Edmond Panariti/ Ose të nxihet ose të zbardhet faqja e prodhimeve tona bujqësore dhe blegtorale!

554
Sigal

Si u rrënua industria jonë e qumeshtit nga “fake news” me helme dhe debati i ditës me “hormone”.

Para disa vitesh, nje lajm “fals” për gjoja zbulim të aflatoksines në qumështin e vendit beri që dy fabrika të përpunimit të qumështit në vend të falimentojnë!

Si rrjedhojë qumështi shqiptar u tërhoq nga raftet e marketeve, u derdh dhe u asgjesua, ndërsa eksporti i tij u ndalua! Me mijëra fermerë prodhues të qumështit mbetën “në tako”.

Informacioni ishte fals dhe nuk u konfirmua asnjëherë! Analizat e kryera më pas në laboratoret evropiane të referencës vërtetuan “mashtrimin” Por ishte vonë dhe dëmi u bë!

Miliona euro u hodhën në erë dhe bankat i futën fabrikat e qumështit në sekuestër. Sot ka procese gjyqësore që i kërkojnë dëmshpërblim me miliona euro, shtetit shqiptar që e lejoi një farsë dhe mashtrim të tillë.

Të njëjtën gjë, të njëjtët aktorë tentuan ta bëjnë edhe më vonë me gjoja sekuestrot e qumështit pluhur, i cili është një produkt tërësisht i ligjshëm dhe i sigurt dhe pjesë e teknologjisë së përpunimit në fabrikat e qumështit të gjithë botës.

Për fat arritëm ta ndalim në kohë dhe ta pengonim rrënimin e dytë të programuar të qumështit shqiptar. Sot perimet tona ndodhen nën akuzë për ndotje me hormone.

Para se dëmi të jetë i pakthyeshëm si në rastin e qumështit, kërkoj që urgjentisht të verifikohet vërtetësia nga laboratorët evropiane të referencës.

Aktualisht disa importues nisur dhe nga lajmet që qarkullojnë për hormone në perimet tona i kanë pezulluar kontratat. Prandaj o duhet nxirë o duhet zbardhur faqja e prodhimit vendas! Nuk ka rrugë tjetër!