Ermir Hoxha: Kur 29 nëntori festohej nga të majtë e të djathtë

639
Sigal

Gazeta Telegraf/

Pas vitit 1992, çështja
e ikjes së gjermanit të fundit nga Shqipëria dhe festimi i 29 nëntorit u kthye
në një parodi të trashë politike. Kjo ka bërë që dhe sot e kësaj dite të jemi i
vend vend jo-serioz në një përmasë të tillë, ku palët politike që herë njëra
dhe herë tjetra drejtojnë shtetin, kanë data të ndryshme çlirimi, duke patur
pas tyre dhe tabore historianësh militantë po me versione të ndryshme kohore të
diferencës prej 24 orësh. Por a ka patur këto 25 vjet ndonjë festim bashkarisht
të një date të caktuar, 28-ta e apo 29-ta? Po! Ka ndodhur atëherë kur ethet
politike nuk qenë dhe aq të forta, edhe pse ishin fillimet e ndarjes së madhe
diktuar nga pluralizmi politik. Por si duket, formatimi i së djathtës me
elemëntë të ardhur nga e majta – Sali Berisha vinte në krye të PD-së si
sekretar partie në PP – bënte që të kishte paksa luajalitet në këtë çështje, së
cilës do i humbiste një vit më vonë, sapo e djathta – që nuk për arsyet e
mësipërme nuk ishte e djathtë klasike por e sajuar nga rrethanat – do vinte në
pushtet dhe do diktonte të tjera standarte politike. Dhe kështu, 29 nëntori i
parë i festuar së bashku ka qenë ai i vitit 1991 kur komitetet ekzekutive  pluraliste përbëheshin nga përfaqëses të të
gjitha forcave politike dhe zyrtarët e tij shkuan atë ditë në varrezat e
dëshmorëve, duke nderuar secili sipas partisë: ai i PS-së me grusht, ai i PD-së
me dy gishta, ai i legalistëve me dorën në gjos, ballisti me shenjën e Ballit,
secili pra sipas kriterit gjestikulativ ideologjik. Pamjet e shpërndara në
edicionin qëndror të TVSH-së ishin në parodi e vërtetë që edhe më pas ushqeu
Koço Devolen e Agron Llakajn për skeçin e famshëm të disa viteve më vonë. Por
problem qëndron jo tek historianët apo dëshmitarët, por te shteti shqiptar që
nuk ka qenë asnjëherë serioz, për arsye se kjo datë do të duhet të vendosej me
ligj, që në fakt ekziston por që nuk është zbatuar asnjëherë. Historia për këtë
rast rezervon në fakt një hiqe, e cile qëndron mbi të dhënat e “gjermanit të
fundit” se ku i pati këmbët atë fundnëntori ‘44 . Eshtë plotësisht e vërtetë që
edhe pse Enver Hoxha hyri triumfator me datë 28 në Tiranë, madje i entuziazmuar
për koinçidencat e datës pasi e shihte veten pasardhës të Skënderbeut dhe
Ismail Qemalit, gjermanët ishin ende të pranishëm në Shkodër. Ndërkohë, edhe në
vitin 1945, pra një vit më vonë, Enver Hoxha festoi 28 nëntorin si datë
çlirimi,  por në 29 nëntor të atij viti u
shpall Jugosllavia Socialiste dhe kur Enveri ishte në marrëdhënie të ngushtë me
jugosllavët, të dy palët  shpallën edhe
shkrirjen e festave kombëtare. Realisht kjo është e vërteta. Tashmë Jugosllavia
ka vdekur dhe gjermanët nuk janë më armiq, por miqtë tanë më të fortë. Madje si
të majtët ashtu dhe të djathtët po rreken se kush të tregohet më i dashur me
Merkelin e gjermanët.