Bujar Shurdhi/ Çamëria, e braktisur në Parlament …

921
Sigal

Menjëherë sa hyri pluripartizmi në Shqipëri u zyrtarizua dhe u vlerësua dhe çështja çame si një pjesë e rëndësishme e kombit shqiptar, shumë deputet të parlamentit shqiptar, si p.sh., ish deputetet Abedin Elmazi, Abdi Baleta, Skënder Gjinushi, Shpëtim Roqi, Sabit Brokaj etj., janë angazhuar konkretisht dhe kane mbajtur qëndrime parlamentare dhe kombëtare për çështjen çame, mos të harrojmë sepse edhe deputeti Melo i Omonias dhe të tjerë bashkë me atë në ato kohëra janë paraqitur ne nivel qytetar për çështjen çame. Kane kaluar afërsisht 7 vjet dhe Çamëria po braktiset çdo ditë, çdo muaj, çdo vit, asnjë kërkesë zyrtare të protokolluar për çështjen çame në parlamentin shqiptar, asnjë kërkesë në parlamentin shqiptar për të realizuar interpelance me Ministrin e Jashtëm, asnjë kërkesë zyrtare te protokolluar drejtuar qeverisë shqiptare, ku të përcaktohet drejtë çështja çame pranë qeverise dhe bisedimet te vijojnë në tavolinat e përbashkëta me shtetin grek. Po shikohet shume qarte se Çamërisë po i braktiset çdo resurs i saj, prej fillimit te 7 viteve te fundit  u financua shume që të mbyllej Gazeta Çamëria, shtroheshin dreka dhe darka pa pushim që mos të botohej dhe mos të kërkohej Gazeta Çamëria. Në mediat e shkruara shumë pak ose aspak nuk ka vend për Çamërinë, por edhe kur ne shkruajmë për çështjen çame, drejtuesit e mediave kanë presione të ndryshme nga disa vota të parlamentit, qëllimi i tyre i vetëm është mos të shkruajmë për Çamërinë dhe për çështjen çame, sepse ka dhe projekte që vijnë nga Greqia, se janë më të ëmbla dhe më të ngrohta paratë afër  dorës, sepse Çamëria është më larg. Misioni po duket shume i vështire për ta, kur mendojnë se do të braktisin Çamërinë prej parlamentit shqiptar, sepse po duken shumë qartë veprimet dhe mos veprimet e tyre në dëm të çështjes çame. Kryeministri i Shqipërisë, e dha shume bukur mesazhin për Çamërinë prej kryeministrisë, në parlament, në  media, në takime pune dhe  prej selisë rozë, por në parlamentin shqiptar asnjë kërkesë për Çamërinë nuk u regjistrua zyrtarisht tek Kryetari i Parlamentit, por jo nuk prisnim rastësisht një fjalë dhe një shprehi, ato vota që janë në parlament nuk dëshironin të dëgjonin mesazhin e kryeministrit shqiptar edhe nuk vepruan asnjëherë për të vlerësuar dhe votuar çështjen çame nga ana institucionale. Koha e votimeve vjen shpejt, por mendja u punon vetëm tek votat në zgjedhje, por asnjëherë mendjen nuk e kanë tek vota e tyre në parlamentin shqiptar, asnjëherë mendjen e tyre nuk e kanë tek çështja çame si e kishin te parët e tyre, me sa po duket e kanë harruar që kanë edhe ata të drejtë vote në parlament. Qëndrimi i tyre të çon me të, në pesë vota jemi në Parlament, se me pesë vota Çamëria do bekohet, më mirë braktisja sepse është më e thjeshtë dhe pa mundim, se fushata elektorale po afron dhe kemi ku mundohemi. Por, kombit shqiptar nuk i kanë munguar dhe asnjëherë nuk do ti mungojnë bijtë e tij, të cilët me një ndërgjegje të lartë kombëtare nuk do të lejojnë asnjëherë që çështja çame të braktiset nga parlamenti shqiptar dhe jo vetëm  populli i krahinës se Çamërisë, por i gjithë kombi shqiptar po kupton shume qarte se kush po e braktis tani Çamërinë në parlamentin shqiptar