MSA dhe heshtja e Ambasadorit Luigi Soreca

183

Analizë nga Engjëll Musai/ Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet është analiza dhe pasqyra e situatës së vërtetë në Shqipëri në të gjitha fushat. Ky raport i bazuar në faktet konkrete dhe parimet e BE-së përbën edhe leksionin më të mirë për “Vilën e parfumosur” të z.Soreca

Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit dhe heshtja e ambasadorit Luigi Soreca

Engjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

Shqipëria nga ana e saj firmosi në fillim të qershorit 2006 në Luksemburg Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit me Bashkimin Evropian. Aktualisht, vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia) janë në fokusin e Procesit të Stabilizim Asociimit (PSA). Marrëveshje Specifike të Stabilizim Asociimit (MSA) janë zbatuar me vende të ndryshme të Ballkanit, e të cilat në mënyrë të qartë përfshijnë dispozita për anëtarësimin e ardhshëm të vendit në BE. MSA-të janë të ngjashme në parim me Marrëveshjet e Evropës të nënshkruara me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në vitet 1990 dhe me Marrëveshjen e Asociimit me Turqinë. Po ku është Shqipëria sot? Cili është roli i përfaqësuesve apo “gjyqtarit” të BE-së, i cili ka për detyrë dhe mision të ndjekë të gjitha angazhimet e Shqipërisë, të nënshkruara që në 2006-n? Po milionat për ekonominë, transparencën financiare, garancitë politike, partneritetin dhe paqen me fqinjët, krimin, korrupsioni, drogën, kanabizimin e vendit, i cili në ketë pranverë të 2019-s ka gjelbëruar fushat, kodrinat dhe malet nga Jugu në Veri, edhe nga Lindja në Perëndim. A e njeh këtë situatë misionari i BE-së në Tiranë Luigi Soreca? Sigurisht e njeh, por hesht? Dhe pse hesht, këtë më mirë se ai vetë e dinë qytetarët shqiptar, të cilët e konsiderojnë si të “kapurin” e Rilindjes së qeverisë Rama. Nuk ka asnjë dyshim që Soreca po ndjek rrugën në të cilën pati lënë parfumin e saj paraardhësja Vllautin. Kur e shikon ambasadorin Soreca që shëtit si “Robert Çamçakëzi “ nëpër kantierin gërmadhë të vendit, kur takohet me “kadinjtë e rinj” produkt i të ashtuquajturës reformë në drejtësi për të cilën janë harxhuar rreth 80 milionë euro të taksapaguesve evropianë, të vjen për të qarë ,se ku është katandisur populli shqiptar që më kot shpreson nga të tillë derdimenë të trullosur nga afshi i hashashit dhe parfumit të lënë në vilën e BE-së, të blerë me dyfishin e çmimit të fqinjëve të vet. Soreca duhej të kërkonte ndjesë për votimet e turpit të 30 qershorit. Por ai jo vetëm që nuk e bëri, por edhe nuk foli kur shikonte qendra votimi me 1 dhe 2 anëtar në tavolina. Sorca duhet të shkëputet nga ”zinxhirët” e rilindjes dhe shoqërueset e administratës Rama të veshura me minifund dhe me minimendje në kokë. Ambasadori Soreca duhet ta lexojë me kujdes marrëveshjen e MSA që Shqipëria ka firmosur me BE-në dhe të nxjerrë konkluzionet, se ku është vendi ynë me kërkesat e kësaj marrëveshjeje. Ku është Kushtetuta z. Soreca dhe a ka kush përgjegjësi për mungesën e respektimit të saj? A e dini ju z.Ambasador që Republika ka një Dekret Presidencial, apo duke qenë palë, apo të kapur nga kanabistët dhe koncesionistët e ‘Rilindjes’ heshtni? A i ndiqni mediat tuaja italiane dhe ato më gjerë, meqenëse jeni përfaqësues i BE-së? Ju keni një përvojë të gjatë nga kjo fushë. Po krimi dhe korrupsioni? Po PPP-të i shikoni? Po Raportin Përfundimtar të OSBE/ODIHR-it e keni dëgjuar apo keni parë atë të Elisës si variant? Shpresoj të mos keni ngjyer edhe ju gishtin si disa përfaqësues të tjerë dhe paraardhës tuaj në këtë vend të varfër që po merr arratinë në Evropë dhe çdo cep të botës. Meqenëse minifundet dhe minimendjet që nuk kuptojnë, nuk dinë të lexojnë, pale t’ua shpjegojnë të paktën këtë sektor po ju citojmë një pjesë të parimit të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit:

MSA, është një praktikë e Bashkimit Evropian, e cila lidhet me ato shtete, të cilat angazhohen për t’u futur në BE. Në bisedime me vendet që kanë shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, BE zakonisht përfundon marrëveshjet e tilla në këmbim të angazhimeve për reformën politike, ekonomike, tregtare ose të të drejtave të njeriut në atë vend. Në këmbim, vendit mund t’i ofrohet qasje pa tarifa në disa ose të gjitha tregjet e BE-së (mallra industriale, produkte bujqësore, etj.), si dhe ndihmë financiare ose teknike. Me anë të kësaj marrëveshjeje lidhet ekonomia e vendit që synon anëtarësimin, me atë të Bashkimit Evropian. Si rrjedhojë ka shpresa të shumta për një stabilitet më të lartë, përpara se të fillojnë bisedimet konkrete për anëtarësim në BE. Por jo vetëm që duhet të arrihet të forcohet ana ekonomike e shtetit që kërkon të anëtarësohet, por dhe ajo politike. Marrëveshja synon mënjanimin e të papriturave jo të këndshme ekonomike përfshi këtu integrimin në të ardhmen në tregun e lirë me BE-në, si dhe mënjanimin e hapave prapa të çfarëdo lloji qofshin ato në vendet, të cilat do të nënshkruajnë marrëveshjen.