“Pse u shfaq “Minishengeni: Ballkanik”?!

155

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Pse u shfaq Minishengeni Ballkanik”!

“Pse u shfaq Minishengeni Ballkanik”! Dje u shfaq, si ide është shumë e vjetër Minishengeni. Pse u shfaq pa pritur? Pse Rama e mbështeti me entuziazëm, duke sfiduar edhe BE? Të paktën dy faktorë të rinj e detyruan shfaqjen.

Së pari. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë sollën në pushtet faktorë të rinj politik. Albin Kurti deklaroi se grupin që do të udhëheqë dialogun me Serbinë do e udhëheq vetë, jo Presidenti Thaçi.

Së dyti. Edhe Franca vendosi të mos hapen negociatat me Shqipërinë.

I vetmi favor që Makron i bëri Ramës është mos ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. Uau, po Rama ka deklaruar më 2017, 2018 edhe në shtator 2019, se negociatat ishin hapur! Dje i dëshpëruar iu kundërvu edhe Evropës! Ai befasoi si diletant politik, kur u shpreh se nuk mund të jemi “parcelë eksperimentale e BE”! Sa shpejt u bë marrëveshja për Minishengenin? Kush e dinte dhe kush e miratoi në Shqipëri idenë e Ramës? Askush. “Vetëvendosi” Rama për t’i dhënë jetë idesë së Jugosllavisë, të zbatuar nga Vuçiç.