Nesër do të lexoni/ Vota antiamerikane e qeverisë Rama dhe pasojat e saj, pse diplomacia shqiptare ka rënë në “gjumë”

735
Diplomati Spartak Topollaj i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Shijak TV me gazetarin Bejdo Malo është shprehur mbi votimin kundër të Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rezolutën e Jerusalemit. Diplomati ka hedhur dritë mbi gabimin e rëndë të qeverisë shqiptare dhe qëndrimin e saj antiamerikan dhe anti Trump kur 97% e shqiptarëve mbështetin SHBA. 
-Përshëndetje, mendoj të ndalemi tek vota e Shqipërisë në OKB kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha nuk kanë vlerë sepse është hera e dytë e Edi Ramës që pas armëve kimike që luan role nga më të pashpjegueshmet, enigmatike ose më saktë është në rrjedhën e Partisë së Punës së Shqipërisë për qëndrimin ndaj Amerikës. Për të diskutuar këtë problem kam ftuar në studio ambasadorin Spartak Topollaj. Mirëserdhët ambasador!
Mirë se ju gjeta!
-Ju kam zgjuar herët sepse do të doja të na sillnit këtu një këndvështrim specialisti të mirëfilltë, të fushës. Sipas jush çfarë ka ndodhur? 
“Zgjimi herët për moshën tonë tani nuk është problem, nuk hyn as te sakrificat është një gjë normale por me gjithë mend më duhet të them që mbrëmë kam bërë një gjumë të trazuar. Jo vetëm unë jam i sigurt që gjithë shqiptarët i kanë bërë pyetjen vetes: Ore, a janë në vete këta liderët tanë politikë që qeverisin sot Shqipërinë, që guxojnë t’i bëjnë një karshillëk të tillë kaq të shëmtuar Amerikës?! Këtu nuk është çështja për t’u servilosur, ne e kemi konsumuar disa herë këtë temë. Dhe natyrisht ne jemi një vend i vogël por për detyrimet që kemi ndaj fuqisë më të madhe të botës dhe shtetit më demokratik të botës, vota jonë duhet të jetë gjithmonë pro amerikane. Në ç’kuptim? SHBA- të u investuan që në fillimet e shtetit të ri dhe të pavarur shqiptar. Tashme këto janë thënë dhe stërthënë, prandaj dhe nuk do zgjatem se ishte qëndrimi i SHBA dhe Presidentit Wilson ata që e shpëtuan Shqipërinë nga një asgjësim total pasi e kishin kafshuar egërsisht gjysmën e territoreve. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të vitit ’13 tashmë dihet që e copëtuan Shqipërinë dhe i shkëputën nga trungu i saj gjysmën e territoreve të popullsisë, pra gjysma e kombit mbeti jashtë. Kjo histori tragjike për shqiptarët dihet ta them me plot gojën që ishte kënaqja e orekseve imperialiste të kohës në prag të Luftës së Parë Botërore, sepse edhe një vit më vonë filloi kjo luftë. Dhe kjo nuk duhet konfrontuar me qëndrimin e sotëm edhe pse shpeshherë ka momente që dalin reflukse të tillë, ka momente që ka shenja të një mentaliteti që të bëhen pazare me trojet shqiptare. Një nga ato dhe unë e them me plot gojën është Çështja e Demarkacionit. Edhe pse në këtë pikë edhe amerikanët janë për tu bërë demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi këtu ka vend për tu ndalur. Unë nuk them për të marrë armët e për të luftuar, sepse tashmë edhe Mali i Zi është një shtet demokratik…
-Edhe në NATO…



Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal