Mark Topollaj/ Artistët të nëpërkëmbur, godina e tyre si top volejbolli nga një institucion në një tjetër

744

Krimi është realiteti që supren
udhëtimin e padrejtësisë.Mungesën e patriotizmit e kanë zëvendësuar me ushtrinë
e të papunëve.Vllavrasja dhe ngujimi quhen kuptimi i vdekjes. Janë krijuar
paradokse të pashembullta dhe çdo ditë cënohet dinamika e jetës. Harmonia
njerzore është shkatërruar. Ideologjia utopike e komunizmit është kolonizaotir
i mendimit shqiptar. Mëkatet e politikës perverse janë mëkatet e trashëgimisë
politike që përfaqësohen nga njerëz të etur pas vesit dhe mëkatit. Shqipëria e
ka përfshirë sëmundja e një dimri biologjik. Në kjëtë mjegullnajë shqiptare ka
njerëz të devotshëm që punoja e mendoja për ti sjellë vendit dinjitetin e
humbur. U gjet një ditë e veçantë në këtë vit të lodhshëm që të promovohet një
libër mjaft domethanës i titulluar “Pema e vjeshtës së artë”. Autori është zoti
Vasil Premçi. Përurimi i këtij libri ka veçantinë e vet, për vet faktin se në
këtë janë përfshirë tregimet më të bukura të letërsisë shqipe. Në ceremoninë
përurimtare u theksua fillimi i rizgjimit të shkrimtarëve që përfaqësojnë
mendjen e ndërgjegjen e kombit. Një meritë të veçantë në këtë mëngjes të vonë
të bashkimit dhe mendimit të tunduar të ndërgjegjes kombëtare ka shkrimtari dhe
gazetari Alber Zholi. Ai na mblodhi për një rizgjim që të mbajë në jetë idealin
e paralizuar nga mediokriteti i politikës. Ai vazhdon: “Ndihem i vlerësuar të
hap këtë ceremoni promovimi të këtij libri për vet faktin se është hera e parë,
pas kaq e kaq vitesh që krijuesit ndodhen sot të bashkuar. Kjo ka një
domethënie se, në këtë libër është shprehur shpirti krijues i shkrimtarëve”. Në
këtë përurim u kthesua e konsumizmi si melodie e gërvishtur e perversitetit
politik. Vëllezërit e social dëmokracisë filluan ecjen në politikë nën gjurmën
e etërve të tyre, ecin nën hijen e piramidës së ndërtuar me kockat e të vdekurve.

Deri tani madhështia e historisë sonë
tenton çdo ditë tëna fusë në gjurmët e traditës.

 

Për ta rigjeneruar këtë mendim ma
mirë se shkrimtarët e artistët nuk mund ta bëjë askush. Forma ma e
pandershmërisë qëna ka mbërthyer përfyti është pesimismi. Pra askush nuk mund
të jetojë pa një shkëndi shprese. Zoti Albert Zholi vazhdon: “E them me
keqardhje që shkrimtarët e artistët shifen të pa orientuar e të pa vlerësuar.
Mendimi politik na e ka mohuar virtytin, prandaj ne jemi më të përçarët e ma të
pa organizuarit, jemi komuniteti më i vetmuar dhe i harruar”. Dritaret e
vjeshtës të kësaj politike të rrënuar po zverdhen si gjethet e pemëve të
lodhura nga vapa e verës. Delikatesa e ironisë e ka humbur tashmë avantazhin
sepse u mungon qartësia e mendimit. Kjo ka bërë që dëshpërimi popullor ka marrë
një tundim njëlodhje mendore. Veprat e shkrimtarëve tanë mund të konkurojnë në
konkurset ndërkombëtare. Po kush do ti organizoj? Me heshtjen tonë, padashje
kemi frenuar mos përfaqësimin dhe kemi lënduar fort ndërgjegjen e kombit.
Thirrja e shkrimtarit Albert Zholi për gjetjen e rrugës së bashkimit e për të
qenë prezent në shoqërinë Shqiptare është e dosmodoshme. Ato ngritën zërin për
t’ju kthyer ndërtesën e lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, si një akt i
domosdoshmërisë së denitetit të humbur. Edhe kino-studio duhet ti kthehet
kineastëve e jo të përdhoset nga politika perverse. Ajo është kthyer në një
çerdhe korrupsion që i shërben pa aftësisë të partive politike. Në këtë
ceremoni promovim u theksua se shkrimtarët e artistët po tetntojnë me iluzione
të pambështetura dhe nuk shihet asnjë dritë shprese që superon dëshpërimin po
nuk u zgjuam ne kundërvënie. Dikush në vazhdim theksoi se kuptimi i trurit të
këtyre qeverie prodhuan trishtimin e dhimbjen, pollën kontraste  tragjike
dhe shkatërruan dinjitetin e Atdheut.

Ngjarjet
tragjike që po ndodhin

Të nderuar intelektualë, këto
ngjarjet tragjike që po ndodhin para syve tanë edhe ne nuk reagojmë, nuk ka për
tëna falur historia, në rast se nuk bashkojmë mendjen dhe penën për ta shporrur
këtë klasë politike të cilët çdo ditë lajnë duart me gjakun e fëmijëve tanë.
Kush e vrau Artan Santon, një kapacitet njerëzor, një njeri i shejtë? Kush
ishte ai që eliminoi deputetin Sokol Olldashin? Kush ishte ajo femër që doli pa
asnjë plag nga makina e përmbysur? Tregoni emërin e atij të vdekuri që u gjet
në Elbasan me kartën e identitetit të Sokol Olldashit në xhep disa javë më
vonë? Pse hesht shteti? Pse hesht PD për deputetin e saj? Ku i ka shokët
Sokoli? Krimi sidomos ai shtetëror është një gjë e pa pëlqyeshme, është një gjë
e frikshme dhe e lemeritshme për ta parë. E tmerrshme për ta dëgjuar. Një
veprim antinjerëzor që të zgjon urrejtjen. Një turp, një poshjtërim i urryer.
Një gjë antinjerëzore. Këtë gjëmë Shqiptarëve që vjen si jehonë trishtimi i ul
gratë dhe nënat tona në gjunjë me duart në fytyrëpërpara drejtësisë së
universit. Ataku u gjakftohtësisë së qeverisë dhe heshtja e kopukve të PD venë
në dyshim jetën e kujtdo. Kolegët e PD për shokun e vdekur e kanë humbur
solidaritetin shoqëror.Kjo tendencë heshtje e ka emrin tendenca e degjenerimit
politik.

 

Mungon
burrnia mungon ndëshkimi.

Hegeli thotë: “Nëpërmjet ndëshkimit
ndodh ribashkimi në mes kriminelëve që krijojnë krimin dhe ligjet shtetnore.
Pranimi i dënimit është mister i madh që krijon harmoninë dhe ripërtërin jetën.
Të nderuar shkrimtar dhe artistë, ju e dini fort mirë se mundja e së keqes vjen
ma së miri nga dashuria. Poezia dhe letërsia është vet pasqyra psiqike e një
kombi. Shqiptarët ma fort se dashuria i këndojnë hijeshisë së gruas, kjo përkon
ma së miri me temperamentin e një populli kreshnik. Veprat e shkrimtarëve tanë
në vazhdimësinë e historisë kanë shprehur ide filozofike që shkojnë ma larg se
një ngjarje dramatike. Një popull që zihet në euforinë nga politika nuk di të
veprojë në vazhdimësinë e jetës. Pra një popull që e zgjedh vet prijësin 
nuk shkon mbas ti, por ai duhet në shërbim të popullit. Dhe madhërimin e
heroive duhet ta vendos brenda vlerave të vetvetes sepse ndryshe nuk meriton
lirinë. Është i mallkuar. Fondamentalizmi është një fenomen eksploziv sidomos
pas konfuzionit të evoluzionizmit. Kyështë mendimi i shprehur për të rikujtuar
shqiptarëve kohën e sotme. Kjo e vërtetë është një tjetër karakateristikë e
huazuar nga memrukët e orientit. Ne nuk do të lejojmë që të krijohen biseda të
cilat mbarojnë pa filluar. Pra çdo fjalë e menduar dëshiron përgjigje. Kurse e
ashtuquajtura fjalë e fundit që do ta thuash ti, në të vërtetë nuk ekziston.
Heshtja si mjet përvetësimi dhe i paaftësisë ka krijuar konflikt në strukturat
politike dhe shkrimtarët e artistët të cilët me qëllim kanë lenë në harresë
çështjen kombëtare. Të nderuar intelektualë tulatja dhe pesimizmi nuk duhet të
na transformojnë dinjitetin. Një sjellje e tillë që ka përfshirë të gjithë
shqiptarët dhe në veçanti shkrimtarët e artistët duhet të na shqëtësojë.
Ndoshta ky pesimizëm ka ardhur nga ashpërisa e politikës apo egërsia e
realitetit tragjik, por dhe nga varfëria e tejskajshme. Duhet ta theksojmë se
dështimi i revolucionit demokratik është shkaku kryesor i cili hyri në
ndërgjegjen e popullit si epoka e rënies morale ose epoka e degadencës
politike. Ky “sukses” i dhunshëm i takon Ramiz Alisë dhe Sali Berishës.

Sigal