Engjëll Musai: Arrestimet e ndërtimeve: Ca të nënës e ca të njerkës”

154

Engjëll Musai

Drejtor i Telegraf

Arrestimet për ndërtimet, “ca të nënës dhe ca të njerkës”

 Prokuroria shfaqet në konferencë shtypi e jep hollësi për të arrestuarit në Tiranë

Ditën e djeshme policia e Tiranë ekzekutoi dhjetëra urdhër-arreste në Farkë, Kashar e Vorë, lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Në pranga kanë rënë ish-kryetarë komunash, zyrtarë të tjerë, arkitektë e qytetarë. Ditën e sotme, prokuroria ka dalë në një konferencë ë jashtëzakonshme për shtyp për të dhënë të tjera hollësi lidhur me ndalimet e djeshme si dhe me hetimet për çështjen në fjalë. Sipas organit të akuzës, funksionarët publikë akuzohen se kanë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin. Ndërsa drejtuesit teknikë dhe ligjorë akuzohen, se kanë shkelur ligjin, duke nisur nga aktet e kolaudimit dhe deri te leja e shfrytëzimit të objektit, të cilat mungojnë në disa dosje të banesave të dëmtuara. Deri tani, sipas prokurorisë, janë ndaluar 31 persona, kryesisht ish-zyrtarë e ndërtues, ndërsa në kërkim janë shpallur të tjerë persona, 6 prej të cilëve sipas Elisabeta Imerajt janë jashtë vendit. Vlen të theksohet, se zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit ishin Durrësi e Thumana ku ndodhën pjesa edhe më e madhe e vdekjeve dhe dëmeve materiale.

Paradoksi dhe ajo që nuk u tha nga organet e hetimit dhe policisë

Por ajo që nuk u tha në këtë konferencë ka të bëjë me fakte:

  • Përse zona e Dajtit, e cila është masakruar nga pasojat e tërmetit u anashkalua?
  • A e dinë organet e hetimit dhe ato të policisë së ka një muaj që “gjobëvënësit” e ndërtuesve kanë mbledhur para nga firma ndërtimi për mos denoncimin tyre në organet e hetimit dhe riparimin urgjent të dëmeve të shkaktuara?
  • Sa para janë marrë?
  • A ka nisur hetim për këta persona?
  • Kush janë të besuarit e pushtetit lokal dhe partisë në pushtet që vunë gjoba?

Ja këto prapaskena janë më të rënda se ato që të gjithë i pamë.

  • Përse nuk bëhet zyrtare sa ballë ishte tërmeti dhe sa ishte kohëzgjatja e tij?
  • Sa kanë ndikuar numri i tërmeteve të rëna duke filluar që nga ai i 22 shtatorit deri më nëntor dhe javën e parë të dhjetorit?
  • Pse nuk u tha një fjalë për gatishmërinë e strukturave dhe talljen që bënë para fatkeqësisë Elisa Spiropali dhe simotra e saj G-99 Olta Xhaçka?
  • Po për ata që legalizuan para fushate, gjatë dhe pas saj sikurse është ALUIZNI dhe kreu i saj Artan Lame, i cili zbarkonte me thasë letrash të legalizimit, pse nuk merret në hetim nga prokurorisë dhe krimi ekonomik?

Ka shumë objekte që janë legalizuar pa pasur asnjë garanci në konstruksionin e objektit. Dhe shkaktar është AlUIZNI i zoti Lames. Arrestojeni Artan Lamen dhe hapini dosjet dhe do të shikoni ‘xhevahire” të padëgjuara.

  • A e di prokuroria dhe policia se në Tiranë, në Rr. I. Dollaku, pallati 21 nuk dihet se nga kush është shpallur i pabanuar dhe mbi 20 familje kanë braktisur shtëpitë?
  • Përse nuk jepet dokument zyrtar nga IKMT dhe Bashkia Tiranë, nëse ky objekt është apo jo i banueshëm?!

Njerëzit kanë kredi ,i kanë të siguruara dhe organet përgjegjëse heshtin. Nga nesër do ketë një analizë edhe më të detajuar dhe zgjeruar në lidhje me përfshirjen e shumë funksionarëve shtetërorë, publikë, partiakë në lejet e ndërtimit, legalizimet, dhe pse disa shikohen me syrin e nënës dhe disa me të njerkës. Doni drejtësi, fillojeni me Kryeministrin dhe vazhdoni me agallarët e ALUIZNI-t, kryebashkiakët oligarkë e me radhë.