Bardhyl Berberi: A ka krisje serioze PS-LSI?

531
Sigal

 

 

Gazeta Telegraf/

E pamë
Ramën në Gjirokastër dhe nuk pamë as kryetren e Bashkisë nga LSI dhe deputetin
Tavo, edhe ky i LSI që të shoqëronin 
kryeministrin…Sigurisht që ka ndodhur diçka kësaj radhe. Duket se çarja
është më e madhe se herët e tjera. Ka një shprehje të moçme shqiptare që “po u
thye buka nuk ngjitet më”. Kështu është vërtet kjo sentence, por ja që buka
është thyer prej kohësh  PS-LSI  dhe ajo po hahet ashtu e thyer… Tashmë
shprehja e moçme se “buka po u thye nuk 
ngjitet” ka një shtojcë të re “thyhet buka, por aman mund të hahet”,
ashtu siç po e hanë dy partitë e koalicionit PS-LSI. Në këtë fazë të
zhvillimit, pjekurisë dhe ngritjes së vetëdijes politike të shqiptarëve, aspak
nuk është çudi që  subjektet e reja
politike mund të rreshtohen në një front të përbashkët për zgjidhjen e krizës
politike në vend dhe krijimin e një strategjie afatgjatë për zhbllokimin e
pengesave për avancimin e statusit juridik-kushtetues. Nuk është e paqartë edhe
arsyeja pse këto subjekte politike vazhdimisht luajnë në kartën e bashkimit të
tyre në një front të përbashkët, e nga ana tjetër, praktikisht asnjëra prej
tyre deri më sot nuk ka arritur të afrohet më tepër se me njërin nga subjektet
tjera të reja politike të shqiptarëve. Askush nuk mund të ushqejë iluzione se
partitë e reja  politike e kanë ndërtuar
profilin e vet jashtë shablloneve të përcaktuara më parë nga qarqet
vendimmarrëse të politikave globale në vend dhe që e kanë siguruar
besueshmërinë tek faktori ndërkombëtar. Me këtë rast duhet patjetër ta
përkujtojmë faktin se, shumica e subjekteve të reja politike janë fraksione të
dala nga ish-celulat e tyre partiake, ndërsa liderët e tyre kanë qenë bartës të
funksioneve të larta në organet e pushtetit, në organet drejtuese të partive
nga të cilat kanë dalë ato, nga po ato subjekte politike që e sollën vendin në
këtë krizë politike. Kush mund të shpresojë në një zgjidhje më fatlume nga
subjektet e reja politike të shqiptarëve, nëse i beson rregullit kryesor për marrjen
e përgjegjësive me interes të lartë shoqëror e kombëtar, kur dihet fakti që
asnjëherë “çiraku nuk mund ta bëjë punën e mjeshtrit” që ia ka mësuar zanatin
dhe se, askush nuk mund ta besojë pafajësinë e një politikani, përderisa ai
është mashtruar disa herë më parë nga “mjeshtrit” më të mëdhenj të politikës në
Shqipëri?! Zgjedhjet e ardhshme do të japin shumë përgjigje për këtë shqetësim,
se me këtë sjellje dhe papërgjegjëshmëri 
asgjë e re nuk mund të arrihet në skenën politike në shërbim të interesave
të vendit. Një gjë duhet të fiksohet qartë që të gjitha partitë politike që
kanë në gjirin e tyre politikanë të paaftë me arsim të cunguar, të cilët
krijojnë jo pak problem dhe na kanë lënë jashtë Europës me skandale të
njëpasnjëshme besoj se nuk do të jenë më dhe do të hapin krahun. Lulëzimi i
drogës dhe korrupsionit sëbashku me shumë ministra të paaftë që ka mazhoranca
ia kanë ulur në maksimum  pritëshmënin e
njerëzve, por populli nuk po sheh asnjë alternativë të re, aq më tepër që
përballë partisë në pushtet qëndron një opozitë që mezi qëndron në këmbë pasi
edhe midis tyre ka  shumë të çara… Edhe
më tej, faktori ndërkombëtar llogaritë e veta i kryen përmes marrëveshjeve mes
subjekteve politike të cilat deri më sot kanë qenë në pushtet, të cilat janë përgjegjëse
për krijimin dhe thellimin e krizës politike në vend. Por  aq më pak, duhet të besohet se ndonjëra nga
partitë politike të reja të Blushit apo të Bojaxhiut do të sigurojë klimë të re
më të përshtatshme për vënien në rend dite dhe zgjidhjen e çështjeve kryesore
për avancimin e mëtejshëm dhe tejkalimin e krizave dhe  cuarjen e vendit  në familjen europiane kur pritet që reforma
në drejtësi të zbatohet me rigorozitet.