Zamira Çavo: Një javë – sa për një mandat

1142
Sigal

Java që vjen do të jetë me siguri një javë e mbushur me shumë zhurmë por edhe me shumë veprime politike.
– Opozita përgatitet për protestën e “jetës së saj”. Pasi ka thënë 2000 herë se “Sot është dita kur të shporrim narkotrafikantin Rama” Basha kam frikë se e mendon me të vërtetë, se 26 qershori do jetë dita e tij! Por do të vazhdojë të “protestojë” me kauza të djegura, pasi nuk ka as kulturën politike, por as mundësitë morale. Ai dhe bashkë me të dhe Berisha, dihet që janë gati t’i vënë zjarrin Shqipërisë vetëm me një qëllim: Të shpëtojnë veten duke pretenduar të ngrihen në lartësinë e aktorit të rëndësishëm të politikës.
– Opozita nuk ka strategji politike dhe sot është me e pabesueshme se kurrë! Ndaj, nëse nxit rrëmujën dhe dhunën përfundimisht është e djegur në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe, natyrisht edhe në sytë e shqiptarëve.
– Kryeministri do vazhdojë të pëlqejë mendjen e tij duke dëshmuar për të qindtën herë se është i vetëdijshëm për autoritetin absolut që ka në Partinë Socialiste, madje dhe në një pjesë të madhe të njerëzve. Kjo do të thotë që do ta shikojmë kryeministrin në emisione, foltore dhe takime me “popullin” ku do flasë për “Kometën” dhe armët bërthamore, por jo për gjendjen e popullit.
– Do shtohen akuzat “idiote” ndaj Arta Markut dhe prokurorisë, e cila nga ana e saj është në gjendje “krize” pasi gjendet nën presionin e vetingut.
– Në pozitën më të vështirë gjendet LSI-ja, e cila, nëse përfshihet në akte dhune në protestë, i shkakton një lëkundje të paparë pozicionit publik të Presidentit. Por edhe po të mos marrë pjesë sërish humbet “aleancën” me PD-në në një kohë kur po afrojnë zgjedhjet lokale.
– Ndërkombëtarët do vazhdojnë ecejaket duke treguar se askush nuk bën dot jashtë “vullnetit të tyre”. Pra, kjo situatë që sigurisht do shkojë si ka shkuar deri më sot, do ravijëzojë aleancat e ardhshme, të cilat luhen në kurriz të popullit por ama bëhen në emrin e tij!
Ndryshimet që presim duan ende kohë të realizohen!