Zamira Çavo: Qëllimi im është ta bëj lexuesin të mendojë e të reflektojë për situatën e sotme

396
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Shoqëria, familja, politika janë trekëndëshi që zhvillon ekonominë dhe përcakton të ardhmen tonë

Sot në ora 18:00 në Universitetin “Barleti” rr. Frang Bradhi, Selitë ptomovohet libri i Prof. Zamira Çavo “Homo Albanus”

Në vend të një guide për lexim

Teksa përpiqesha të seleksionoja gjithçka kam shkruar në tri vitet e fundit, kuptova dy gjëra: E para; ishte e vështirë të seleksionoja ato shkrime që duhet ti rindaja me lexuesin, pasi çdo shkrim i shkruar në ditë e kohë të veçantë mbart me vete një copëz historie tonën por edhe një shkallë analize dhe perceptimi subjektiv. Së dyti; kuptova se sa  shumë herë i jam kthyer me forcë po të njëjtave probleme që duket sikur kohë pas kohe e vit pas viti përsëritin njëri tjetrin me një cikël të frikshëm social e politik. Ndaj mendova të ndjek një rend kronologjik në këtë botim. Nëpërmjet këtij rendi synoj ta bëj lexuesin  të shikojë edhe njëherë, si në një përmbledhje filmike gjithçka ai ka përjetuar vetë  gjatë këtyre 3 viteve. Kam qenë e jam e bindur se kujtesa jonë historike është shumë e shkurtër dhe kjo ka arsyet e veta të cilat më së shumti lidhen me antropologjinë tonë kulturore. Por dëshiroj që në një përmbledhje të tillë të mund ta bëj lexuesin që, duke lexuar ato çka ai i ka lënë tashmë jashtë vëmëndjes, ti rikthejë duke menduar. Sepse qëllimi im është ta bëj lexuesin të mendojë e të reflektojë. Ajo që naka bërë të jemi gjithnjë vonë në zhvillimet tona historike, politike, ekonomike e sociale, është mungesa e gjykimit dhe reflektimit personal e më tej si popull. Edhe në këto shkrime të botuara në shtypin e ditës nuk mund të mos viher re fakti që pas çdo ngjarje politike ne jemi sjellë jo si popull, por si masë me një kulturë parokiale dëshpëruese.

I dashur lexues,

Nëse të bie në dorë ky libër mos e anashkalo. Lexoje me minuta dhe reflekto me orë! Historinë e bëjmë ne dhe në epokën ku jetojmë shoqëria, familja, politika janë trekëndëshi që zhvillon ekonominë dhe përcakton të ardhmen tonë. Ndaj në këtë botim do gjeni tre pjesë:Politikën, Shtetin dhe Shoqërinë. 3 pjesë për tre vite ; 2017-2020! Ka ardhur koha të ndalemi një çast e të kuptojmë ku kemi gabuar e të marrin përsipër gabimet tona. Vetëm kështu nuk do ti përsërisim më !  Shënim: Shkrimet që nuk kanë poshtë emrin e gazetës ose portalit do të thotë se janë botuar në më shumë se dy të tilla.

Zamira

10 arsyet pse Edi Ramën e rrëzon vetëm Partia Socialiste

Nisur nga deklaratat e fundit të krerëve të opozitës e duke analizuar situatën e sotme politike them se :

  • Thirrjet e opiztës për protesta popullore janë tashmë të pabesueshme. Gati cdo javë  për mbi dy vjet e dëgjojmë këtë deklaratë.
  • Populli është i gatshëm të ngrihet në protestë për pabarazinë, kundër korrupsionit, për varfërinë. Por as Basha e as Monika nuk kanë pikën e moralit për të folur rreth këtyre plagëve, pasi janë ata vetë që kanë dhënë kontribut maksimal për varfërinë, e korrupsinonin në kurrizin e popullit.
  • Protesta e të rinjve studentorë, është pothuaj e pamundur të shndërrohet në protestë të opozitës , pasi flamuri i protestëts së të rinjve është “Larg kësaj politike të ndyrë”. Opozita nuk mund ta ketë këtë protestë kalin e saj të betejës!
  • Media me trajtimet që i bën politikës, me nxitjen e gjuhës së urrejtjes dhe thellimit të dasive politike, ka shkaktuar konfuzion të madh tek njerëzit duke vënë në dyshim edhe disa të vërteta që ajo ka thënë. Kjo bën që në tërësi një pjesë e mirë e njerëzve ti besojnë akoma Edi Ramnës.
  • -Dalja e Sali Berishës dje në foltoren e parlamentit dhe thirrjet e tij histerike por dëshpëruese, më shumë i prishin punë opozitës se sa Edi Ramës.
  • Faktori ndërkombëtarë nuk mund të mbështesë në asnjë rast dhunën  verbale apo fizike dhe vecantërisht nuk mund të mbështesë thirrjet histerike për ta rrëzuar me dhunë Ramën.
  • Edi Ramën do ta rrëzojë egua e tij personale e sëmurë, do ta rrëzojë arroganca e tij ndaj njerëzve, do ta rrëzojë politika e tij thelbësisht e djathtë në favor të klientelës dhe biznesit klientelist. Me pak fjalë Edi Ramën mund ta rrëzojë vetëm Partia Socialiste. Eshtë ajo që ka ardhur në pushtet me votat e popullit dhe është sërish ajo që është përgjegjëse për përfaqësuesin e saj në qeverisje.
  • Partia Socialiste, e rrënuar në organizimin e saj, e ka të domosdoshme të rishikojë të gjithë politikën e studkturave të veta dhe mesiguri nuk do mbetet më peng i një individi, qoftë ai dhe Edi Rama.
  • Pavarësisht se bashkëpunëtorët e tij të larguar nga drejtimi  duken ok me vendimin e kryeministrit sërish ata tashmë janë shndërruar në kundërshtarë të heshtur të tij. Këta i janë shtuar grupit të socialistëve të pakënaqur që tashmë sa vijnë e shtohen në rradhët e partisë Socialiste.
  • Partia Socialiste nuk ka rrugë tjetër për të mbajtur pushtetin përveçse të riorganizohet brënda vetes për ti dhënë fund autoritetit të “njëshit” dhe për të rifituar besimin e njerëzve.

Gazeta “Telegraf”Shkurt  2018

Të jesh kryeministër do të thotë të jesh serioz në gjithçka.

Sapo pashë një video që kryeministri im e ka shpërndarë sot. Një vidio humoristike që kërkon të bëjë qesharakë dy liderët e opozitës. Jo se këta të fundit nuk janë bërë karagjozë me sjelljet e tyre infantile e shpesh qesharake, por nuk po u besoja syve që kryeministri rri e poston vidoe të kësaj natyre. Dikush do të thotë se edhe ai Njeri është. Sigurisht është njeri si ne të gjithë, por ai është Kryeminsitër, është Lideri im , lideri ynë me të cilin ne përfaqësohemi edhe në botë. Një kryeministër që e shikon “luftën” politike si humor dhe popullin si bagëti apo si një tufë çiliminjsh që gajasen së qeshuri, nuk ka ç’të më krijojë besim për të ardhme time.

E dini? Një lider karakterizohet në rradhë të parë nga serioziteti. Dhe kur them seriozitet nuk e kam fjalën për kërcitje dhëmbësh e grushtash  në tavolinë, as për arrogancë e fyerje të bashkëpunuesve të tij. Seriozitet do të thotë të zgjedhësh ekipin që të përfaqëson e nga i cili varet suksesi i liderit. Të jesh serioz do të thotë të mbash përgjegjësi për çdo fjalë që thua e për çdo veprim që bën. Të jesh serioz do të thotë të jesh i vëmëndshëm ndaj interesave të popullit e të vendit. Të jesh serioz do të thotë të përkushtohesh maksimalisht për problemet e vendit, që fatkeqësisht tek ne janë shumë të mëdha. Të jesh serioz do të thotë që edhe në momente të vështira të gjesh forcë për të gjeneruar besim te të tjerët.

Çfarë mesazhi më përcjell mua Kryeminstri  im kur më fton të shikoj këtë vidio? A nuk me shtyn që ta marr me humor të gjithë politikën shqiptare? Ҫfarë  domethënie ka kjo ? Hajt gajasuni o njerëz e merruni me këtë se ne bëjmë “luftë” politike?!  E teksa njerëzit vërtetë mund të gajasen e merren me vido të kësaj natyre, politika vazhdon e na rrjep kurrizin me koncensione të pafundme. Rrini shikoni vidiot e harroni sa para nga buxheti i xhepave tanë do shkojnë  për pak kilometra rrugë të cilën ne sërish do ta paguajmë dyfish.

Dhe dy fjalë për median shqiptare: Po e vrisni këtë popull çdo ditë me paaftësinë tuaj profesionale, me interesat tuaja meskine e klaniste, po e vrisni të ardhmen tuaj e të fëmijëve tuaj! Boll u bëtë shpërndarësi më i madh i gjysmëtëvërtetave, shpërndarësi i veseve dhe karagjosllëkut politik!

Tetor 2018

Protesta e opozitës e ka të humbur kauzën e saj

Intervistë

-Si do ta cilësonit protestën e opozitës? A pati ajo një mesazh dhe një qëllim?

Çdo protestë që ka në krye pjestarët e një bande të korruptuar të quajtur elitë politike, nuk mund të ketë qëllim tjetër përvecse të ruajë veten nga një drejtësi popullore. Pra mendoj se qytetarët shqiptarë kanë shumë arsye për të protestuar. Qindra arsye. Por nuk mund të protestojnë nën flamurin e atyre që e vodhën e vranë dhe vazhdojnë ta trajtojnë si qënie amorfe!  Cili ishte mesazhi i kësaj proteste? Do ta lexoja në dy pamje;E para ka të bëjë më atë që thashë më parë: mërzitjen nga modeli që z Rama ka zgjedhur të qeverisë duke i bërë ndere klaneve e grupeve klienteliste. E dyta, ka të bëjë me lidershipin opozitar që synon ta përdorë këtë pakënaqësi popullore për të “treguar” forcën e vet politike. E para, besoj se vlen  për Ramën nëse do dijë ta lexojë drejtë. E dyta, jam e sigurtë që e fut opozitën në terren edhe më të kalbur, pasi gënjehet nga fakti se ka turmat nga pas dhe nuk arrin të përpunojë një platformë strategjike me njerëz vital e me integritet për ti dhënë vendit një frymë të re.

– A është koha e përshtatshme për protesta kur jemi në prag të çeljes së negociatave?

Protestat janë gjithnjë të papërcaktuara dhe shprehin nivelin e agresivitetit politik. Nuk pyesin për kohën. Dhe unë e mbështes këtë.Negociatat nëse do BE, besoj se do të hapen pavarësisht protestave apo arrestimeve që presin të ndodhin.

– A ka arritur Basha të jetë lider në udhëheqjen e tyre dhe  a ka impakt kjo protestë në drejtimin e qeverisë Rama ?

Absolutisht jo. E kam shprehur publikisht edhe më parë. Z Basha nuk ka asnjë element që i duhet një lideri për të fituar besimin dhe nuk ka asnjë tipar që karakterizon një vizionar si lider. Ai është thjshtë një kopje primitive e mykur e modelit berishist dhe ramist njëherësh.Dhe kjo është fatkeqësi për vendin. Shqipëria ka nevojë për një opozitë serioze jo një opozitë me Bashën apo Monikën në krye. Dhe  mos kujtoni se meqë arritën të grumbullojnë kaq njerëz në një miting që nuk është pro tyre, por është kundër qeverisjes, do i bëjë më të pranuar në sytë e opinionit publik.

Gazeta “Telegraf”Janar 2018

Intervistë në 360 gradë: : për aq kohë sa analizat që kanë bërë para 100 vitesh mendjet e ndritura të Rlindjes së vërtetë shqiptare do të jenë aktuale, gjendja nuk ka për të qenë më e mire!

Çdo të thotë për ju, (por edhe për ne shqiptarët) deklarata e Ulsi Manjës, pas bojkotit të opozitës për mosvotimin e projektligjit “Për Shkollën e Magjistraturës”, që maxhoranca nuk kthehet më tek konsensusi i 23 korrikut 2016 për reformën në Drejtësi?

Nuk komentoj deklarata emocionale. Mendoj se politikan nuk mund të bëhët kushdo. Politika është art, është ndërgjegje, është shpirt për të menduar për publiken dhe jo personalen, qoftë ky edhe interes partiak.

A na çon në një rregjim autoritar deklarata e kryeministrit Rama, që “ne (maxhoranca) do ta operojmë drejtësinë, dhe ne (maxhoranca) do të ngremë edhe institucionet e drejtësisë, pa konsensusin e opozitës?

Autoritarizmin e kryeministrit unë e shikoj në disa drejtime të tjera. Për mua z. Rama është sa autoritar aq edhe anarkist. Jam e bindur që për të cuar në vend “idëtë” e tij është në gjendje të sakrifikojë jo vetëm individë, por edhe ligje, edhe parime. Unë gjykoj se z Rama nuk mund ta dëshirojë sinqerisht reformën në drejtësi, pasi nëse do të kishte qenë e vërtetë nuk do kishte mbajtur pranë vetes individë të korruptuar e madje ti vinte kryetarë bashkie apo kryetarë shteti! Ndaj z. Rama nuk mund të jetë i besueshëm në sinqeritetin e tij për ngritjen e institucioneve të drejtësisë. Sa për opozitën ajo është ende nën trysninë e frikës nga “hakmarrja” e politikës dhe jo e drejtësisë. Ndaj bëjnë pazare dhe këtu do jemi që kur të vijë puna në fund të gjithë do bëhën “njëshë” për ta zgjidhur situatën në” favor” të tyre. Janë lojra të pozitës me opozitën për të ruajutr privilegjet edhe në institucionet e reja. A nuk e keni vënë re se edhe Vettingu  po “kalon” tani edhe Zaganjorin me 1 miliard pasuri ? A e beson dot njeri në Shqipëri që e gjithë kjo pasuri vihet me paga shteti apo me dhurime?  A mund të më thotë njeri në Shqipëri që këto pasuri që nuk justifikohen a do të konfiskohen? Dhe nëse po, do shitem për 10 mijë lekë pa e marrë vesh kush? Mos vallë do “varfërojmë” disa të korruptuar për të “pasuruar” disa të tjerë?

Çfarë do të thotë të jemi pa Gjykatë Kushtetuese për një ndërkohë të gjatë? Cilat janë pasojat?

Mendoj se sistemi I drejtësisë te ne ka hyrë në një rreth vicioz dhe mund të cahet vetëm nga brënda. Por nuk besoj se kjo gjendje do shkojë gjatë. Jam e bindur që në shtator gjërat do I kthehen “normalitettit” aq sa edhe ne vete do habitemi se përse kemi bërë kaq shumë zhurmë. Dhe e dini arsyen? Sepse politikës nuk i intereson gjatë ky boshllkë institucional!

Si e gjykoni politikën e jashtme të Shqipërisë dhe qëndrimin e BE për moscelejen e bisedimeve për negociatat dhe caktimin për qershorin e ardhshmë ?

Ka dy gjëra që më bëjnë përshtypje në politikën e jashtme e që më forcojnë besimin e asaj cka thashë më parë për zotin rama. Në politikën e jashtme z Rama ka krijuar një model “trendy” që pëlqehet nga mediat e huaja por edhe nga qarqe administrative të caktuara. Por në qarqet politike dyshimi është vërtetë i madh : një vend i vogël që për më tepër është në nivelet e mbijetesës ekonomike nuk mund të shesë “politikë të madhe” e të pretendojë rol lideri! Ndoshta kjo e ka penalizuar edhe vetë z Rama edhe vendin tonë të varfër.

Prof. Çavo, ju si e shpjegoni që ambasadorja e BE në Tiranë nuk ka folur publikisht asnjëherë për kultivimin dhe trafikimin ndërkombëtar të hashashit në Shqipëri? Nuk ka parë, e dëgjuar gjë? Po as për inkriminimin e parlamentit, nuk ka folur.

Ne shqiptarët e kemi në AND- tonë që i vlerësojmë të huajt më shumë nga c’na vlerësojnë ata ne. Kështu ndodh edhe me ambasadorët. Ndoshta është një shprehje e dukshme e nënstrimit të elitës sonë politike ndaj të huajve gjithnjë në mbrojtje të interesave të tyre. Ata kanë shitur tokën dhe nëntokën për të rujautur këto interesa.Ndaj nuk më habit as mospërmëndja e problemit të kanabisit e as mospërmëndja e gjendjes së mjeruar ekonomike të shqiptarëve.

Si e parashikoni të ardhmen?

Unë nuk jam fallxhore por ama një gjë e kam të qartë si drita e diellit: për aq kohë sa analizat që kanë bërë para 100 vitesh mendjet e ndritura të rilindjes së vërtetë shqiptare, do të jenë aktuale, gjendja nuk ka për të qenë më e mirë. Kjo do të thotë se në kundërshtim me politikën shqiptarët duhet të jenë solidarë e jo të përcarë, të kërkojnë arsim e jo të modelojnë jetën sipas interesave të klaneve partiake, të besojnë tek vetja dhe jo tek “njëshat” e mbi të gjitha të kuptojnë se pa pjesmarrjen e tyre në politikë asgjë nuk do ndryshojë.

Gazeta “Telegraf”Korrik 2018