Sigal

Prof. Artan Fuga

Ditë tërmetesh

Më ka dhembur deri në palcë teatri. Arti i arteve, filozofia e filozofisë, politika e politikave. Jo më kot e vranë. Por Zoti gjithçka e bën për të mirë! Mjerë budallenjtë që kujtojnë ndryshe. E deshi kështu. Që demokracia shqiptare të lindte te studentët dhe të vdiste te teatri. Vdekje me të bukur nuk kish. Te teatri, aty ku u bashkua tragjedia me komedinë. Aty ku e vërteta shfaqet si loje. Ku aktori social dhe aktori në skenë turbull përzjehen në një botë rolesh të paqartë. E vdiq në një ditënatë tërmetesh me lëkundje paralajmëruese. Qyteti pa demokraci do ju përthithi në një gropë të madhe krater vullkani shkaktuar nga tërmeti. Qyteti vetëvrasës. Lëkundja sizmike është imja o mëkatarë, tërmetin e prodhoni vetë, për mëkatet tuaja. Qyteti pa teatër me kulla do t’u zërë brenda. E deshi ta vriste ëndrrën duke rrezuar teatër e ngritur kulla bina. Betoni kundër shpirtit. Simbol i qartë i degradimit që edhe fëmijet të qajnë nga qartësia që Zoti na dërgoi. Rrofsh o Zot! Zoti e deshi që tre ish-kryeministra të shprehen kundër. Më qartë nuk duhej. Pandeli Majko je në zemrën time. Më qartë Zoti nuk mund të na e jepte shenjën se kemi arritur fundin, pra do të ringrihemi. E shoh qartë teknologjinë e ringritjes. Me Markun e thamë te Panorama dje. E tha qartë.  Me një ministre hipur në eskavatorin e pushtetit që nuk i takon, po kthen në qereste art, kulturë, trashëgimi. E fshirë nga ndërgjegja. As hunet nuk na kanë sjellë këtë rrënojë që po i sjellim vetes. Prisja të paktën abstenim, se më shumë as shpresoja, nuk mund të ngrejë dorën e shkatërrimit nëpunësi që i kanë besuar krijimin. Çfarë thua!!! Ik, ik, ik, Bërtas në ëndërr me termet. Një hije lëviz në makth. Shporru fantazëm e antikultures nga bota shqiptare! Ik të mos mbetesh pa fjalë. Futu në manastir kallogre, e lutu pa fund, shekuj të përbuzin.Vetë Zoti na e ka sjellë si mallkim, por dhe e si dritë transhedente për të parë qartë ferrin ku jemi futur. O Zot si na dole borxhit? Si na e solle vdekjen e vlerave në agoni prej dekadash një ditë tërmeti! Si atë ditë kur Ai mbi kryq, Zoti nxiu qiellin. Dhe e dha shenjën e ringritjes.

Ra!

Ndërtesa e teatrit ra!
Qendra historike si kujtesë kolektive e qytetit të Tiranës ra!
Statusi i aktorëve dhe i gjeneratës aktoriale madhore që kishte zënë rrënjë në mendjet e shqiptarëve ra!
Kuvendi ra!
Prona publike ra!
Komunikimi midis artistëve,                                                                                    ministrisë të Kulturës dhe pushtetit ra!
Politika si veprimtari e qytetarëve ra!
Trashëgimia kulturore e vendit ra!
Ëndrra evropiane ra!                                                                                                      Tërmeti ra!                                                                                                                    Ekonomia ra!
Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese ra!
Sistemi i zgjedhjeve ra!
Imazhi i vendit ra!
Libri ra!                                                                                                                        Gjithçka ka rënë si në një qytet ku tërmeti ka kthyer në rrënoja gjithçka!                            Mbetet vetëm një shans:                                                                                            Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para! Brezat e rinj duhet ta nisin ndryshe ndërtimin e vlerave të demokracisë dhe shtetit shqiptar!                                          Nevoja për mendim intelektual dhe veprim qytetar të mençur, të pastër,                     është më e fortë se kurrë!                                                                                        Jemi si në 1997 kur shteti ra!
Jemi si në 1966 kur besimi ra!
Jemi si në 1956 kur idealet e majta ranë!
Jemi si në 1946 kur republika ra!
Jemi si në 1943 kur uniteti i kombit ra!
Si në 1935!
Si në 1924!
Si në 1917!
Si në 1914!                                                                                                          Mbetet vetëm një shans:                                                                                      Vullneti për t’u ringritur,                                                                                              për ta rifilluar nga e para!