Ylli Dylgjeri: Rrëmbimi i Bashkive akt mafioz!

120

Nga Ylli Dylgjeri:

Rrëmbimi i Bashkive akt mafioz

Pamjet drithëruese me grupe horrash që kërkojnë të rrëmbejnë apo të mbajnë bashkitë në qytetet e vendit janë aktet më të turpshme që publiku ndoqi gjatë ketyre ditëve të nxehta
të korrik- gushtit. Në Shqipëri u godit sërisht civilizimi. Në Shqipëri u godit sërisht brezi i ri.
Në Shqipëri u godit sërisht bashkëjetesa. Në Shqipëri u plagos morali dhe e nesërmja. Regjimi i Edi Ramës, i organizuar tashmë në falanga banditësh, me leva, pinca e sharra e gjithshfarë mjetesh të forta në duar sulmuan godinat ku thuhet se do të projektohet qytetërimi i Republikës!!! Pamje të tilla kemi parë vetëm në regjimet e juntave ushtarake në vendet latine.
Çfarë janë atëhere këto grupe Komitete Shpëtimi? Kujt i duhet ai pushtet vendor i marrë pas këtyre zgjedhjeve që bota ende si ka çertifikuar si të ligjshme e të lira? Për çfarë morali do tu flasin qytetarëve kryebashkiakët që udhëhoqën falangat e sulmit drejt zyrave të bashkive?
Kjo është Rilindja? Ky është dështimi.
Ky ishte turpi i rradhes.Mbajini Bashkitë legena
U pafshi hairin!