“Porsche”, pranga kontrabandistit; mbi 2 milionë lekë detyrime të papaguara

498
Specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kanë finalizuar mbrëmjen e së martës operacionin e koduar “Porsche”, kundër kontrabandës së mallrave. Sipas një njoftimi zyrtar, në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet H.T, nën akuzën e kontrabandës dhe shkeljes së të drejtës së pronësisë. Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë sekuestruar 6330 syze të markave të ndryshme si “Guess”, “Puma”, Versace”, “Porsche” dhe Ray-Ban”. Sipas njoftimit, nga kontrabanda personi i arrestuar, i identifikuar me inicialet H.T, kishte shmangur një detyrim doganor prej 2.2 milionë lekësh.
Sigal