Dyzet e dy shkelje që dëshmojnë: Aktet nënligjore të munguara, paligjshmëria në universitete, përgjegjësi direkt e MASR

1097
Sigal

Dyzet e dy
shkelje që dëshmojnë: Aktet nënligjore të munguara, paligjshmëria në universitete,
përgjegjësi direkt e MASR

 

Mirela Karabina

Ish ministër e
Arsimit dhe Sporteve

Reforma
e Arsimit të Lartë, e artikuluar nga qeveria siskemë e re financimi
dhe shërbimesh”, ka qenë lajtmotivi i “sukseseve” të arritura në arsim. Por,
realisht, reforma ka mbetur në trajtën e një retorike të dëmshme, çoroditje e
organizuar e institucioneve të arsimit të lartë.
Për të
justifikuar problematikën mbi paligjshmërinë që ka mbërthyer Institucionet e
Arsimit të Lartë, të krijuar nga nga ajo vetë, Ministrja e Arsimit, largon
vëmendjen nga problemet themelore të arsimit me artifice dhe retorikë boshe.

 Arroganca e pushtetit i ka dhënë ‘magjinë” e interpretimit
të ligjit dhe jo zbatimit të tij.

Këtë e shpjegon më së miri hyrja
në fuqi e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor 80/2015 dhe sipas përcaktimeve
respektive të po këtij ligji,
duhej të
kishin dalë aktet nënligjore për zbatueshmërinë e tij, (nëntë muaj)
maksimalisht dymbëdhjetë
muaj pas hyrjes në fuqi, në mënyrë që universitetet të përmbushin detyrimet e tyre.
Përgjegjësia është direkt e ministrisë përgjegjëse për arsimin. Si rezultat i
mungesës së akteve nënligjore, nxjerrja e udhëzimeve të herë pas hershme nga
Ministrja
përgjegjëse për arsimin, jo në frymë të ligjit, po në kundërshtim me të dhe në
shkelje të kushtetutës, ka penguar tërësisht institucionet e arsimit të lartë
të përmbushin detyrimet e tyre
, ka forcuar më shumë centralizimin e tyre
duke mos lejuar pavarësinë, zhvillimin dhe rritjen e Institucioneve të Arsimit
të Lartë, publike dhe jopublike. “Magjia
djallëzore” drejt një realiteti imagjinar nuk ka fuqinë të sfidojnë faktet, të
cilat dëshmojnë për situatën jonormale të ligjshmërisë në Institucionet e
Arsimit të Lartë. Mungesa e akteve
nënligjore dhe VKM-ve (paraqitur në tabelën e mëposhtme) për zbatueshmërinë e
neneve përkatëse të ligjit është tronditëse. Fjalët janë të tepërta. Si mund të
justifikohet kjo papërgjegjshmëri? Përse mungojnë këto akte që e bëjnë të
pazbatueshëm këtë ligj, duke vënë në vështirësi mirëfunksionimin e institucioneve
të arsimit të lartë? Cili është qëllimi i vërtetë i vonesës së tyre?

Në një situatë
të tillë është paradoks i madh të flasësh për cilësi, rankim, akreditim.

Ministria e Arsimit ka detyrimin
institucional dhe moral para familjeve shqiptare, në mënyrë transparente, të
japë shpjegime. Por, në fakt, jo vetëm që nuk kemi shpjegime por fajësime, jo
zbatim të ligjit por interpretim të tij. Arroganca e pushtetit ka kaluar
kufijtë e imagjinatës. Epo, kjo nuk mund të ndodhë në një vend të hapësirës evropiane,
së cilës Ministrja e Arsimit, herë-herë, i referohet duke e përdorur si
“make-up” për të “fshehur” zullumin. Sigurisht, mendimi i palogjikshëm të çon
në fantazi çoroditëse. Dhe, kostoja e kësaj fantazie është paligjshmëria në
arsimin e lartë, që në mënyrë paradoksale stimulohet nga politikat
qeverisëse……

 

 

 

 

Tabela e akteve nënligjore të kërkuara dhe të nxjerra nga
Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë dhe Këshilli i Ministrave në zbatim të
Ligjit Nr. 80/2015
Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në
institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” deri më 20 shkurt
2018

 


 

Ligji
nr.80/2015, datë 2.7.2015

Për
arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në
Republikën e Shqipërisë

 

 

Neni dhe akti nënligjor i kërkuar

Akti nënligjor që mungon

Akti nënligjor që ka dalë

Koment

1

Neni
4 E drejta për arsimim
, pika 4. Këshilli i
Ministrave
nxjerr akte nënligjore për përcaktimin e kategorive të
individëve që përfitojnë nga kjo e drejtë, sipas pikës 2 të këtij neni. (që
nuk kanë mundësi financiare)

Nuk
ka dalë VKM

 

 

2

Neni 5 Roli i shtetit në arsimin e
lartë, pika 2 e) garanton laicitetin e institucioneve të arsimit të
lartë publik dhe mospërdorimin e simboleve fetare prej tyre. Arsimi i lartë
jolaik dhe specifikat e funksionimit të institucioneve të tij rregullohen me
vendim të Këshillit të Ministrave.

Nuk
ka dalë VKM

 

 

3

Neni
9

Qendra e Shërbimeve Arsimore

2. QSHA-ja ka për objekt veprimtarie ofrimin e
shërbimeve për qytetarët, IAL-të, institucionet e tjera dhe të tretët. Ofrimi
i shërbimeve ndaj të tretëve bëhet nga QSHA-ja pas miratimit nga ministria
përgjegjëse për arsimin, kundrejt pagesës së tarifave të përcaktuara me
vendim të Këshillit të Ministrave.

 4. Organizimi, funksionimi i QSHA-së dhe
procedurat e regjistrimit të studentëve rregullohen me udhëzim të
ministrit
përgjegjës për arsimin.

Nuk
ka dalë VKM

 

Udhëzim Nr. 8,
datë 13.03.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Shërbimeve
Arsimore”

 

 

Urdhëri ka dalë
17 muaj me vonë nga hyrja në fuqi e
ligjit

4

Neni
10

Funksionet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore

c)
pajis çdo student të regjistruar në një institucion të arsimit të lartë me
një numër unik matrikullimi, që e shoqëron deri në marrjen e diplomës për
programin përkatës të studimit, sipas përcaktimeve të bëra me udhëzim të
ministrit
përgjegjës për arsimin;

Nuk
ka udhëzim të ri

Udhëzim Nr. 39, datë 13.10.2014

Nuk ka udhëzim
të ri ose ndryshim pas miratimit të ligjit të vitit 2015, ndonëse neni 141
parashikon akt të ri nënligjor.

5

Neni
11 Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, pika 3, 4, 5

3.
Ministria përgjegjëse për arsimin miraton kriteret dhe formulat e
shpërndarjes së fondeve publike, të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni.

4.
Ministria përgjegjëse për arsimin miraton dhe shpall çdo vit
dokumentin e prioriteteve, sipas drejtimeve kryesore.

5.
Organizimi dhe funksionimi i AKFAL-it rregullohen me vendim të Këshillit
të Ministrave.

Nuk
ka dalë dokumenti për formulën e shpërndarjes së fondeve publike i MASR

 

Nuk
ka dalë dokumenti i prioriteteve i MASR

 

 

 

 

 

Vendim Nr. 397, datë 3.5.2017 “Për organizimin
dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të

Financimit të Arsimit të lartë (AKFAL)”

 

 

 

 

 

VKM
ka dalë 19 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit

6

Neni
12 Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, pika 8

Përbërja,
organizimi dhe funksionimi i AKKSHI-së, i Bordit të Administrimit, si dhe
shpërblimi i anëtarëve të këtij bordi përcaktohen me vendim të Këshillit
të Ministrave.

 

VKM
31 gusht 2016 “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e
Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSH)”

VKM
ka dalë 10 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit

7

Neni
28 Strukturat shëndetësore universitare, pika 4, 5

4.
Këshilli i Ministrave përcakton kriteret dhe procedurat për ngritjen
dhe organizimin e shërbimeve dhe strukturave shëndetësore universitare, si
edhe kriteret specifike shtesë dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e
drejtuesve të shërbimit të tyre. Ministri përgjegjës për arsimin dhe
ministri përgjegjës për shëndetësinë dërgojnë propozimin përkatës në
Këshillin e Ministrave pas specifikimeve të bëra nga institucioni i arsimit
të lartë.

5.
Institucionet e arsimit të lartë në fushën e shëndetësisë mund të lidhin
marrëveshje me qendra/institucione shëndetësore, publike apo private. Lloji i
këtyre qendrave/institucioneve shëndetësore, publike apo private, si dhe
kriteret që ato duhet të plotësojnë përcaktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nuk
ka dalë VKM për pikën 5

VKM Nr. 66, datë 3.2.2017 “Për përcaktimin e
kritereve e të procedurave për ngritjen e organizimin e shërbimeve dhe
strukturave shëndetësore universitare”

 

 

VKM 10 maj 2017 “Për përcaktimin e kritereve dhe
të procedurës së përzgjedhjes e të emërimit të drejtuesve të shërbimit në
strukturat shëndetësore universitare”

 

VKM
ka dalë 16 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit

 

VKM
ka dalë 19 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit

8

Neni
29, pika 3

Neni 29 Degët e institucioneve të arsimit të lartë

3.
Kriteret dhe procedurat për hapjen e degëve të institucioneve të arsimit të
lartë, vendase dhe të huaja, të akredituara në vendin e origjinës,
përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Nuk
ka dalë VKM

 

 

9

Neni
30, pika 3, 7

3.
Hapja e një institucioni të arsimit të lartë bëhet me plotësimin e
standardeve akademike, sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për
përfundimin e studimeve të filluara nga secili student i regjistruar dhe
përmbushjen e kritereve të tjera, të përcaktuara në këtë ligj apo akte të
tjera nënligjore, të nevojshme për të siguruar cilësinë e programeve të
planifikuara të studimeve, si dhe të veprimtarive të tjera të institucionit.
Standardet, kriteret dhe procedurat për hapjen, riorganizimin, ndarjen,
bashkimin ose mbylljen e institucioneve të arsimit të lartë miratohen me
vendim të Këshillit të Ministrave.

 

VKM
10 maj 2017 “Për standardet, kriteret dhe procedurat për hapjen,
riorganizimin, ndarjen, bashkimin ose mbylljen e institucioneve të arsimit të
lartë dhe të degëve të tyre”

VKM
ka dalë 19 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit

10

Neni
32, Raportimi pika 2
2. Afatet për raportim përcaktohen me
udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.

Nuk
ka dalë udhëzim i ministres

 

 

11

Neni
33 Statuti dhe rregullorja e institucioneve të arsimit të lartë, pika

2.
Statuti hartohet dhe ndryshohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, si
dhe aktet nënligjore në fuqi.

3.
Institucionet e arsimit të lartë dhe njësitë e tyre përbërëse rregullojnë
veprimtarinë e tyre në rregulloret e tyre të brendshme, që hartohen dhe
miratohen në përputhje me këtë ligj dhe sipas mënyrës së përcaktuar në
statutin e institucionit të arsimit të lartë.

 

 

 

 

 

Mungesa
e akteve nënligjore ka bllokuar miratimin e statuteve që krijon boshllëk
ligjor për IAL-të

 

12

Neni
35 Hapja, mbyllja dhe riorganizimi i programeve të studimit në institucionet
e arsimit të lartë , pika 2
. Hapja e një programi të ri studimi
në një institucion publik të arsimit të lartë bëhet me miratimin paraprak
edhe të AKFAL-it, në të gjitha ato raste kur për hapjen e tij kërkohet
financim nga Buxheti i Shtetit.

Pika
6
.
Ministri përgjegjës për arsimin përcakton me udhëzim kriteret dhe
dokumentacionin që duhet të përmbajë kërkesa për hapjen e programeve të reja
të studimit, si dhe procedurat që ndiqen për hapjen e tyre.

 

 

Udhëzim Nr.31 datë 29.12.2017 Për përcaktimin e kritereve,
dokumentacionit dhe procedurave për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e
programeve të studimit nga institucionet e arsimit të lartë

 

Ministrja ka firmosur hapjen e
programeve të reja në kundërshtim me nenin 35, pika 2 pasi AKFAL nuk është
krijuar

13

Neni
48 Përbërja dhe krijimi i Bordit të Administrimit, pika 1

Anëtarët
përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe njësisë së qeverisjes
vendore janë ekspertë të njohur nga fushat akademike, menaxheriale, ekonomike
dhe juridike dhe emërohen përkatësisht nga ministri përgjegjës për arsimin
dhe kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të këtij
ligji.

Pika
2


rastet kur njësia e qeverisjes vendore, në territorin e së cilës zhvillon
veprimtarinë institucioni i arsimit të lartë, kontribuon financiarisht, së paku
në masën prej dhjetë për qind të buxhetit afatmesëm të IAL-së, atëherë një
prej përfaqësuesve, që i takon ministrisë përgjegjëse për arsimin,
përcaktohet nga njësia e qeverisjes vendore.

 

 

 

 

 

 

Shkresa
për emërimin e anëtarëve të bordit të Universitetit të Mjekësisë, të
Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të tjera publike.

 

 

Shkresa
për emërimin e përfaqësuesve të Bashkisë në BA të universiteteve publike.

Përfaqësuesit
e MASR janë persona politike, ose zyrtarë të MARS. Shembulli i Adriana
Berberit, kryetare e Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, si
shefe e kabinetit te MASR .

 

 

Bashkitë
kanë përfaqësues në bordet e administrimit, ndërkohë që nuk financojnë në 10%
buxhetin e universiteteve publike

Shembulli
i Arbjan Maznikut, nënkryetar i Bashkisë Tiranë, si anëtar i Bordit të
Administrimit të Uiversitetit të Tiranës

14

Neni
60 Titujt akademikë , pika 3.
Standardet shtetërore për fitimin e
titujve “Profesor” dhe “Profesor i asociuar” përcaktohen me vendim të Këshillit
të Ministrave
.

Pika
4
.
Institucionet e arsimit të lartë me status të veçantë, me veprimtari në
fushën e arteve, sporteve, rendit dhe mbrojtjes, mund të japin tituj të
tjerë, veç atyre të parashikuar në pikën 1, të këtij neni, ekuivalent me to,
sipas parashikimeve në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave.

Nuk
është miratuar VKM për titujt akademikë

 

Nuk
është miratuar VKM për titujt akademikë në IAL me status të veçantë

 

 

15

Neni
71, pika 2

2. Elementet, që duhet të përmbajnë programet e studimit, të ofruara nga
institucionet e arsimit të lartë, përcaktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave
.

 

VKM
datë 24.1.2018 “Për elementet e programeve të studimit të ofruara nga
institucionet e arsimit të lartë”

VKM ka dalë 28 muaj pas hyrjes në fuqi të
ligjit. Kjo VKM është kopje e Udhëzimit nr.15, Datë 04.04.2008

“Për
organizimin e studimeve në institucionet publike

të arsimit të lartë”, të nxjerrë nga ish ministri Genc Pollo.
Madje e tejkalon këtë udhëzim duke shkelur lirinë akademike të uinversiteteve
duke dhënë formatin e programit mësimor të lëndës që duhet të përdorin
universitetet.

16

Neni 75, pika 3/b Neni 75

Programet
e ciklit të dytë të studimeve
Këshilli i Ministrave
përcakton fusha të tjera, në të cilat mund të ofrohen programet e integruara
të studimeve të ciklit të dytë.

Nuk
ka VKM

 

 

17

Neni 76 Pranimi në programet e
ciklit të dytë të studimeve, pika
4. Kriter pranimi në një program
studimi të ciklit të dytë “Master i shkencave” është njohja nga kandidati e
një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht,
gjermanisht, italisht, spanjisht. Nëse individi ka fituar një diplomë të një
programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si
dëshmi për plotësimin e këtij kriteri. Niveli i njohjes së gjuhës së huaj
përcaktohet me akt nënligjor të ministrisë përgjegjëse të arsimit të
lartë.

 

Udhëzim nr. 5
datë 16.02.2017 për një ndryshim në Udhëzimin nr. 52 datë 03.12.2015 “Për
përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për
pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në
institucionet e arsimit të lartë”

Udhëzim Nr.11
datë 10.04.2017 për një ndryshim në Udhëzimin Nr.52 datë 03.12.2015“Për
përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për
pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në
institucionet e arsimit të lartë”

 

 

18

Neni 79 Studimet e doctorates,
pika
3. Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të tretë është
njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian:
anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, e vërtetuar përmes
testeve të njohura ndërkombë
tare, në përputhje me udhëzimin
përkatës të ministrit përgjegjës për arsimin.

 

Udhëzim nr. 5
datë 16.02.2017 për një ndryshim në Udhëzimin nr. 52 datë 03.12.2015 “Për
përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për
pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në
institucionet e arsimit të lartë”

Udhëzim Nr.11
datë 10.04.2017 për një ndryshim në Udhëzimin Nr.52 datë 03.12.2015“Për
përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për
pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në
institucionet e arsimit të lartë”

 

19

Neni
79 Studimet e doktoratës pika 7
. Këshilli i Ministrave
miraton kriteret që duhet të përmbushë kandidati për fitimin e gradës
shkencore “Doktor”, sipas përcaktimeve të këtij ligji, si dhe standardet për
fitimin e titujve akademikë “Profesor” dhe “Profesor i asociuar”.

Nuk
janë miratuar kriteret për gradën shkencore “Doktor”

 

 

20

Neni
82, pika 3

Neni 82 Programet e studimit në fushën e drejtësisë

3.
Provimi i shtetit organizohet nga ministria përgjegjëse për arsimin dhe Ministria
e Drejtësisë, sipas rregullave dhe procedurave, të parashikuara në
legjislacionin në fuqi.

Nuk
ka asnjë udhëzim të MASR

 

 

21

Neni
86 Kodifikimi i programeve të studimit, pika 4

4.
Specifikimet dhe përmbajtja për kodifikimin e programeve të studimit
përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Nuk
ka dalë VKM për kodifikimin e programeve

 

 

22

Neni
87 Viti akademik dhe organizimi i mësimdhënies pika 3.

Frekuentimi i procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarive mësimdhënëse në
auditor, dhe ciklit të studimit, është i detyrueshëm në një masë të caktuar,
e cila përcaktohet bazuar në Kodin e Cilësisë dhe udhëzimin e ministrit
përgjegjës për arsimin.

Nuk
ka dalë udhëzimi për frekuentimin

 

Nuk
ka dalë Kodi i Cilësisë

 

 

23

Neni
91

Lëshimi i diplomave, certifikatave dhe suplementi i diplomës 1. Në
përfundim të programit të studimit, studenti pajiset me diplomën ose
certifikatën përkatëse. Elementet përbërëse, forma e diplomës dhe procedurat
për regjistrimin përcaktohen nga ministria përgjegjëse për arsimin.

Pika
5 Suplementi i diplomës hartohet në përputhje me kërkesat e Hapësirës
Europiane të Arsimit të Lartë. Ai përshkruan, në veçanti, natyrën, nivelin,
përmbajtjen dhe rezultatet e studimeve, që janë kryer nga mbajtësi i
diplomës, si dhe fushën e punësimit. Përmbajtja dhe forma e suplementit të
diplomës përcaktohen në statutin e institucioneve të arsimit të lartë, në
përputhje me udhëzimet e ministrisë përgjegjëse për arsimin.

 

 

 

 

 

 

Nuk
ka udhëzim të ri të MASR për suplementin

Udhëzimi
nr. 25, datë 10.11.2017 “Për regjistrimin e formave të diplomave dhe
ertifikatave në regjistrin shtetëror të diplomave dhe certifikatave për
arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”

 

 

 

 

 

Ky
akt nënligjor ka dalë 25 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit

24

Neni
92, pika 6

Neni 92 Njohja e diplomave, certifikatave e gradave të fituara në
përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit dhe njohja e titujve të
lëshuar nga një institucion i huaj i arsimit të lartë

6.
Procedurat dhe kriteret për njohjen dhe njësimin e diplomave, certifikatave
dhe gradave të fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit, si
dhe njohjen e titujve akademikë të lëshuar nga institucione të huaja të
arsimit të lartë përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin,
duke respektuar marrëveshjet ndërkombë-tare të nënshkruara nga vendi ynë për
këtë qëllim. Ministria përgjegjëse për arsimin mund të përcaktojë dhe
vlefshmërinë e diplomës së njësuar, sipas fushës së punësimit.

 

Udhëzim Nr.32
datë 29.12.2017 “Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr.17 datë 03.08.2016 “

 

Ky akt
nënligjor ka dalë
10 muaj pas hurjes në fuqi të
ligjit

25

Neni 96, pika 2

Institutet
dhe qendrat ndërinstitucionale të kërkim-zhvillimit

2.
Struktura, organizimi, fushat e kërkimit dhe objekti i veprimtarisë së tyre
propozohen nga institucionet themeluese dhe miratohen me vendim të Këshillit
të Ministrave
.

Nuk
ka VKM

 

 

26

Neni
98, pika 1/d
Neni 98 Të drejtat dhe detyrimet e studentëve 1.
Studentët kanë të drejtë: d) të nënshkruajnë kontratë shërbimi, në momentin e
regjistrimit në institucionet jopublike të arsimit të lartë. Elementet e
kontratës dhe forma e saj përcaktohen me udhëzim të ministrit
përgjegjës për arsimin;

Nuk
ka udhëzim të ministrit

 

 

27

Neni
100

Karta e studentit 2. Ministria përgjegjëse për çështjet e
arsimit përcakton kriteret dhe procedurat për përgatitjen dhe lëshimin e
kartës së studentit.

Pika
4

. Kategoritë e shërbimeve që ofrojnë entet shtetërore bëhen me vendim të Këshillit
të Ministrave
dhe me marrëveshje me organizma që kanë objekt të tyre
interesat studentorë e me persona juridikë privatë që ofrojnë shërbime të
ndryshme.

MASR
nuk ka nxjerrë akt nënligjor për kartën e studentit

 

Nuk
ka VKM sipas pikës 4

 

 

 

28

Neni
101, pika 2

Dokumentacioni i procesit mësimor

2.
Regjistrat shpërndahen nga ministria përgjegjëse për arsimin kundrejt tarifës
përkatëse që përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Nuk
ka VKM për tarifat e regjistrave

 

 

29

Neni
103

Sigurimi i brendshëm i cilësisë , pika 5. Standardet për sigurimin e
cilësisë hartohen nga institucionet e arsimit të lartë, në përputhje me Kodin
e Cilësisë.

Nuk
janë hartuar standardet e cilesisë nga IAL pasi nuk ka dalë Kodi i cilësisë

 

 

30

Neni
105

Kodi i Cilësisë së Arsimit të Lartë, pika 2. Kodi i Cilësisë së
Arsimit të Lartë hartohet nga ASCAL dhe ministria përgjegjëse për arsimin dhe
miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave

Nuk
është miratuar Kodi i Cilësisë

 

 

31

Neni 106

Akreditimi

1.      Akreditimi
institucional është procesi i certifikimit të cilësisë së veprimtarisë së
institucioneve të arsimit të lartë, në përputhje me Kodin e Cilësisë së
Arsimit të Lartë.

Pika 8

Nuk
është miratuar Kodi i Cilësisë

 

 

32

Neni 110

Shpërndarja
e fondeve nga Buxheti i Shtetit

2.
Këshilli i Ministrave miraton me vendim modelin e financimit të buxhetit për
arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. 3. Zbatimi i skemës së financimit,
sipas këtij ligji, për institucionet publike të arsimit të lartë, kryhet
sipas udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Financave dhe ministrit
përgjegjës për arsimin.

 

VKM
nr. 75, datë 12.2.2018 “Për miratimin e modelit të financimit të
institucioneve publike të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”

Ky
akt ka dalë 28 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit

33

Neni
111

Granti i politikave të zhvillimit për institucionet publike të arsimit të
lartë
4. Ministria përgjegjëse për arsimin miraton me udhëzim
prioritetet, termat e shpërndarjes, formën e aplikimit për grantin, si dhe
miraton grantin e politikave të zhvillimit të institucioneve publike të
arsimit të lartë, mbi bazën e aplikimit apo të prioriteteve strategjike të
zhvillimit të vendit.

 

MASR
nuk ka nxjerrë udhëzim për prioritetet termat e shpërndarjes, formës së
aplikimit për grandin

 

 

34

Neni
112, pika 5,6
, 7Neni 112 Granti i mësimdhënies

5.
Bursat e studimit për studentët që kanë zgjedhur të ndjekin programet e
studimit në institucione publike të arsimit të lartë, që përbëjnë prioritet
kombëtar, u shpërndahen studentëve që studiojnë në fushat e përcaktuara si të
tilla me vendim të Këshillit të Ministrave.

 6. Bursat e studimit për studentët që u
përkasin shtresave sociale në nevojë u shpërndahen studentëve që janë
shpallur fitues në institucionet publike të arsimit të lartë dhe plotësojnë
kriteret për t’u konsideruar si studentë në nevojë, të përcaktuara si të
tilla me vendim të Këshillit të Ministrave.

7.
Ky grant shpërndahet nga AKFAL-i.

Nuk
ka VKM

 

 

35

Neni
114

Kredia studentore, 3. Skema e kreditimit studentor përcaktohet me
vendim të Këshillit të Ministrave.

Nuk
ka VKM për kreditimim

 

 

36

Neni
115

Kreditë për institucionet publike të arsimit të lartë

2.
Kushtet që duhen plotësuar për aplikim për kredi përcaktohen me vendim të Këshillit
të Ministrave
.

Nuk
ka dalë VKM për kreditë për IAL

 

 

 

Neni
120, pika 7

Neni Mënyra e krijimit të IALPP-ve

7.
Këshilli i Ministrave përcakton procedurën, dokumentacionin dhe
rregullat e tjera që duhen zbatuar për krijimin e IALPP-së.

Nuk
ka VKM

 

 

37

Neni
125

Kodifikimi
i programeve të studimit kryhet brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij
ligji. Çdo program, që miratohet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji,
kodifikohet, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe akteve nënligjore
përkatëse. Procedurat për kodifikimin e programeve të reja të studimit, atyre
ekzistuese dhe për riorganizimin e tyre përcaktohen me udhëzim të ministrit
përgjegjës për arsimin. Të gjitha programet e miratuara deri në hyrjen në
fuqi të Kodit të Programeve të Studimit riorganizohen dhe kodifikohen brenda
vitit akademik 2016-2017.

 

 

Nuk
janë kodifikuar programet pasi nuk ka dalë akti nënligjor përkatës

38

Neni
129 1
.
Institucionet ekzistuese të arsimit të lartë riorganizohen brenda dy viteve
të para akademike, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, dhe në përputhje me
përcaktimet e këtij ligji për: a) llojet e institucioneve të arsimit të
lartë; b) emërtimin e tyre, si dhe programet e studimit të ofruara; c)
strukturën e brendshme akademike dhe administrative. 2. Ngarkohet ministria
përgjegjëse për arsimin për nxjerrjen ose propozimin e akteve nënligjore për
riorganizimin e IAL-ve, sipas pikës 1 të këtij neni.

 

Udhëzim Nr.27
datë 29.12.2017 për “Strukturat e brendshme akademike dhe administrative
në institucionet publike të arsimit të lartë”

 

IAL-të nuk janë
riorganizuar pasi nuk kanë dalë aktet nënligjore. Udhëzimi për strukturën e
brendshme doli në 29 dhjetor 2017,
28 muaj
pas hyrjes në fuqi të ligjit

39

Neni
133 1.

Brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ministria përgjegjëse
për arsimin miraton dhe bën publike listën e institucioneve të arsimit të
lartë që plotësojnë kriteret për dhënien e titujve akademikë. 2. Deri në
dhënien e gradave dhe titujve akademikë, sipas këtij ligji, gradat dhe titujt
trajtohen sipas kuadrit ligjor ekzistues në fuqi. Komisioni i vlerësimit të
titujve akademikë pushon së ekzistuari 1 vit pas hyrjes në fuqi të këtij
ligji.

Nuk
ka dalë lista e universiteteve që plotësojnë kriteret për dhënien e titujve
akademikë

 

 

40

Neni
136

Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, brenda 6 muajve nga hyrja
në fuqi e këtij ligji, riorganizohet në ASCAL, sipas përcaktimeve të këtij
ligji dhe vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

 

VKM
15.2.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të
Cilësisë në Arsimit të Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e
tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”

ASCAl
nuk u riorganizua brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, pasi VKM doli në
15.2.2017

 

Neni
137

Kodi i Cilësisë së Arsimit të Lartë miratohet brenda 1 viti nga hyrja në fuqi
e këtij ligji.

Kodi
i Cilësisë nuk është miratuar

 

 

41

Neni
139

Financimi i institucioneve të arsimit të lartë fillon të aplikohet, sipas
këtij ligji, në mënyrë të shkallëzuar, nga viti buxhetor 2016.

Nuk
ka akte nënligjore për finacimin

 

Ky
nen nuk është zbatuar pasi nuk kanë dalë aktet nënligjore përkatëse

42

Neni
141

Aktet nënligjore Aktet nënligjore në zbatim të nenit 4, pika 4; nenit
5, pika 1, shkronja “e”;nenit 8, pika 3; nenit 9, pikat 2,4 dhe 6; nenit 10,
pika 1, shkronja “c”; nenit 11, pikat 3 dhe 4; nenit 12, pikat 4 dhe 8; nenit
14, pika 10; nenit 15, pika 7; nenit 28, pika 5; nenit 29, pika 3; nenit 30,
pikat 3 dhe 7; nenit 32, pika 2; nenit 35, pika 6; nenit 60, pika 3; nenit
71, pika 2; nenit 75, pika 3,shkronja“b”; nenit 79, pika 7; nenit 82, pika 3;
nenit 87, pika 3; nenit 91, pika 5; nenit 92, pika 6; nenit 96, pika 2; nenit
98, pika 1, shkronja“d”; nenit 100, pika 4; nenit 101, pika 2; nenit 105,
pika 2; nenit 106, pika 8; nenit 112, pikat 5 dhe 6; nenit 114, pika 3; nenit
115, pika 2; nenit 120, pika 7; nenit 125 dhe nenit 136miratohen brenda 9
muajve nga hyrja më fuqi e këtij ligji.

 

 

Aktet
e shënuara nënligjore nuk kanë dalë pas 9 muajsh nga miratimi i ligjit ose
nuk kanë dalë ende deri në 20 shkurt 2018