Ironizon Publicisti Ylli Dylgjeri: Reagime e Ndërkombëtarëve pas Vendimit të Gjykatës për çështjen Tahirin

533
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri:

Reagime e Ndërkombëtarëve pas
Vendimit të Gjykatës për çështjen Tahirin

Gjermani
Merkel: jam e shokuar në Gjermani, vetëm modelet që zihen nëpër pasarela dënohen me shërbim prove!

Maqedonia e Veriut
Gruevski i ka çuar fjalë Tahirit të paguaj sa do, veç më mëso si e zgjidhe me gjykatën, se jam gati të kthehem në Maqedoni e të punoj nja tre vjet nëpër kopshte se u çmenda në Hungari.

Francë
Sarkozy i ka thënë gruas së vet Carla Bruni: nderhy te Rama të marr shtetesi shqiptare që
te gjykohem atje se qenkan shumë njerezore Gjykatesit shqiptare dhe nese shkojme ne Shqiperi nja tre vjet ti kendon me fondet e qeverise e une bëhem puntor skene me shërbim prove.

SHBA
Trumpi ka marrë në tel Putinin dhe e ka pyetur:
Ore a ka ndërhyre Rusia në gjyqin e Sajmes se ne e kishim mbyllur që të denohej. Si ka mundësi?

BE, në Tiranë, Soreca:
Se kam lexuar ende Vendimin e Gjykatës

Komuniteti Rom:
Tahir!
Lluku – lluku babashta?