Alban BARDHI/ Një përkthyes nga shqipja në shqip për tv “6+1”

544
Sigal

Jam në kërkim dhe kam rënë në gjurmë të një përkthyesi të gjuhës shqipe në shqip. Madje, një miku yt më rekomandoi një mikun tim, i cili e zotëron mirë shqipen, i njohur si përkthyes i përkryer i shqipes në shqip, për të komunikuar me ju, dhe me JOVANËT E TU.

Por ju lexoni vetë-veten dhe keni rënë në sevda të madhe!

Shënimi i redaksisë më befasoi disi, sepse ju ribënte me dije dhe një lidhje me të cilën unë nuk do të merrem, sepse nuk më lejon Kodi Moral, ai i miellit të shkuar dhe të krundeve të sotme. Me krundet unë nuk merrem, sepse po të merrem me krundet, pulat të hanë.

Miku im, përkthyesi i përkryer nga shqipja në shqip dhe miku i të dyve, do të lexojë me kujdes tekstin e shkrimit, dhe shënimin e redaksisë, madje dhe dy gazetat e mëparshme dhe nëse do të kuptosh ti, e Jovanët e tu, qoftë e hairit! Sepse e lexon po nuk e kupton. Mirëpo të kuptosh është e lehtë, të kuptosh është e vështirë dhe të kuptosh është e pamundur. Deri më tani unë dua t’ju klasifikoj tek pika e dytë. Zot mos qëlloftë të ndodheni tek pika e tretë, e na mori lumi… Sepse nga kronika e tam-tameve të teneqeve të tua nga majë pirgut të plehut askush nuk u’a ve veshin. Sepse miku ynë e di mirë dhe molloiste tamtamet e tua, kur ishte në POZITË Kollozi dhe: Ti i bije teneqese/ Nga darka në mëngjes/ Rroftë Kollozi Myzeqesë…Sapo ra nga fiku Kollozi, iku nga Zyra e Legalizimit, ti i ktheve tamatemet: Iku dhe Kollozi/ Iku kaq e pati/ Vlorën e përdhosi/ Iku beribati…  Të kujtohen. Ditën që do hapej fushata e PD, kur nise tamatamet me teneqe bam e bum. E kështu ke bërë edhe me Shpëtimin thonë dëgjues dhe shikuesit. Dallimi mes të dyve qëndron se unë i kam miq pa PUSHTET dhe i ruaj miqtë edhe pa pushtete, madje i shenjtëroj. Kësaj i thonë demokraci – démodé me tha miku ynë. Të thur lavde në pushtet/ Kur je pa pushtet/ Të degdis të bën lanet…

Ai molloisi edhe fushatën që paska bërë Tv juaj nga sabahu në aksham për Arben Malajn. Tani ty të digjet xhani për PS dhe u thur himne institucioneve… Kur vetë Kryeministri i sotëm dhe Deputet i Vlorës e tha shkoqur: Se kush shkon pas Arben Malajt, shkon kundër RILINDJES. Dhe këtë s’e harrojnë vlonjatet, e dinë edhe kontributin e autorit, jo gjatë fushatës, po gjatë gjithë jetës. Po fushatën kundër deputetit Fatmir Toçi, një botues i njohur kujtonte kandidati për përkthyes, kur i lexoje tamatamet e “Fletërrufeve”… e tani u thur hosonara.

Po ti nuk e ke hallin tek Albani, po te mielli dhe krundet që të shënonte Gazeta, tek tromaksin gjumin dhe të riorientonte, për autorin! Prapë, po ta përsëris se autorin e gjen në Bibliotekë, lexoje mirë gazetën, por e rëndësishme është kuptoje dhe shënimin e redaksisë. E gjen nëpër faqet e shtypit brenda dhe jashtë shtetit. Ndaj e kërkoj dhe kam rënë në gjurmë të përkthyesit nga shqipja në shqip, për të kënduar dhe kuvenduar dhe për të lexuar e rilexuar gazetën dhe shënimin e “Telegraf”-it, ty dhe Jovanëve që rreken.  Për ta kuptuar dhe përkthyesin.

Ishallah kupton dhe kuptojnë. Për arsye teknike defekt të skanimit, nuk munda të dërgoj autorin ALBA dhe në faqet e shtypit, qysh përpara 25 viteve në gazetat e kahershme, por që vazhdojnë edhe sot. Po ti je burracak dhe nuk do t’i pozosh ne “Ekranin tënd”  si nuk e boton dhe gazetën siç e ka dhe ligji dhe morali. Merru me miellin, mos u merr me krundet.

 Shënim i redaksisë së gazetës “Telegraf”: Ne jemi në pritje të ndjesës nga ana e Albert Delias për Fletë-Rrufenë që ka zanafillë nga cironkat e sardeleve dhe vera e nartës.  Në të kundërt, paçavuret që ju gatuat pas darkës në zonën e ngjalave  do të ndëshkohen ligjërisht shumë shpejt. Ne do merremi edhe me milionat e dhëna për reklamë zezën tek ju. A ju ka dhënë Kryebashkiaku Gjika, televizionit tuaj sponsorizime??? Flitet se në total janë dhënë për reklamë  rreth 100 milionë? A është e vërtetë? A i keni diskutuar këto shuma në ndonjë tavolinë me funksionarë të lartë?! Po me licencat a keni problem?  Po me të kaluarën a ndjeheni në faji?  Këto dhe shumë të tjera,  do jetë  objekti që “Telegraf” do merret deri sa t’u tregojë Vlorës dhe vlonjatëve fytyrën tuaj të vërtetë.