Akademik Artan Fuga: Korrupsioni në universitete nuk zgjidhet me policë, por me politika

666
Sigal

Profesori i njohur Artan Fuga thotë se korrupsioni në universitete nuk zgjidhet me policë por me politika. Akademiku Fuga: Bindja ime, që ndava me studentët është se, korrupsioni në universitete nuk zgjidhet me policë por me politika. Edhe policët duhen kur ndokush kthehet në hajdut xhepash dhe fut dorën në xhepat e studentëve. Por, ne na duhet një model tjetër universitetesh në Shqipëri, ky i sotmi është: i dalë dore, i dalë kohe dhe i dalë boje. Vlerësimet e Akademikut Artan Fuga u bënë gjatë një takimi me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku kanë diskutuar për temën e korrupsionit në Arsimin e Lartë.