Enton Abilekaj/ Murrizi me shokë janë llumi që paguhen nga Bego i Ballës

431
Sigal

Analisti Enton Abilekaj nga një studio televizive ka bërë një denoncim të fortë lidhur mbi deputetët e opozitës parlamentare, të cilët sipas tij duke u fshehur pas kërkesës për lista të hapura, po paguhen me rroga në lokalin e Edmond Begos, duke u vënë në shërbim të Taulant Ballës dhe Edi Ramës.

I pyetur për këtë akuzë e cila cilësohet e rëndë, Abilekaj jo vetëm që nuk u tërhoq nga kjo akuzë, por e tha me bindje edhe kur u ripyet nga moderatorja.

‘Problemi është deformimi i vullnetit të njerëzve. Këto ndryshime kushtetuese që bëhen pa miratimin e opozitës, bëjnë që një votues i LZHK ku ka koalicion kur shkon me koshiencën e plotë të votojë LZHK-në, është kjo parti që do ta marrë votën e tij, ose një nga partitë e koalicionit që kalon pragun.

Por nëse Dash Shehi nuk është në koalicion, vota mund të shkojë në favor të PS-së.

Kjo është edhe arsyeja pse mblidhet hashashi. Dhe po të llogarisim edhe 100 mijë vota që PS ka në administratë mund të shkojë në 200 mijë vota.

Dhe me këtë vota që mund të shkojë barabar me PD-në. Nuk i zhbën hapja e listave koalicionet. Ata që duan hapjen e listave, janë shumë idiotë, dhe tregon shterpësinë e ideve. Të kërkojnë partitë që nuk kanë vota, të ngrihet pragu me 5 përqind, kjo është kamikaze. Këta bëhen kamikazë sepse janë njerëz që paguhen  nga Edmond Bego dhe nga Taulant Balla. Kjo është një kauzë që dëmton vendin, që e çon vendin në kaos total.

Me këtë që po bëjnë këta llumi i opozitës, këta po izolojnë vendin. Po, po, në lokalin e Edmond Begos i marrin paratë. Nuk ka lidhje listat e hapura me koalicionet parazgjedhore. Ky është konkluzion i llumit të opozitës parlametare. Këta janë llum i opozitës në shërbim të Ramës.

Ky llumi argmentoi që listat e hapura përjashtojnë koalicionet. Ka ndonjë argument. Pse nuk kanë kërkuar këta për proporcional kombëtar. Por proporcionali kombëtar është sistemi, jo listat.

Pragu të jetë natyral, sipas votave të marra. Të gjitha partitë me proporcional kombëtar mund të marrin edhe me 1 përqind deputetë. Jo, këta po luftojnë kundër interesave të tyre në shërbim të një diktature.

Ne nuk mund të pranojmë çdo delirant për të djeguar vendin. Këtu ka një shkelje të besimit të publikut, një vit para zgjedhjeve. Rama është në panik. Basha tha se më kë kërkuar mua që ta bëj President, dhe unë kryeministër.