Hyqmet ZANE / Grekët, mjeshtërit e mashtrimit ndaj shqiptarëve

605
Sigal

Proverbiale ka mbetur citimi se kur kujton grekët, detyrimisht do të duhet të kujtosh mashtrimin, sepse me grekët lidhet intriga dhe pabesia. Për këtë realitet ekziston një fakt i kahershëm, në kohën kur komuniteti çam ishte në një moment qetësie në territorin grek pas 1913-ës. Padrejtësisë së Konferencës së Londrës, që ndau kombin shqiptar në 6 pjesë, iu shtuan në mënyrë progresive edhe shumë e shumë padrejtësi të tjera që plotësuan mozaikun e orekseve antishqiptare të fqinjëve tanë grekë e serb.

Kur vjen fjala për Çamërinë, duke pasur parasysh se si vepronte mekanizmi i mashtrimit, sjell në kujtesë disa momente që janë të rrëfyera nga Mehmet Izeti, sot 84 vjeçar. Janë ngjarje të jetuara mbi 80 vjet më parë, por që janë të ngjashme si dy pika uji me mendësitë dhe veprimet e grekëve të sotëm që në raportet me shqiptarët dhe Shqipërinë, kanë mbetur të njëjtët, të pandryshuar dhe primitivë. Kur ministri i jashtëm grek u prononcua për pronat e çamëve, me cinizmin që e karakterizon dhe me një ironi tipike greke, u shpreh “Në gjykata”. Domethënë, ne çamët, bijtë e atyre që ikën nga gjenocidi nga pronat tona, nga vatrat dhe shtëpitë tona, duhet të hapim gjyqe pa fund që të (mos) marrim asgjë, sepse të tilla janë eksperiencat. Gjithsesi në përgjigjen e ministrit grek para homologut shqiptar, ka një të vërtetë, që pranohet se çamët kanë qenë banorë të Çamërisë, përkundër pohimeve të ish-ëve grekë e bashkë me ta edhe Vangjel Dules, që mohojnë problemin çam që nga Micotaqis e deri më sot.

Duhet thënë hapur se, para se çamët të kërkojnë pronat në gjykatat e manipuluara greke, duhet që një gjykatë europiane të japë një vendim të madh, që të bëjë që çamët të rikthehen në trojet e tyre.

Natyrshëm lind pyetja se, cili vendim gjykate dhe cila trupë dha vendimin që çamët të iknin nga trojet e tyre në ato forma që janë të denja për bandat naziskine? Por le të kthehemi tek e vërteta tjetër.

Ja çfarë kujton xha Metua, siç e njohin në Elbasan:

“Me ndihmën e deputetit të Çamërisë, çamët ia arritën qëllimit. Venizellua, si politikan që ishte, i priti me respekt dhe u mundua të përdorte fjalë të bukura, por që në thelb ishin një mohim i të drejtës.

Haki Musai nga Filati u ngrit në këmbë, hoqi pallton dhe iu duk këmisha e grisur. “Shikoni zoti kryeministër, unë jam një nga zotëruesit e tokave që na janë marrë. Kostumin që kam veshur ia kam marrë hua një shokut tim, që është grek dhe ndodhet në Filat. Ju mund ta vërtetoni këtë. Këmishën, siç e shikoni, është e grisur. Fëmijët dhe familjen e kam në ditë të hallit. Fati im e solli që më morën të gjithë tokat që kisha, s’kam asnjë mjet jetese, a është e drejtë kjo? Ju keni vepruar në kundërshtim me kushtetutën tuaj, që është ligji themelor i çdo shteti. A duhet që ju si kryeministër ta lejoni këtë gjë?”.

Venizellua, pasi u mendua pak, tha: “Sa është vlera e të gjithë pasurisë që është marrë?”. –

Mbi 30 milion dhrahmi, – ishte përgjigja.

Venizellua pohoi : “Pasi shteti grek është me një ekonomi të theksuar, do të jepet gjysma e vlerës”, – tha ai. Menjëherë mori në telefon kryetarin e gjykatës së lartë dhe, në praninë e tyre, i dha porosinë dhe kërkesën e tyre për t’u dhënë gjysmën e vlerës së mallit.

Ranë dakord për këtë gjë. Ishin fjalët e fundit të kryeministrit.

Filloi gjyqi, gjysma u përgjysmua përsëri. Pa pikë turpi, kryetari i gjykatës tha se kjo ishte porosia e kryeministrit. Vlera zbriti në 7 milion e 500 mijë dhrahmi. Pagesa do të bëhej me Molloje (letra me vlerë që do të paguheshin me afate të ndryshme dhe që shumica e tyre nuk u pagua më). Vendimi do të jepej pasdite. Të shtrënguar nga halli dhe, duke mos pasur mundësi se ku të kërkonin të drejtën, sepse orvatjet e tyre për ta takuar rishtaz kryeministrin, nuk dha asnjë rezultat, pranuan.

Çuditërisht vendimi nuk u dha për 7 milion e 500 mijë dhrahmi, por për 5 milion. Protestuan këta, por u pyet Musa Hamiti nga kryetari i gjyqit “për sa u vendos qirje Musa, për 7 milion e 500 mijë apo për 5 milion”. “Për 5 milion” ishte përgjigjja. Kjo ishte një bombë, që u plasi në duar anëtarëve të komisionit. Kthimi në Filat u bë veças nga Musai, i cili me zotësinë e tij dhe me disa miq që kishte, mundi t’ua hedh fajin atyre, megjithëse shumica e fshatit nuk e besoi. Musai u largua disa kohë nga Filati dhe, kur u kthye, kjo punë ishte e harruar. Mehmet Hasani, që vdiq para disa vitesh në moshën 97 vjeçare, më ka thënë se kishte akoma shumë Molloje të papaguara. Këto duhet t’i kenë njerëzit që ai banoi dhe kështu është një dokument i gjallë për të vërtetuar të dhënat e mësipërme”.

Juanë këto fragmente të së tërës që u kanë bërë grekët pabesisht dhe zyrtarisht shqiptarëve të Çamërisë. Rrugët e gjykatave greke dhe europiane i ka ndjekur me një vullnet të hekurt çami Mehmet Dalipi që banon në Fier dhe që në fund doli i zhgënjyer si nga gjykatat greke, po e po, por edhe nga ajo europiane që e bindën atë dhe që e ka thënë publikisht se puna me gjykatat për të drejtat e çamëve, është një mision i pamundur, është një mashtrim si karakteri i vetë grekëve. Nuk është e para dhe e fundit kjo histori greke, por janë vite, dekada dhe shekuj që na kanë dhënë mesazhin e pabesisë greke, veçanërisht ndaj shqiptarëve. Nuk është çështja e vendosjes përmbys të një flamuri shqiptar, por është psikologjia greke e përmbysjes së gjithçkaje kur vjen fjala te shqiptarët. Këtë e ka treguar historia dhe realiteti, se siç thotë një fjalë e urtë, “grekët në darkë premtojnë dhe në mëngjes harrojnë”. Është çështje vesi të trashëguar, ku shqiptarët e Çamërisë janë ata që e kanë provuar më shumë se kushdo tjetër.