Prostitucion, organizatë kriminale, bie në pranga në Tiranë 50-vjeçari

578
Sigal

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa akuza në Itali është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimit drejt shtetit fqinj.

Sipas të dhënave zyrtare, seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirë organizuar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit A.L., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ja njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një tjetër  shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë,  i kërkuar për disa vepra penale.

Në vijim të punën për kapjen e personave  të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirë organizuar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

A.L,,50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Napolit/ Itali e ka lëshuar urdhër arrest për këtë shtetas  për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale”, “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga  nenet 81,110, 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.