Agim JAZAJ/Pushteti qytetar i munguar

570
Sigal

Jo vetëm tek mua si  pjesëmarrës, por edhe si transmetues, autor i këtyre radhëve, inkursionet e ndërmarra nga emigrantët shqiptarë në Athinë, afro 10 vite më parë, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme: Protestat e tyre me element të panjohur, bërë të njohura dhe të demonstruar në një vend të huaj me standarde më të larta.

Komuniteti shqiptar dhe më i madhi kanë demonstruar publikisht dhe demokratikisht edhe për ato të drejta me “pikatore” që ka një i huaj, për të drejtat e tyre, por dhe për të mbrojtur të drejtat e bashkëkombësve tanë të Kosovës, dhe të shqiptarëve të Maqedonisë, në qendër të Athinës, por edhe përballë parlamentit grek dhe rezidencave Evropiane, edhe për të drejtat e bashkëkombësve të tyre. Kanë demonstruar dhe kanë përfituar atë “lëndë të parë”, e cila ka munguar shumë gjatë, e po mungon ende, të cilën duhet ta kemi me bollëk. Ngacmimi i kujtesës na çon në portën e këtij opinioni: Një dialog i (pa) zakontë, madje tonë lartë, mes një qytetari të thjeshtë dhe një zyrtari me (pa) “imunitet”, i (pa)drejtësisë në qytetin e Vlorës.

-Qytetari: “Respektoni ligjin, dhe standardet, shfaqni korrektësi dhe i jepni vlerat e duhura institucionit, votës së Sovranit”.

-Zyrtari i drejtësisë: “Matuni kur flisni, jeni në zyrat e shtetit”!

-Qytetari: “Ndryshoni konceptin zotëri. Ju jeni në zyrat e shtetit, por jeni në shërbim të komunitetit- Ne jemi taksapaguesit xhepa grisur, që paguajmë rrogat e majme tuajat.

-Këtë mision nuk doni ta kuptoni, dhe vazhdoni të spekuloni. -Ndaj duhet t’ua imponojmë ne, qytetarët”, vijoi açik i ardhuri nga jashtë vendit…

Në korridor njerëzit e rastësishëm dhe zyrtarët brenda e jashtë zyrave, mprehën veshët. Askush nuk pipëtinte… Duhet vrarë “frika” e tej zgjatur. Të njohim dhe të zbatojmë të drejtën elementare që ka qytetari i lirë, qytetaria, të drejtën e pa ushtruar: Pushtetin e protestës!

Ishte një zë “guximtarë” nëpër korridoret e institucionit të drejtësisë, i munguar dhe i vetmuar. Duhen shumë zëra, madje kore të tërë në harmoni, dhe të bashkërenduara me thirrjen që bënë përditë midiatika pushteti më i civil. Të shtrihet kudo e për këdo veprimtari kontrolluese e investiguese në çdo skutë, duke monitoruar administratën publike që pjek në “takllai” përditë qytetarët taksapagues, përpara portave të filialit elektrik, etj. Faturistët hijerëndë, që ka zënë qiellin me dorë, duke futur fatura afrofe, dhe të shtuara disa zero pas edhe kur janë vendosur matësit, përpara zyrave të shtetit, në sportelet e gjendjeve civile, në hipoteka e në polici, drejtësi, e kudo! Zgjedhësit, të ndërmarrin inkursione civile, përballë bunkerizimit të administratës, për të emancipuar edhe vet atë e për ta bërë efiçiente, në shërbim të qytetarëve, të qytetërimit që mban peng dhe larg kalatave të Evropës aspiratën e shqiptarëve!

Teksa hidhja rreshtat e këtij shkrimi, më dalin përpara syve, qindra e mijëra njerëz të mbuluar nga zemërimi, me vandak dokumentesh, nga zyra në zyrë, nga gjykata e shkallës së parë, deri tek ajo më e larta, e rikthim në pikën zero, përsëri çështjen për gjykim nga fillimi. Të mos mjaftonte skamja e skajshme! Kaq të mallkuar qenkemi? Pse ky mallkim kaq i gjatë- pyesin njerëzit?! Por duhet përballuar dhe ky haraç kaq i madh në një vend të vogël?!

LËVIZJET QYTETARE, EMANCIPOJNË POLITIKËN

Ajo që thuhet sot me plotë gojën dhe jo pa shqetësimin e së nesërmes nga shoqëria shqiptare është: Mosbesimi tek organet e besuara të rendit dhe padrejtësia nga organet e drejtësisë së vendit. E gjitha kjo e rezultuar nga përjetimi, vëzhgimi, e përfundimi mbarë qytetarë dhe i nën monitoruar nga organizmat euro-amerikane, ku Shqipërisë i apelohet përditë: “Luftoni krimin e organizuar”. “Të drejtat e qytetarëve shqiptar nëpërkëmben përditë nga administrata shtetërore dhe nëpunës edepsëz”! “Drejtësia shqiptare e korruptuar”, apelon përditë Evropa. Përpara mikrofonave qytetarët shënjestrojnë organet e drejtësisë si më të korruptuarat dhe të komprometuarat! Përballë këtyre paudhësive, e gjendur qytetaria, përditë sfilitet përpara portave të administratës shtetërore, ende nuk po e gjen rrugën e vërtetë të saj. “Të bëhemi qytetar, të prodhojmë prijës”. “Të marrim në duar ligjin dhe fatin e vetvetes, përpos bilancit drithërues”: “Nuk kanë mjaftuar mbi 22 vjet të tranzicionit për ne shqiptarët e vegjël, që politika, shteti të prodhojë progres, prosperitet, harmoni, bashkëjetesë në komunitet! Pothuajse të gjithë shqiptarët, afro 3 milion, janë në konflikt të hapur me administratën, mes njeri-tjetrit. Nuk mund të gjendet një njeri, qoftë për “rasat” të mos ketë hapur gjyq, apo ta detyrojnë të hapi gjyq edhe kur nuk lypset. Shqiptarët po sfiliten përpara dyerve të institucioneve, përballë bunkerzimit të administratës, faturave afrofe të elektrikut, etj. Kështu, vet administrata shteti, nuk kthehet në nxitëse e konfliktit dhe i krimit, që flet hapur: “Vetveproni”.  “Vrisni veten”. “Hidhuni, kruani xhepat”… Pra ky është “shteti i shërbesave” (kupto) i pengesave” që aspirojnë qytetaria”?! Aty ku nuk funksionon gjyqësia ka vepruar vetgjyqësia. Dhe faktet, pra krimet janë me bollëk! Vetëm krim-prona ka kushtuar 8000 viktima. Përgjegjësia e pozuar e politikës, dhe e administratës shtetërore dhe jo vetëm e atyre, por dhe e qytetarisë, është e dyfishtë, pa u ngritur ende në rolin e vet, të marrë në duart e saj fatin e demokracisë, të mbrojtjes së vlerave e të qytetërimit, siç veprojnë shoqëritë civile, europiane. Në derën e drejtësisë, ngrinte zërin e arsyes, qytetari, protestonte në mënyrën e vetë, por duhen edhe të tjera mekanizma. Nëpunësit e shtetit nuk janë Zotat, të bëjnë dhe të sillen si padronë me të drejtat e qytetarëve, t’i nëpërkëmbin ata! “Përballë këtij, bunkerizimi açik, duhen shumë zëra, e bashkim zërash! Madje të buçasin në kore, përpara portave, deri në zmbrapsjen e spekulatorëve, me pushtetin dhe në shtetin, ku e kur dhunohen të drejtat elementare të qytetarëve, sot për të emancipuar politikën kokëforte, të paudhë dhe shoqërinë e nesërme.

PËRBALLË DREJTËSISË

Përpara drejtësisë përfundoi edhe ish-presidenti i Pakistanit Perves Musharaf. Krahasimi është drithërues. Kush nga vendet e lindjes, të ish një sistemi e ka pësuar kaq rëndë, e kaq gjatë plagët e kthesës të tranzicionit, ndonëse më të mëdhenj dhe shumë më të lehtësuar kanë kryer transformimin. E prekshme sa dhe e dhimbshme është në përditshmërinë e shoqërisë së sotme, e cila më së shumti me koshiencën e vet, ka vetzgjidhur, ka mundur të verë në vend drejtësinë e munguar, të realizojë ekuilibrat e prishura nga politika dhe nga administrata konfliktuale. Fatura e qetësisë dhe e rendit, nëse do të monitorohej, do të shpallte për autor fitues, qytetarinë shqiptare se sa organet dhe autoritetet zyrtare.

Për cilindo në jetë dhe për në shqiptarët mbetet jetike: Sigurimi e garantimi i të drejtës qytetare, krijimi i besimit tek organet, shtetërore ato të ruajtjes së rendit dhe prekja e drejtësisë nga organet e drejtësisë. Vet realiteti i sotëm pozon se këto institucione, të së njëjtës, në piramidën shtetërore, nuk funksionojnë me kapacitetin e duhur dhe përcillen me një përqindje minimale në angazhimin dhe përkushtimin tek polici, nëpunësi i gjendjes civile, të  prekshmit nga qytetarët që garantojnë shërbimin, qetësinë dhe rendin e qytetarit. Njerëzit nuk çmojnë, (dhe shënojnë) ato që premtohen, por vlerësojnë ata që realizojnë! Jeta, qetësia, prona dhe e drejta e qytetarit, bashkëjetesa në komunitet, rregullohen e funksionojnë me ligje të formuluara dhe rregulla të pa shkruara. Garantohen nga organet specifike të zgjedhura nga vota e zgjedhësve. Këto realizohen sigurisht, kur nga këto organe të ngarkuara me ligj, ekziston vullnet i prekshëm dhe prodhohet energji për të realizuar misionin. Marrëdhëniet mes qytetarit të pambrojtur dhe organeve të rendit dhe të drejtësisë, për të mbrojtur të drejtën dhe liritë e qytetarit, ende janë të brishta, jo për fajin e vetë e vetëm të shoqërisë, e cila ende shfaqet skeptike dhe e ka të dobët besimin ndaj tyre! Në këto rezultate, në gjithë jetën e qytetarëve, në marrëdhëniet me administratën shtetërore, thuajse e konfliktuar ndodh edhe nga mos veprimi i ndërsjellë. Nuk rezulton vetëm pamundësia për të vepruar, por më së shumti rezulton paaftësia e pozuar dhe korrupsioni që ka mbuluar këto organet, të cilat dëmtojnë rëndë të drejtën e qytetarëve dhe aspiratën e tyre, vrasin edhe besimin për të nesërmen e një shoqërie të evoluar dhe të emancipuar!

Polici i rendit, nëpunësi i thjeshtë i administratës, prokurori e gjyqtari në gjithë piramidën shtetërore, janë shëmbëlltyra e shtetit, jo nga pamja vizuale. Ata janë pasqyra e shtetit, vetë shteti i qytetarëve, të sotëm dhe  “fidanishtja” e nesërme e shtetit! Ajo që ende rezulton edhe tashmë se; administrata e përfshirë në politikë dhe e përzgjedhur nga “Vatha” e saj, ka synimin permanentë të vetin, si aksiomë fondamentale: “Për të rrëmbyer e jo për të shërbyer”.

Administrata e shtetit e punësuar dhe e përzgjedhur me statusin e militantit, kur i largojnë nga puna kërkojnë të “mbrohen” me statusin e nëpunësit!

Shteti i mbushur me “Guxhufët”, shënjestronte premiera e kohëve më parë, shfaqur nga trupa e teatrit “Petro Marko”- Vlorë!