Jakup B. GJOÇA/ Absurditetet politiko-penale të Av. Spartak Ngjela

97
– Në vend të një replikë-


Av. Ngjela, duke lexuar sot statutin tuaj mbi “Absurditetet shoqërore të Jetes tonë shoqërore”
Me befasuat me retorikën tuaj SOKRATIANE ( e rilexova rastësisht sot, ngaqë fëmija im e ka nesër provim në shkollë, meqë mëson në shkollë në Athinë)
Teksa Ju, Av. Ngjela keni veçuar nga e Keqja më e madhe e keqqeverisjes së Rilindjes, një pjesë të saj, (bashkëaleaten e saj politike, LSI)
Duke e zmadhuar hiperbolikisht, për një qëllim të vetëm:

Që, pasi e amballazhuat Ju, me absurditetet politiko-penale, siç dini vetëm Ju, i nderuar Av. Ngjela, (kur doni Ju, blunë e ngjyrosni rozë, dhe rozën e ngjyrosni blu, në emër të ….ABSURDITETEVE) t’a jepni të shqiptarët si të keqen e vetme të KEQQEVERISJES së Rilindjes.
Duke ju lexuar Absurditetet që ju shkruani sot, Av. Ngjela, Ju më jepni përshtypjen që i gjithë shkrimi juaj ka të njëjtin sponsor financiar, me atë reportazh të botuar te gazeta angleze, e cila shkruante sukseset e panumërta të Qeverisë së Rilindjes, ato suksese që në shqiptarët që jetojmë në Shqipëri, jo vetëm që fërkuam sytë ngaqë nuk i kemi parë dhe provuar kurrë, por që na u dukën me ABSURDE sesa edhe vetë Absurdja!

Av Ngjela, së pari:
Me duket absurde që Ju Avokat nuk keni dëgjuar gjë hiç se çfarë u tha dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama shau, kërcënoi, fyejti deputetin socialist, madje, në një ekstazë zemërimi, edhe gjuajti në gotë bashkëbiseduesin, pasi nuk kishte në argumenta politike të vazhdonte debatin. Jam i bindur Av. Ngjela se nëse Ju do të ishit informuar dje dhe sot në mëngjez për sjelljen arrogante të mikut tuaj Edi Rama ndaj deputetëve të vet, ndoshta Ju Av. Ngjela do të kishit shkruar për ABSURDITETIN sesi shqiptarët ende durojnë të qeverisen nga një kryeministër i tillë, që edhe publikisht shan me fjalor rrugaçërie, dhunon si keqbërës ordiner, terrorizon psikologjikisht këdo deputet socialist që guxon dhe e kundërshton. Dhe Ju Av. Ngjela, nuk do të kushit mbetur thjesht të shkrimi mbi ABSURDITETIN e durimit të shqiptarëve ndaj një kryeministri që në detyrë dhunon deputetët, por, si një penalist i shquar, do të ndërmerrnit edhe aksion juridik, për kallzim penal ndaj sjelljes publike të kryeministrit, sepse, Ju e dini, duke share, kërcënuar, dhunuar deputetin, kryeministri ka kryer disa vepra penale. Av. Ngjela, ju e dëgjuat në nëntor 2015 Ambasadorin e SHBA në Tiranë, zotin Lu i cili deklaroi që ministrat e korruptuar dhe deputetët kriminelë e pengojnë reformën në drejtësi.
Ju Av Ngjela dini më shumë se çdo qytetar i thjeshtë shqiptar, që ambasadori amerikan, kur denoncoi publikisht ministrat e korruptuar të Kryeministrit Rama, ka prova të pakundërshtueshme, si llogari bankare, pasuri të patundshme, kompani biznesi të ministrave të Ramës, që i kanë depozituar nëpër bankat e Botës. Ju e dini, për cilët ministra të qeverisë së Rilindjes zoti Lu tha publikisht. Ju Av. Ngjela e dini që kryeministri Rama, po atë ditë, 2 orë më vonë, po publikisht e sfidoi ambasadorin Lu, kur deklaroi që nuk do heqë asnjë ministër të korrupruar nga qeveria e Rilindjes. Pra, Av. Ngjela ju e kuptuat gjuhën e sfidimit politik të kryeministrit Rama, sepse ju keni bashkëpunuar në skenë dhe ne prapaskene bashkërisht, përse Kryeministri Rama e sfidoi SHBA dhe nuk shkarkoi as atëherë, as tani asnjë ministër të tij të korruptuar.
Ju Av. Ngjela e dini me mirë se kushdo tjetër, përse miku juaj, kryeministri Rama nuk shkarkon dot ministrat e tij të korruptuar.
Ju e dini Av. Ngjela që ambasadori fotografoi publikisht si ministra të korruptuar vetëm ministra socialiste, dhe jo ministrat e LSI,
sepse nëse bëhej fjalë për ministrat e LSI si të korruptuar, 
kryeministri Edi Rama do të kishte pasën, asistin politik që të shkarkonte jo vetëm ministrat e korruptuar të LSI, por do të shkarkonte nga bashkëqeverisja vetë LSI.
Dhe ju Av. Ngjela e njihni kaq mirë mikun tuaj, Kryeministrin Edi Rama, që ështq maniak i Pushtetit Absolut, saqë Ju Av. Ngjela e akuzuat i pari publikisht ish-mikun tuaj për mosmbajtje të besës që ju dha juve, që nuk ju bëri juve Av. Ngjela ministrin e Drejtësisë, siç keni thënë disa herë publikisht, që jua kishte premtuar.
Av. Ngjela ju e dini shumë mirë përse kryeministri Rama sot nuk mundet dot t’i shkarkojë ministrat socialiste të korruptuar.
Sepse Av. Ngjela ju e dini mirë që Kryeministri Rama i ka në zap, në grazhdë ministrat e tij, saqë asnjë prej tyre nuk mund të vendose dot asnjë firmë dhe vulë në asnjë tender, në asnjë konçension publik, pa marrë kryeministri vetë përqindjen e luanit. Për këto koncensione dhe tendera publike, që ministrat socialiste kanë dhënë në mënyrë korruptive, ka mbështetur edhe akuzën publike ambasadori Lu për korrupsionin e ministrave socialiste.
Ju Av Ngjela e dini shumë mirë se ambasadori amerikan Donald Lu
kur akuzoi publikisht për DEPUTETE KRIMINELË,
e kishte fjalën për deputetë socialiste. Dhe jo për deputetët e LSI. 
Ju Av Ngjela, si penalist i shquar, keni formimin juridik, dini edhe faktet veprimtarise kriminale të deputetëve socialiste, të cilët denoncoi publikisht ambasadori Lu.
Ju Av. Ngjela e dëgjuat gjithashtu, ambasadorin amerikan në qershor 2015, disa ditë para zgjedhjeve lokale, kur iu bëri APEL zgjedhësve shqiptarë, që te mos votonin kandidatët për kryebashkiakë, që kanë rekorde kriminale, pasi kandidatura e tyre POSHTËRON shqiptarët.
Ju Av. Ngjela, e dini shumë mirë, si politikan me përvojë, që Ambasadori Lu, fotografoi si kandidate kriminelë për KRYEBASHKIAKE, disa kandidatë të PS, që kryeministri Edi Rama i kishte përzgjedhur, duke injoruar elektoratin, dhe me bindje, E POSHTËROI elektoratin, duke mos pranuar t’i hiqte nga lista si persona të inkriminuar.
Ju Avokat Ngjela e dini shumë mirë përse kryetari i PS Edi Rama, në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare u mbeshtet te persona me rekorde kriminale për të fituar me çdo kusht PS zgjedhjet, sepse ju Av. Ngjela ishit aleat politik me Edi Ramën në ato zgjedhje.
Dhe ju Av. Ngjela e dini shumë mirë që persona me rekorde kriminale i dhanë miliona euro PS dhe Edi Ramës për të blerë votat.
Personat me rekorde kriminale, me urdhër të Edi Ramës ushtruan terror mbi votuesit që të votonin me dhunë PS.
Ju Av. Ngjela e dini që Edi Rama shumë nga këta “Te fortit” persona me rekorde kriminale, I BËRI DEPUTET.
Po kështu, kryeministri Edi Rama veproi edhe në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, bëri KRYEBASHKIAKE shumë persona me rekorde kriminale, sepse ata shpenzuan miliona euro të krimit për të blerë votat, ushtruan terror mbi votuesit dhe u zgjodhën kryebashkiakë.
Ju Av. Ngjela e dini që KRIMINALIZIMI I PARLAMENTIT dhe i BASHKIVE u bë vetëm nga Edi Rama.
Ju Av Ngjela, derisa e keni retorikën SOKRATIANE të lirë, a mund të shkruani publikisht, kë deputet të LSI, ke kryebashkiak të LSI, është akuzuar si person me rekorde kriminale?
Ju Av. Ngjela, e dëgjuat sot lajmin për një vilë shumëmilionëshe euro të Ministres së Arsimit në Lundër?
Ju pyes si jurist i shquar Av. Ngjela:
– A mundet ministra e Arsimit të Qeverisë së Ramës të ndërtojë në Lundër një vilë shumëmilionëshe euro vetëm me rrogën e saj si ministre dhe të burrit të saj si dekan fakulteti, kur njëkohësisht, ministrja e Arsimit paguan qindra mijëra euro per studimet universitare të fëmijës së saj në Itali!
Ky rast nuk është skandal korrupsioni, Av. Ngjela?
Ju Av. Ngjela, u bindët kur kryeministri Edi Rama u justifikua se milionat euro që u shpenzuan për të ndërtuar vilën e tij në Surrel, janë fituar nga aktiviteti i bizneseve të gruas së kryeministrit?
Av. Ngjela, ju si teoricien i Së Drejtës Penale, nuk dyshoni se vila në Surrel nga kryeministri Rama është ndërtuar me lekët e KORRUPSIONIT?
Av. Ngjela, si teoricien i së Drejtës Penale, Ju mund të mbroni si AVOKAT padite penale 
– Për abuzim me fondet publike
– Shpërdorim të detyrës dhe postit zyrtarë- 
Për korrupsion në koncensionet dhe tenderat publike që mund të hetojë Byroja Kombetare e Hetimit ndaj Kryeministrit Rama Ministrave socialiste?
Av. Ngjela pyetja e fundit që kisha për Ju, duke u mbështetur sa shkruajta me lartë, është:
– A keni dyshim që vetë Qeveria e Rilindjes Socialiste të kryeministrit Edi Rama është CRIMINAL ENTERPRISE – sipërmarrje kriminale?
A ia vlen Av. Ngjela që edhe ju ndoshta vullnetarisht publikisht të bëheni AVOKAT i sipërmarrjes kriminale të Qeverisë së Rilindjes Socialiste të Kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar ..SI TE KEQE TË MADHE vetëm LSI?
Av. Ngjela, ju këtë avokati e bëni vullnetarisht, apo jeni i psonsorizuar nga Edi Rama që t’ju kompesojë dëmin financiar qe ju shkaktoi kur nuk ju bëri ministër i Drejtësisë?