Kualifikimi në Champions, Interi premton 4 mln euro shpërblim për lojtarët

491
Sigal

Kualifikimi në Champions League do të thotë të ardhura të sigurta dhe të majme, të cilat nuk t’i garanton asnjë veprimtarii tjetër. Ndaj drejtuesit e Interit duan të motiviojnë lojtarët në këtë fund sezoni për të arritur objektivin e çmuar.

Sipas “Corriere Dello Sport”, Interi ka bërë gati një shpërblim prej 4 milionë eurosh për lojtarët dhe stafin nëse do të kualifikohen në Champios League sezonin e ardhshëm, shumë që mund të bëhet 5.5 milionë euro nëse zikaltërit parakalojnë Napolin e vendit të dytë.