Engjëll MUSAI/Dëshmorët e 21 Janarit dhe Gjiri i Lalzit

584
Sigal

Sot mbushen plot 2 vjet që katër protestues të pafajshëm u vranë në mes të bulevardit me emrin “ Deshmorët e Kombit”. U mbushën plot dy vjetë që katër familjeve dhe fëmijve të tyre u mungojnë Ziver Veizi, Aleks Nikaj, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda  të qëlluar  me arme gjate protestës se 21 janarit 2011.  Me gjithëse ngjarja u vëzhgua dhe  u filmua  ended he sot e kësaj dite nuk kemi fajtorë të ulur në bankën e drejtësisë.  Dhe përgjegjsia nuk duhet të përjashtojë të gjithë ata faktorë që me influencën ,me dijen apo mos dijen e tyre I organizuan dhe duhej të mbanin nën kontroll këtë  protest. Është folur shumë për qëndrimin e  patolerueshme që nji pjesë e mirë e drejtuesve të asajë proteste u strukën paturpsisht në lokalet e ngrohta të ndërtesave aty pranë duke I lënë protestuesit nën breshëritë e armëve të  nji qeverie e cila nuk mund të  justifikohet  për veprimet antidemokratike dhe përgjakjen e bulevardit. Raporti professional  I FBI-së tregojë dhe zbulojë armët që qëlluan si dhe nji nga skandalet më të mëdha sikurse ishte ajo e  ndërrimit të  tytës së pistoletës midis Komandantit të Gardës dhe shoferit të tijë. E megjithkëtë sot e kësaj dite nuk ka asnji njeri që të mbajë përgjegjsi për këto vrasje përveç nji oficeri të arrestuar  gjyqi I të cilit shtyhet përditë.  Të tjerët  drejtues  që u arrestuan  si të implikuar për veprimet dhe fshehjen e gjurmëve  të krimit u liruan nji nga nji  nga gjykatësit dhe prokurorët  e çështjeve. Por nji gjë është e qartë që nji ditë drejtësia nuk do të tolerojë këdo që I nxitur apo nga urdhërat e partisë përgjakën bulevardin dhe vranë katër të pafajshëm. Koha mund të vonojë duke  marë nën mbrojtje ata që shkrepën armët ,por në asnji mënyrë nuk mund të harrojë nji krimë pjestarët e së cilës do japin llogari kudo që të do tentojnë të fshihen Brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër opozita e cila I ngriti njerzit në protesta ,tregojë se I mungojnë  idealet demokratike dhe liria e votës  së lirë. Në këto protesta ajo tregojë se protestuesit ishin për të si “mish për top” kur I la të vetëm në mes të bulevardit. Kjo protest tregojë se të majtës I intereson vetem marja me çdo kusht e pushtetit pavarsisht kostos së sajë. Takimi I kreut te socialistëve Edi Rama me Ilir Metën në Gjirin e Lalzit vetëm nji vitë e pak pas vrasjes së 4 protestuesve tregojë se Rama për pushtetin e tijë harronë dhe shetë çdo ideal ,sado që ky I fundit mund të jetë shkruar me gjakun e njerzve të pafajshëm. Rama I ngriti në protesta shqiptarët pikërisht për të treguar vjedhjet dhe “bllokun” e Metës dhe ende pa u tharë  gjaku në boulevard shkojë dhe u ulë këmkryq duke darkuar me të . Ta quash tjetrin kriminel dhe nga ana tjetër të bësh pakt me të  është papërgjegjshmëri. Ta quash qeverinë hajdute dhe të korruptuar dhe nga ana tjetër të kërkoshë alëanca me hajdutët e korruptuar është jo vetëm mungesë strategjie por nji lajthitje e vërtetë. Sot socilistët do grumbullohen dhe do nderojnë kater protestuesit  që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,por ndryshe nga protesta e 21 Janarit të 2012  kësaj proteste I mungon kauza të cilën vetë kryetari socialist Edi Rama  e përdhosi dhe e shkëmbeu me Gjirin e Lalzit.