Dr. Majlinda Keta*: Lajmet e mëdha të qeverisjes që “vriten” nga etika e munguar

91

 

 

Udhëheqësia globale për Zhvillim
të Qendrueshëm dhe fuqizimi i mirëqënies së çdo individi  në shekullin XXI, çdo ditë e më shumë po
lidhen me suksesin e mirëqevëerisjes përmes ETIKËS. Etika shihet jo vetëm si
standard shprehës i demokracisë funksionale dhe i cilësisë qeverisëse, por edhe
si kuruese e shumë “sëmundjeve” të shekullit si korrupsioni, krimi i
organizuar, terrorizmi etj. Të vlerësosh qeverisjen  sot do të thotë që në prioritet të proceseve,
mekanizmave dhe institucioneve qeverisëse 
të kuptosh, të përdorësh dhe të përfitosh nga normat juridike, përgjegjësitë,
liritë dhe të drejtat e të gjithë pjesmarrësve në qeverisje, qeverisës apo të
qeverisur. Nën këtë këndvështrim do të doja ta shihja, të debatoja me “lajmin e
madh”, atë të rritjes së pagave për pedagogët e universiteteve publike, lajmësuar
nga Kryeministri i shtetit  tim dhe
Ministrat e tij.

Së pari, do të theksoja se jam e kënaqur nga përdorimi i
një mekanizmi të tillë qeverisës në muajt e fundit të mandatit 4 vjeçar të
koalicionit të majtë. Duhej madje qysh në fillim të mandatit, para Ligjit për
Arsimin e Lartë, por më mirë vonë se kurrë. Por druaj se është lajm elektoral,
hipokrit në kuptueshmërinë reale të rëndësisë që ka për qeverisjen,  me rrisk të lartë në zbatim.

Së dyti, e deklaruar kritike në vite (edhe kryeministri
apo ministrat e rradhës heshtnin në 8 vite) ndaj një politike moskonsideruese të
nevojës për t’u indeksuar pagat  në sektorin
e universiteteve publike, kam të drejtën sot të ripohoj, që një pjesë e mosbesimit apo e perceptimit në korrupsion nga
shqiptarët për institucionet publike universitare,
ka ardhur pikërisht nga
mosmarrja e një vendimi të tillë nga qeverisja e djathtë në 8 vite, ndërsa lulëzonin
piramidat e kioskave të universiteteve private nga politikat e djathta në
arsim.

Së treti, por më e rëndësishmja, duke mosdashur  të marr në analizë, se çfarë do të thotë që
pas 25 vitesh “Zhvillim të qëndrueshëm”, ndërsa ende kemi një popullatë prej
rreth 50% në kushtet e 5 dollarëve në ditë, 
si  standard “mirëqënie” (sipas
raportimit të fundit të Bankës Botërore), unë do të ritheksoj, se politika e
ndjekur nga partitë qeverisëse për “degjenerimin e universiteteve publike në
fonde, ndërtesë e mbështetje ligjore ”, në shumë plane por  edhe përmes mosfunksionimit të politikës të indeksimit të pagave të akademikëve, ka stimuluar dhe ushqyer korrupsionin
në sistem.

Së katërti, mosindeksimi
i pagave
të pedagogëve në universitetet publike, qysh nga nëntori 2004,
mbetet shkaku edhe i degjenerimit të  konceptit dhe praktikave  të karrierave dhe gradave akademike në jetën
universitare gjë, e cila ka sjellë e do të sjellë pasoja në cilësitë e
intelektualizmit, elitarizmit dhe të edukuarit e shqiptarëve me lirinë në këtë
vend. Pra, ka cënuar vetë demokracinë e këtij vendi.

Ku humbën “rrebelët”
grevistë të nëntorit 2004?

Ku na çoi mungesa e një
lajmi të tillë qeverisës, qysh nga nëntori 2004?

Pse politika qeverisëse
aktuale, lajmësja e fundit nuk meriton të quhet mirëqeverisëse në arsim?

Ta fillojmë me veten, nga
vetja akademike. Humbëm  nga korrupsioni
që rrënjët i ka tek politikat e partive qeverisëse; “humbëm”, sepse nuk ushqyem
etikën publike, presionuese, nga auditoret drejt publikut rrebel apo
parlamentarizmit ligjbërës; humbëm se na e vranë “guximin” duke na kërcënuar
edhe me bukën e gojës, me metoodat nga më të mirëmenduarat në të keqen që
mbillnin për këtë vend.

Së pari, është
keqqeverisja nga Partitë Qeverisëse në dekadën e fundit që në vite kanë dëshmuar,
që përgjithsisht janë të mangët në formim qeverisës përkundrejt qasjes me përfshirjen
e akademikëve në qeverisje e jetë parlamentare.  E dëshmuar në vite e në vijim, jo rrallë, e
ndjerë inferiore ndaj pushtetit publik  të
akademizmit në rrjete sociale dhe mediatike, politika “antiakademike” ka ndërtuar
e ndërton diskurse boshe e me orë të tëra në “luftë “ me tezat e akademikëve.
Tash së fundmi edhe me nominimin, si pjesë e tufës së qenve që lehin. E vetëushqyer
me delir pushteti, kjo lloj politike, asnjëherë nuk i ka bërë dhe vazhdon të
mos i bëjë akademikët pjesëmarrës në proceset e zhvillimit të vendit, në atë të
qeverisjes dhe vendimarrjes legjislative për debate të mëdha mbi modele të
mundshme  të zhvillimit të vendit,  me stndardin shqiptar të një zhvillimi të qëndrueshëm,
në atë të qasjes me modelin e mundshëm më të suksesshëm në kushtet specifike
tonat.  Standardi që shihet qartë, ndërsa
në diskurset dhe vendimarrjet e tyre nuk ka asnjë referencë nga studimet
akademike dhe shkencore shqiptare, ndërsa “ndërtojnë” projekte me donatorë për
risi dhe praktika, së cilave akademizmi i është kushtuar e deklaruar vite më
parë. Jo rrallë, në vite titujt dhe gradat qeveritarët tanë të lartë i marrin,
ndërsa janë në karrike pushteti, pasi koha e një qeveritari i mjafton për të
kryer detyra qeverisëse dhe për të bërë madje edhe studim e kërkim shkencoro
akademik.

Së dyti, është
“lufta” me objektiva e qeveritarëve politikë në vite e vite  për të shuar e shtypur “rrebelizmin” akademik,
në auditore, media dhe forume civile. Mjafton të vlerësosh, se si qysh nga
rritja e fundit e pagave të akademikëve, nëntor 2004, është shuar sindikalizmi
akademik, do tëarrish të kuptosh se sa mjeshtërisht politikanët dhe qeverisësit
tanë i kanë hequr thelbin e demokracisë institucionale në institucionin
akademik. Këtu, në bashkëpunim me Sindikatat e korruptura ato kanë një nga
arritjet më të mëdha të antiakademizmit.

Së treti,
politika jonë, qeveritarët tanë përdorin mjeshtërisht “blerjen” e “rrebelëve”
duke i përfshirë në reforma dhe poste qeverisëse, jetë parlamentare; politikat
e  neglizhimit dhe mënjanimit nga  fushat e ekspertizës në projekte dhe programe
madhore për zhvillimin e vendit (ndërkohë që rrogat e tyre ishin të turpshme që
të siguronin jetesën) që “frustronin” ekzistencën e tyre edhe në institucionet
publike. Mjafton të analizosh se kush ishin në grupet formatore në të dy
nivelet e reformave, atë të arsimit parauniversitar dhe atë universitar,  dhe kupton që një pjesë e tyre janë në
konflikt të hapur interesi dhe që përfaqësimi I publikes është një një minorancë
ku vendimarrja është në disfavor të tyre. Sot, ndërsa përpiqem të shijoj
“lajmin e madh” që do kuronte sado këto shqetësime të mësipërme, në vie,  më duhet të thpohoj se lajmi u vra sapo lindi
pasi ai nuk përfaqëson një lajm qeverisës me standarde etike. E kështu do
ndodhte pasi kishte ndodhur në shumë aspekte të tjera të “partneritetit”
qeveri/akademikë. Vetë Ligji për Arsimin e Lartë ka një përmbajtje shumë minore
të standardeve etike dhe konceptit të të qeverisurit me etikë të arsimit.
Etika, në LAL, është si një standard në dëshirë, si një Make Up i tij  ndërsa 
duhet të shprehet si një standard nga i cili përfitojmë të gjithë dhe ndërtojmë
këtë të mirë publike që duhet të jetë standard qeverisës dhe politikëbërës në
vijueshmëri. Po pres grupin reformator që të vijojë misionin për ndërgjegjëzim
dhe besim public ndërsa do të shpjegojë se si ky mekanizëm qeverisës do të
shtojë cilësinë në universitet tona. Kam bindjen se në pritje të tyre përsëri më
I votuari do jetë ndonjë status I akademikut FUGA për lajmin e madh!!! Kryeministri
dhe Ministrja “gabuan” pa dashje duke ju referuar 2005-sës si viti I rritjes së
fundit të pagave të pedagogëve. Nuk di nëse në këtë keqinformim datimi ishin
ato prodhuesit e lajmit por si qytetare, si punonjëse në sektorin e arsimit, si
e interesuar për politikat e majta në arsim publikisht me zë, them se kjo është
vetëvrasje institucionale, qeverisëse. Fobitë
ndaj datave, viteve qeverisëse, ngjarjeve revolucionarizuese në arsim apo
figurave politike që kontribojnë për politika zhvillimore vetëm vrasin lajmin
me etikën e munguar brenda tyre.
Si të majtë qeverisës, duhet të
krenoheshin që rritja e fundit ishte bërë nga e majta qeverisëse e para
korrikut 2005-ë, nga Partia Socialiste, me kryeministër Fatos Nanon në përgjigjë
të grevës së Sindikatës së Pedagogëve të universiteteve shtetërore. Nëse do I
kishin pohuar të gjitha këto veç do kishin shprehur vijimësi standardesh të
qeverisjeve të majta në këtë vend ndërkohë që me po këtë rigorozitet duhet të
pohonin se e djathta qeverisëse e 2005-2013, indeksoi disa herë pagat e mësuesve
në arsimin parauniversitar ndërsa nuk ju kthye asnjëherë atij universitar publik. 

Ndërshmëria përballë të vërtetës publike 
është standardi etik që një qeverisje të mund të cilësohet mirëqeverisje,
që një Kryeminister  të ngrihet përtej
oborrit të sejmenëve të vet në cilësitë e Kryeministrit të shtetit shqiptar, që
disa ministra të mos bëjnë shfaqjen e rradhës 
ndërsa humbin në publikublik. Kush ka jetuar, kush ka përjetuar, kush ka
qenë pjesmarrës i atyre ngjarjeve në atë vit, nëntor 2014, mund të deklarojnë
edhe “skenarin” e asaj kohe ku institucionet ndërkombëtare financiare nuk
lejonin rritjen e pagave për arësye të politikave të tyre dhe se si greva
zgjidhi problemin. Unë e plotësova panoramën e atyre ditëve në kafenë e
mengjesit mes akademikëve, që në ato vite drejtonin Ministrinë e Arsimit dhe
Rektoratin e UT.

Trannsparenca, ky standard tjetër etik qeverisës kërkonte që
Ministrat(I arsimit dhe financës) të shpjegonin se sa kjo masë e re qeverisëse
shpreh indeksimin në pagë të pedagogëve qysh nga nëntori 2004, ndërsa çmimet
dhe standardi i jetesës është shtrenjtuar shumë herë.  Mos harroni një gjë,  ju lajmës të historisë që po shkruhet në
arsim, që përballë jush keni kalemxhinj të fushës së arsimit e financës që në
kafe të mengjesit ju “nxjerrin lakuriq” pretendimin për rritje. Të
moskonsideruarit edhe nga ju, të këtij burimi faktor ekspertize nga përfituesit
akademik, mua më tremb si cilësi qeverisëse. Ju vijoni të njëjtin gabim në
“partneritet”. Si mungesë e saj, nga transparenë shifrash për të na bindur
arritjen ai po thehet në boomerang i cilësive qeverisëse, të pranuara si
kritike publikisht.  Na hapët punë ju
lajmës “transparentë”, pasi shtuam hallet dhe morëm angazhimet tona në këto
situata akademike qe vetëm 2 ditë para fillimit të vitit akademik, (20 tetori
zyrtar), edhe npse u hodh për herë të dytë të Telebingos Universiteti 2016, ne
kemi të rregjistruar VETËM afro 50% student të viteve të para Bachelor, tnë
raport me kapacitetet tona dhe  kuota kuotat
e deklaruara nga Ministria. Data e sotme, 19 Tetor, po më detyron etikisht,
profesionalisht dhe nacionalisht të respektoj Shenjtërimin e Nënë Terezës por
jam e bindur që jam në mission ndërsa komunikoj publikisht për këto shqetësime
të cilësive qeverisëse për popullin. Na duhet të presim 20- Tetorin, dita që të
hapen “kufijtë” e vizave shumëngjyrëshe të Listereformës për fituesit në
universitete, që të kalojmë në kapacitete të plota institucionale dhe të kënaqësisë
akademike. Sigurisht, ne, akademikët do presim ndonëse jemi kritikë për këtë
pritje sfilitëse 1 muaj e gjysëm listash, pasi kush është misionar në edukim këtë
lloj pritje mund ta cilësojë si  pritje e
ëmbël por ne nuk do të mund rilindim “besimin” mes njëri tjetrit për të pranuar
reformën historike të karvanit me shumë qen që i lehin e për më tepër nuk do të
mund të rilindim besimin e gjeneratavë të reja tek reforma e fundit historike
arsimore dhe tek universiteti shqiptar. Duhet ulur deliri pasi po na mundin
aplikantët e pafundë të Llotarisë Amerikane, të tjerë që nuk duan të kthehen
nga vendet ku gjetën strehë në eksodin e 2014, 2015 ku në maxhorancë ishin të
rinj.

Maturia e lajmit politik reformator, mbase do të ishte standardi që do na mundësonte
që të gëzonim dhe ta përkthenim në më shumë angazhim për cilësinë në studime
dhe kërkim akademik lajmin tuaj të madh. Paraprakish,t jam e bindur që shumica
e akademizmit publik  do ta quanin më të
arrirë këtë standard ndërsa ju do të merrnit angzhim qeverisës  në këtë lajm për “indeksimin e pagës” dhe jo
rritjen e pohuar.  Do isha tejet e kënaqye
si një mbështetëse e luftës kundër varfërisë dhe korrupsioni(janë bashkëjetues)
kur JU të  përcaktimonit  “paga dysheme” për
akademikët, nga pedagogu më i thjeshtë tek Profesori më në karrierë, për
universitetet publikë dhe jopublikë
. Kjo do të qartësonte standardet për
cilësinë në angazhim, karriërëprofesionale dhe institucionale  dhe do të stimulonte kërkimin shkencor në
raport  me fitimin e titujve. Kjo për
sektorin public dhe jopublik. Ky do të
ishte një lajm me maturim qeverisë
s duke e shprehur vendimin tuaj si një
plotës të për Ligjin tuaj të arsimit të lartë që që normon publiken dhe
jopubliken universitare.

Të më falëni në se ju
kujtoj që kjo do i shërbente  EDHE politikës
së punësimeve të të rinjve në akademizëm, do të shmangte “skllavërinë” moderne
të rrishtarëve që futen në jo pak universitete jopublike dhe pranojnë paga as
sa mësuesit e 9 vjeçares me rrogat e përmirësuara nga Berisha dhe që po i
vijoni edhe JU  t’i rrisni. Pasojat e
keqtrajtimit të intelektualëve të rinj ne, si popull, I kemi vuajtur dhe po I pësojmë
ende. Besoj se e zotëroni këtë informacion në kuadër të reformimit historik në
arsim, nga inspektoriatet tuaja të pavarura qeverisëse që ju I pretendoni si
reformism historic. Ja u them këtë pasi mungesa e një standardi në barazi për
publiken dhe jopubliken është kthyer në një “vrasës profesionist” për
gjeneratat e reja dhe dëshirën e tyre për të kontribuar për këtë vend. Kjo jo
vetëm për  fëmijët tanë që jetojnë këtu apor
edhe  për ato të diasporës që ju I keni
ftuar  në nëntorin e festave. Sot, 19
tetori,  përveç Shenjtërimit të Nënës
Terezë që shërbeu plot vlera dhe etikë për gjithë botën, është EDHE Dita
Globale e Etikës.Unë zgjodha të debatoj publikisht me një “lajm reformator” që
nuk komunikon dot bindshëm, publikisht  me ne përftuesit pasi ka hyrë me të kuqe në
semaforin e standardeve të të qeverisurit me ETIKË, me ndërshmëri, transparencë,
integritet dhe maturim. Jo çdo njoftim është lajm, këtë I kam shpjeguar me vite
studentëve të mij. Pë më tepër, një LAJM QEVERISËS  kërkon shumë standarde etike që të pranohet
si i tillë.  Ky, i fundit për ne
akademikët,  i pretenduar nga qeverisja e
majtë, nuk m’i ka përmbushur standardet e një lajmi mirëqeverisës, nuk na i ka
përmbushur. Duhet maturuar sërish, mendoj unë. Në të kundërt, në moskonsiderim,
në respekt të debatit për lajmin e madh deri më këtu, më duhet të pranoj që
është dështimi i rradhës qeverisës dhe angazhimi më i parë që I duhet të
ndëmarrë bota akademike. Hidhuni në shtetin e ri të Kosovës dhe do të mësoni
shumë për trajtimin e akademikëve.

Gezuar Ditën e Qeverisjes
me Etikë!

 

*Pedagoge në Universitetin e Tiranës

Departamenti i Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale