroçipeve do të kryhet nga kontraktorë të tjerë ashtu si edhe vaksina e covid. Qëndrimi i Bill Gates ndaj vaksinimit global ka qenë i qartë : duhet të vaksinohen të 7 miliard banorët e planetit në mënyrë që të kontrollojmë koronavirusin. Nga ana tjetër kjo do ti hapë rrugë revolucionit digjital i cili do të shërbejë për të identifikuar njerëzit e vaksinuar me ata të pavaksinuar. Patenta wo 060606 është pikërisht garancia për këtë infrastrukturë. Arsyeja përse qeveritë dhe mediat e ndryshme synojnë të mohojnë publikisht akuzat ndaj Bill Gates është për faktin e thjeshtë se ai është njeriu më i pasur në botë, influencat e të cilit kalojnë ato të kombeve shtete. Duke qenë një ndër donatorët më të mëdhenj individual të Otganizatës Botërore të Shëndetësisë, Gates duket mjaft i prirur drejt shëndetit publik mbarëkombëtar. Por nga ana tjetër ka burime që akuzojnë se investimet e Gates në Indi dhe Afrikë kanë patur si synim shkatërrimin fiziologjik të popullsive të cilat janë vaksinuar prej programeve të tij, në mënyrë që të frenojë aftësitë e tyre riprodhuese në kuadër të programeve të uljes së numrit të popullsisë. Kjo gjë bën sens dhe sado një media një qeveri apo një personalitet do të mundohej të mendonim ndryshe, janë faktet dhe provat që nuk mund të ndryshojnë të vërtetën.

Pra mikrochipi i Bill Gates është i vërtetë, por ai nuk gjendet në vaksinat e anti covid ashtu sikurse janë munduar të përgënjeshtrojnë lajmet disa kontigjentë të cilët kërkojnë të etiketojnë cdokënd që merret me teori të tilla si të marrë. Vaksina mARN përbën fazën e parë drejt mikrochipimit të popullsisë. Kjo nuk do të arrihet me paqe sigurisht, por ata që nuk besojnë sot nesër mund të humbin logjikën dhe arsyen pasi do të zbulojnë perden që u ka mbuluar sytë deri më tani.

Mikrochipi RFID (Radio Frekuenca Identifikim) është një fakt i vërtetë dhe kërkim zhvillimi mbi të është vetëm në lidhje me përshtatjen dhe funksionet e mundshme që ai mund të luajë tek njeriu. Ndoshta vaksina me mARN nuk do të jetë efektive dhe një ditë, do të jetë mikrochipi RFID që do të na zgjidhë problemet tona. E vërteta është se planet e Bill Gates janë këto që u përmendëm, pavarësisht debateve të zymta dhe të mbushura me padituri që zhvillohen në nivelin e ulët të masave popullore. Sot njeriu duhet të kërkojë përgjigjen brenda vetes. Në kaosin e madh që ka përfshirë gjithë globin, rendi dhe ndricimi duhet të vijë nga tempulli ynë që kemi brenda.