Hafizi: KGS nuk njeh shkelësit! Afati 4-vjeçar është thjesht matematikor!

410
Fill pas vendimit të Komisionit të Garancisë Statutore në PS, ka reaguar deputetja Mimoza Hafizi. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Hafizi pohoi se Komisioni i Garancive Statutore nuk njeh shkeljet ligjore, ndërsa sipas saj nuk përmend as shkelësit. 
“Sot morëm nga Komisioni i Garancive Statutore (KGS) Vendimin zyrtar lidhur me kërkesën e 12 anëtarëve të PS për interpretim dhe zbatim të një sërë shkeljesh të Statutit të Partisë Socialiste. Duke falënderuar komisionin për përgjigjen, po i jap një sqarim të shkurtër kërkesave të shumta të medias. KGS i njeh shkeljet, por nuk i përmend të gjithë shkelësit. Sepse fajin, sipas KGS, për mosmbledhjen për disa vite rresht të Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare nuk e ka kryetari, që duhej t’i mblidhte sipas Statutit, por vetë anëtarët e Asamblesë, pasi sipas Statutit nuk kanë mbledhur firmat e 1/3 së tyre, pra të 75 vetëve. Sipas KGS, një zgjidhje tjetër do të ishte të ushtrohej mocion mosbesimi ndaj KGS thotë që në Partinë Socialiste, një organ ka legjitimitet derisa të zëvendësohet. Afati 4-vjeçar është thjesht matematikor! KGS nuk e interpreton kërkesën tonë nëse mandati 4-vjeçar i kryetarit të PS është shkelur. Sipas këtij komisioni, ky fakt është i qartë, nuk ka nevojë për interpretim”, citohet në mesazhin e Hafizit.
Sigal