Operacioni për makinat luksoze, bllokohen 5 automjete në Gjirokastër

453
Sigal

Në kuadër të operacinonit për kontrollin e makinave të luksit pa dokumente, të vjedhura apo me ndërhyrje në numrin e shasisë, janë bllokuar 5 automjete në Gjirokastër.

Pronarët e 5 makinave të bllokuara nuk janë me precedentë penalë por automjete kanë rezultuar të vjedhura nga personat që i kanë shitur kundrejt pronarëve aktualë. Deri më tani në Gjirokastër janë ndaluar për verifikim 50 makina.

Kotrollet kanë vijuar në disa zona në vend dhe më herët janë raportuar edhe 10 makina me probleme, të vjedhura e me shasi të modifikuar.

Në verifikim janë marrë një numër i konsiderueshëm automjetesh dhe sakaq njoftohet se janë ngritur pika kontrolli gjatë gjithe kohës në disa qytete kryesore të vendit.

Automjetet e kontrolluara janë prodhime të vitit 2015-2020 dhe pas verifikimit makinat që nuk rezultuan me probleme u kthyen te pronarët.

Kurse për makinat me probleme, pas bllokimit po vijon procedura për verifikimin e tyre, ku të dhënat do të kalojnë në filtër edhe nga OFL.

Bëhet me dije se në komisariatin e Tiranës rreth 10 makina janë në proces verifikimi. Mjetet verifikohen në sistem nëse janë vjedhur, ndërsa për ndërhyrje në shasi vëzhgohen nga ekspertët.