Dasma e Qerimit

181

Nga Agim Xhafka

Nga që Rama kishte kulturë të cunguar në fusha të shumta të jetës dhe nuk mund të ndeshej përballë me askënd hyri në lojën politike me instrumentat që dinte më mirë. Me batutën e tij. Dhe realisht ai dominoi në këtë fushë edhe brenda miqve e kolegëve,por edhe brenda partisë ku e futi Nano për të zezën e vet. Kështu Rama jo vetëm po afirmonte veten dhe po bënte fansa plot nga brezi i ri,por stigmatizoi edhe shumë figura të së majtës, të cilët u larguan më pas se ua firoi mbështetjen tek populli socialist.

Kujtohet ende ironia e Ramës me Nanon kur e krahasoi me Robert Çimçakizin,me një personazh filmash që e harxhonte kot kohën,ishte dembel klasik dhe dredhës zinxhiri. Më pas hapi rrugën për sulme të kripura me batuta filmash,me fjalë të krijuara aty pér aty e që mbartnin disa kuptime. Arriti deri atje sa figurat e PS u stepën fare në komunikim me të nga frika se ai si xhongler fjale do i tallte e do i denigronte. Ishte kjo fushë që e bëri të njohur këtë njeri, i cili as mendonte për të krijuar produkt të prekshëm. Synonte veç perceptimin e votuesit,ose siç e akuzojnë sot plot të drejtë; luftonte për fasadën. Asaj i kushtoi krejt mendjen dhe vullnetin. E nuk i doli keq. Arriti të marrë shumicë votash,edhe pse me mjaft mandate të vjedhura e tani…ka mbi gjashtë vjet që nuk i ndahet batutës. Nuk përmend asnjë zotim,nuk ka asnjë realizim. Ka veç batuta,kundërpërgjigje me fjalë të thikta,me ironira dhe qëndrime satirike.

Edi Rama mendoi se me këtë strategji mund ta ushqente qeverisjen e tij me optimizëm,mendonte se lumit të halleve mund t’ja delte mbanë me urën e aforizmave. Por ja që dita ditës kjo shpresë po i zbehet. Ndaj në batutë ka futur tani dhe qëndrime arrogante. Kur i kërkohet llogari për punësimin, merr poza të egra dhe ndërton dialogun:

-Ti zotëri,si i ke bërë fëmijët,një nga një a të gjthë bashkë?

Kur ndesh ndonjë hundëlesh përballë sulmon poshtë brezit:

-Gratë e zonës suaj janë të partisë sime. Ja,pyetini!

Komunikimi i tij ka përsipër një veshje të vjetëruar. Edhe nga që atij dhe ekipit të tij i mungon krijimtaria, por edhe nga që njerëzit tashmë e kuptuan  se Edi Rama batutat e përdorura i kishte fasada të një pune që nuk do kryhej kurrë.

Këto ditë ishte në dy takime me 3.000 karrike. Në Shkodër e Elbasan. Me sforcim dhe me mbështetjen e qindra policëve mbërriti deri tek sheshi ku  e priste administrata. Dhe atje batuta te veshët e qytetarëve u përkthye në bajate. Ia filloi me gënjeshtra dhe e bitisi me vulgaritetin:

-Lul, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar!

Ec e merrja vesh shqipen këtij kryeministri ku vetë Gallup deklaroi dje se shqiptarët janë populli më i stresuar në botë.

Edi Ramës i kanë rënë në fund të këmbëve edhe mbështetja brenda,edhe ajo jashtë. Njerëzit ikin dhe ikin pa ndalim. Popullsia po mpaket dhe po plaket, siguria përtokë, policia është një mafia gjigande.  Ndaj opozita braktisi parlamentin e këtij shteti hajdut e grabitës. Ndërkohë Rama merret me fjalë. Vazhdon si më parë,por tani si bajataxhi. Nuk qesh njeri me fjalët, por me qëndrimet dhe aktet e ti. Një karagjoz që e pandeh veten gjeni.

E më sjell ndërmend Qerimin. Kishte dasëm Qeroja, por nusja i kishte ikur dy musk para, e kishte braktisur. Por Qerimi nuk qederosej. I kam ndarë ftesat e dasmës, thoshte poshtë e lart fshatit. Vërtet i kishte ndarë ftesat, kishte shkruar dhe datën mbi to,30 qershor dhe priste që atë ditë t’i vinin dasmorët për urim. Priste, se në fakt besim nuk kishte…