Ergys Alushi: Vlora, e përmbytyra dhe e braktisura e madhe!

551
Sigal

 

Shirat
e rënë gjatë natës së 21 tetorit kanë shkaktuar përmbytjen e radhës në qytetin
e Vlorës.Ndryshe nga përmbytjet e mëparshme, në rrugët e lagjet e qytetit ka patur
një prezencë të madhe balte, duke krijuar problematika në lëvizjen e njerëzve
por edhe punën e vetë firmës së pastrimit, e cila i është gjendur qytetit në
këto ditë të vështira. Vlora është përmbytur e do të përmbytet dhe nuk përbën
më lajm. Arsyet janë nga më të ndryshmet si vendndodhja e qytetit, ndërtimet,
shirat, njerëzit. Qyteti i ri është i ndërtuar mbi një zonë të mbushur ndër
vite, ku vite e shekuj më parë ka qenë det, lumë e moçal. Por ndryshe me
përmbytjet e mëparshme, të cilat brenda vitit kanë qenë më shumë se dhjetë, përmbytja
e fundit duket se nuk ka lidhje me “merakun” për ndërtime pallatesh
mbi kolektor, sepse është fakt i dokumentuar që nuk ka asnjë pallat të ndërtuar
mbi kolektor. Nuk ka lidhje përmbytja as me kryetarin e Bashkisë, sepse është
fakt që nuk plotëson asnjë kriter profesional për të qenë i tillë, është i
paaftë dhe nuk di të punojë në grup (jo për faj të tij). Por, diçka duhet të
ketë ndodhur gjatë këtij viti me kanalizimet. Specialistë të ndërtimit dhe
rrjetit të kanalizimeve në Vlorë shprehen se faji duhet kërkuar tek punimet e
kryera nga një firmë e Tiranës për lidhjen e rrjetit kryesor të kanalizmeve me
rrjetet sekondare. Sepse në ndryshim nga vite më parë, në përmbytjet e fundit
po përmbyten edhe zona të reja. Si p.sh.zona tek xhamia, zona tek kryqëzimi
pranë ish-Shtëpisë së Pionierit, pranë shkollës së mesme “Halim Xhelo”, zona në
lagjen e vjetër “Muradie”, muzeu Etnografik, etj zona që janë me
lartësi nga niveli i detit e nuk duhet të mbajnë ujë. Specialistët mendojnë se
punimet e kryera kanë krijuar problem si “taposja”, bashkimin e ujërave të zeza
e të bardha me qëllim “fshehjen” e ujit të shiut duke e derdhur në kanalet e
ujërave të zeza, devijimin e kanalizimeve dhe të tjera problematika. Të gjitha
këto kanë shkaktuar fenomenin e ri të përmbytjes së zonave në qytet që janë
larg nivelit të detit, zona që nuk janë përmbytur më parë apo dhe rrjedhjen e
baltës në rrugët e qytetit. Për këto arsye, për shkak të punimeve të gabuara e
pa kriter, Vlora është e sigurtë që do të përmbytet përsëri me shirat e radhës,
ndërkohë që kryetari i bashkisë vazhdon të mashtrojë qytetarët se gjoja pop
astron kanalet, se fajin e kanë shirat që çuditërisht në qeverijen e tij po
bien pak si shpesh e shumë! E të tjera justifikime të pabaza, vetëm e vetëm për
të shmangur përgjegjësinë. Ende bashkia e Vlorës dhe Këshilli i Qarkut nuk ka
kryer asnjë procedurë dëmshpërblimi për qindra familje vlonjate që u përmbytën
në 10-11 tetorin e vitit 2016, ndërkohë që të tjera familje përmbyten e biznese
që dëmtohen pas përmbytjes së radhës. Vlora duket si një qytet i braktisur, me
investime të lëna në mes apo dhe aty ku punojet, ritmet janë të ulëta e cilësia
lë për të dëshiruara. Dhe të mendosh që vlonjatët kishin shpresë tek fakti që
deputeti i parë i tyre u bë kryeministri i vendit dhe që në kushtet që është
lënë vlora sot, duket se po e sabotojnë të zgjedhurit e tij në Vlorë që nga
kryetari i bashkisë, Institucioni i Prefektit të Qarkut e të tjerë institucione
që janë pothuajse inekzistentë në momentet e vështira të krizës së gjithanshme
që po kalon Vlora.