Me pistoletë dhe një shumë eurosh, çfarë deklaroi Vladimir Gjuta pas ndalimit nga Garda

502
Sigal

Ne momentin qe eshte ndaluar nga gardistet, Vladimir Gjuta ka qene ne koke një kapele LOUIS VUITTON dhe një çantë krahu Gucci që ishte e fryrë.

Keshtu kane thene per Top Channel dëshmitarë okularë që kanë parë skenën e ndalimit të Vladimir Gjutës nga pese efektive te gardës.

Sipas burimeve policore, Gjuta pas ndalimit ka thënë se ndodhej në zonë për një transaksion financiar. Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro.

“E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove” ka deklaruar Gjuta.