Hyqmet Zane: “Ndryshimi” që mbolli shkatërrimin në çdo sektor jetik

156

Kur Qemal Stafa shkroi hartimin e famshëm me temën “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re lulëzon gërmadhash”, nuk di se për cilin ndryshim e ka pasur fjalën dhe për cilën jetë të re që lulëzoi e kishte idenë ai. Por Qemali iku shpejt, tamam si për t’i thënë atij pa fjalë që “ti Qemal nuk duhet të shohesh me sytë e tu se si u përmbys Shileri dhe hartimi yt idealist se në këtë vendin tonë u mboll e keqja në çdo gjë”.

Ndoshta edhe në atë jetë ku e çuan skenarët e asgjësimit të idealistëve atë djalë të ri në lulen e rinisë dhe me ideale të larta, shpirti i Qemalit nuk ndjehet mirë, edhe vuan dhe kurrë nuk ka për ta tretur dheu pa u bërë ky vend siç ai e ëndërroi dhe e shkroi. Se vërtetë që Qemali dhe idealistë si ai e kishin mirë që të ndërtonin një jetë të re, por nuk ishin dakord Miladini, Dushani dhe Vukmanoviçi me Velimirin që mund të kenë ideuar edhe eleminimin e  tij. Vuajtja ma e madhe është se ai Qemal djali që mendoi dhe luftoi për një Shqipëri të re, nuk e kish menduar se ajo ideja e tij “komuniste” nuk ishte e vërtetë, se gjaku i tij dhe i dëshmorëve, djem e vajza në lule të rinisë, nuk u vu në themelet e Shqipërisë sipas idealeve që ata luftuan dhe që e kishin si busull hartimin e  Qemalit të tyre të dashur. 45 vitet e diktaturs që u mboll dhe u lulëzua në Shqipëri, nuk mjaftuan siç duket për të bërë realisht “gërmadhën” e një sistemi  që nuk po i dihet fundi. Në emër të “Shqipërisë së lirë dhe demokratike” u lulëzua “Shqipëria e izoluar dhe diktatoriale”. Në emër të jetës së lulëzuar  për shqiptarët që do të hanin me lugë floriri, ky popull hengu bar dhe në dhe iu zhdukën kockat në emër të popullit, pa e ditur as populli se çfarë bëhej në emër të tij. Më keq akoma, u ndërtua njeriu i ri me ideale komunsite që nuk kishte as fe, as din e as iman, siç thotë fjala. Sot ai njeriu i ri ndodhet në pushtet, komandon vendin dhe po përsërit shaktërrimin e ëndrrave për “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Kushdo qofshin të majtë apo të djathtë, mjaft të bëjnë një retospektivë të shpejtë të asaj çfarë kanë kaluar shqiptarët në 45 vitet e diktaturës dhe në këto rreth 30 vitet e tranzicionit demokratik, do të kuptojnë se çdo gjë mund të jetë bërë në këtë vendin tonë, por veç një gjë nuk u bë aspak mirë, nuk u hodhën themele për të zhdukur gërmadhat e kohës siç ëndërronte Qemali, që ideuan Azemi dhe të gjithë ata që menduan të ndërtonin një Shqipëri të lirë dhe demokrtatike.

Duket sheshit se “ndryshimi” që kërkohej ia ka lënë vendin idesë së unit që bën si do ai, si mendon ai, si i fandakset atij. Duket sikur ne nuk mund të rrimë dot pa atë mendjen e marrë që në emër të ndryshimit mbjell shkatërrimin, në emër të drejtësisë bën padrejtësi, në emër të demokracisë bën diktaturë të një lloji të ri, në konceptimin e asaj që thuhet se po ndërtohet. Në fakt po ndërtohet vetëm për të pastruar paratë e oligarkëve me ndërtime të mëdha shumëkatëshe në një hapësirë të qendërs së Tiranës vetëm e vetëm pse kështu e do ai, i pari i vendit që çdo pëllëmbë tokë kërkon ta zaptojë me ndërtime që nuk sjellin ndryshim, por që prishin autoktoninë dhe identitetin për të cilin ai fliste dikur.

Pyetja që shtrohet është se: ku është ndryshimi që janë ushqyer elektorati i tyre nga partitë politike? Majtas e djathtas gjithnjë e kemi dëgjuar fjalën “ndryshim” po vetëm ndryshim nuk kemi parë. Nuk mund të kuptoj ndryshim ndërtimet e larta dhe fasadat e  lyera, nuk mund të kuptoj ndryshim pedonalet dhe këndet e lojrave. Ndryshim do ta kuptoja unë dhe shumë shqitparë kur vendi ynë të bëhej i dashur për rininë që të punonte, të rrinte këtu në vendin e vet dhe të mendonte me punë për të ardhmen me shpresë për një jetë më të mirë.

Se gjithçka mund të ketë në këtë vendin tonë, edhe punë mund të ketë, pro më shumë se kaq ka njerëz që dinë t’i bëjnë këto punë, që janë specialistë të lartë dhe në profesione të ndryshme, por ikin, ikin dhe bëhen të dobishëm në shtetet evropiane si të integruar përpara të tjerëve në këtë Evropë që duam të shkojmë. Por ç’t’i bësh mendjes së mbrapshtë që jo vetëm nuk sjell ndryshim, por shprehet se “punë ka, specialist nuk ka”. Hajde mere vesh abc-në  e këtij njeriu që në vend që të sjellë ndryshim, shkatërron shpresat e shqiptarëve që ikin e ikin.

Fakti që emigracioni është bërë me shumicë dhe atdheu po u bëhet i huaj të rinjve dhe moskthimi i atyre që kanë ikur në 30 vjet të bën të mendosh se në këtë Shqipëri, në vend të shpresës është mbjellë humbja e saj, në vend të ndërtimit të jetës është kthyer shkatërrimi në familje dhe në shoqëri, po aq sa edhe është lulëzuar krimi dhe vjedhja e çfarëdolloj nga bankat, tek dyqanet e thjeshta e deri edhe qytetarin si individ, që do të thotë se varfëria e madhe po shitet si ndryshim dhe rilindja e këtij vendi po kthehet në një zhgënjim të madh nga kazani i shkatërrimit.

Bisedoj me kategori të ndryshme qytetarësh, të rinj e të vjetër, burra e gra dhe në një formë a në një tjetër kuptoj se të gjtihë e kanë mendjen tek gjetja e rrugëve të shpejta të pasurimit sipas modelit që këtë e bëjnë oligrarkët me të gjitha mjetet me lejen e qeverisjes dhe përse mos ta bëjmë edhe unë në forma të ndryshme, të thonë ata. Është fatkeqësi dhe shkatërrim që një i burgosur për krim nuk e pranon se ka bërë ndonjë krim duke e cilësuar atë si normalitet, si një punë për çështje jetike dhe që këtu e kanë sjellë shumë rrethana nga drejtësia e “korruptuar” etj. tamam siç edhe shprehet kreu I qeverisjes që nuk ka bërë asgjë të keqe, gjtihçka e ka bërë me ligj, duke mos rpanuar që ka shkatërruar dhe po burgos mendimin për të ardhmen..

Edhe brenda një bugu ka ndryshime në kushte dhe në sjellje ndaj të burgosurve dhe të burgosurit ndaj njeri tjetrit, por të gjtha këtoi nuk i shërbejnë rehabilitimit të njeirut për të kuptuar fajin, por janë si një mudnësi për të qenë pak kohë më i qetë për momentin se sa del i varfëri njeri ose e vrasin ose ai vret përsëri sipas parimit të hakmarrjes që gjithësesi nuk është ndryhsim. Shtimi i burgjeve dhe i numrit të të burgosurve, janë treguesi në rritje i kriminalitetit dhe pasigurisë si një nryshim për keq në jetën e këtij populli.

Kudo dhe për çdo gjë ka një mentalitet të ndryshuar se institucioni apo puna e tij duhet t’i shërbejë interesave personale të tij dhe nuk ka asnjë ndryshim në konceprtimin e qëllimit të institucionit që ekziston. Këtë e shikon që nga univesritetet dhe deri tek Akademia e shkenvave, këtë e shikon që nga marrja në punë e të paaftëve me konkurse të porositur e deri tek vjedhja me ryshfet si koncept dhe mënyrë jetese.

Të gjitha këto janë një ndryshim për keq që të kujtojnë nisjen e asaj mënyrë jetese pas të ashtuquajturit çlirim të vendit ku nisi një jetë për të ndërtuar sipas idealve të Qemalit dhe të tjerëve dhe që u bë një shkatërrim i njeriut deri në atë realitet që e dimë të gjithë. Nëse para 30 vjetësh e donim Shqipërinë si gjtihë Europa, sot as Europa nuk na pranon se kemi shkatërruar gjtihçka në jetën e këtij vendi deri tek përdorimi i fesë për qëllime pushteti nga nejrëz që penertorjnë kudo sipas modelit të cilësuar rilindje për të shkatërruar, gjoja ndryshim për të zhgënjyer një populli kërkonte mirësinë që nuk e pa asnjëherë ndryshimin e vërtet dhe sot mallkon veten që lindi në këtë vend sa edhe Dritëroi i madh është shprehur se “U pa fati ynë që kur lindëm në Shqipëri”.

Është e qartë se nuk mund të shkelen etapat e zhvillimit të një vendi se kështu do ai apo ajo që vendoset në krye. Etapat janë të tilla që duhen respektuar një pas një, duke kaluar nga një stad në tjetrin më lart, tamam siç është shprehur filozofikisht Friedrich Nietzsche, kur ka shkruar se “Ai që do të mësojë të fluturojë një ditë, duhet së pari të mësojë të rrijë në këmbë, dhe të ecë dhe të vrapojë, dhe të ngjitet, dhe të kërcejë; Nuk mund të shkosh në fluturim për të mësuar fluturimin”. Pikërisht për këtë filozofia europiane nuk na pranon dhe filozofia amerikane nuk  e koncepton aspak se si mund të ndërtohet një vend pa ndërtuar dhe ndryshuar çdo individ të atij vendi.

45 vitet e diktaturs që u mboll dhe u lulëzua në Shqipëri, nuk mjaftuan për të bërë realisht “gërmadhën” e një sistemi  që nuk po i dihet fundi. Në emër të “Shqipërisë së lirë dhe demokratike” u lulëzua “Shqipëria e izoluar dhe diktatoriale”. Në emër të jetës së lulëzuar  për shqiptarët që do të hanin me lugë floriri, ky popull hengri bar dhe në dhe iu zhdukën kockat në emër të popullit, pa e ditur as populli se çfarë bëhej në emër të tij