Si do bëjmë pa Mogherinin!

524
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi

Edhe para një viti Ministrja e Jashtme e Bashkimit Evropian Mogherin erdhi në Tiranë e artikuloi po ato që tha pardje. Premtoi se Shqipëria do të hapte negociatat me BE-në në qershor të 2018-s. Atëherë, përse vjen përsëi? A, erdhi t’u thotë partive shqiptare, bashkëpunoni që në qershor të 2019-s të vendoset hapja e negociatave? Kaq naiv i mendojnë shqiptarët? Si tha, zonja Mogherin? Unë ju kam në zemër se ju jeni model i “Reformës në Drejtësi”, keni ecur shumë me Reformat, por e keni të vështirë të hapni negociatat! Mogherin ju flet shqiptarëve! Rama mbledh ambasadorët e u kërkon të ndërhyjnë te qeveritë e tyre që të na mbështesin për hapjen e negociatave, për të cilat deklaroi, se u hapen në qershor të 2018-s! Apo mendon se shqiptarët e kanë harruar? Për t’i rikujtuar, le të japin kronikat e qershorit 2018 të të gjitha televizioneve! Mogerinit i mbaroi mandati. Si do durojmë pa të! Sepse ajo si ministre e jashtme e Europës ishte edhe “ndërmjetësuese” midis Vuçiç e Thaçit për ndryshimin e kufijve! Rama e mbështeste projektin me “dhelpëri politike”, duke mos u shprehur asnjëherë hapur kundër ndryshimit të kufijve, por, duke mbështetur marrëveshjen midis tyre. Sipas Kryeministrit Haradinaj, Rama ka kërkuar heqjen e taksës doganore, të cilën dje e kërkoi përsëri në konferencën e shtypit edhe Mogherin. Po si mund të guxojnë e t’i kërkojnë Haradinaj një marrëveshje për heqjen e taksës, kur Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën dhe deklaron se nuk do e njoh kurrë? Nëse Kosova nuk është subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare me Serbinë, si mund të legjitimohet marrëveshja? Logjikë alla Mogherinçe! Mendësi politike lindore e drejtuesve të institucioneve perëndimore. Nëse BE-ja funksionon kështu, le të shpresojmë që zgjedhjet parlamentare të BE-së, do sjellin drejtues me kulturë politike perëndimore. Atëhere edhe Mogerinët e Hahnët do harrohen Përgjithmonë!