KUJDES: Kjo lloj diete ju shkurton jetën

120

Të gjithë duam të kemi një trup me forma të bukura e të rregullta e për këtë arsye marrim vendime jo gjithmonë të mira duke mbajtur dieta pa u konsultuar. Ka dieta që janë të dëmshme.

Sipas njё studimi, njё dietё me pak karbohidrate mund tё shkurtojё jetёn e njeriut deri nё 4 vjet.

Dietat me pak karbohidrate, janё bёrё gjithmonё e mё shumё popullore pёr humbjen nё peshё dhe kanё treguar se mund tё ulin rrezikun e prekjes nga shumё sёmundje.

Njё studim amerikan i kryer gjatё 25 viteve tregon se konsumimi mesatar i karbohidrateve – ose zёvendёsimi i mishit me proteina bimore – ёshtё mё i shёndetshёm.

Por, një studim tregon se eleminimi i karbohidrateve nuk është pozitiv. Studimi, i publikuar nё The Lancet Public Health, pёrfshiu 15,400 veta tё cilёt plotёsuan njё pyetsor mbi ushqimet dhe pijet qё konsumonin gjatё ditёs.

Prej kёsaj, shkencёtarёt arritёn tё nxjerrin sasinё e kalorive qё ata merrnin prej karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave.

Pasi e ndoqёn kёtё grup njerёzish pёr 25 vjet, ata zbuluan se ata qё merrnin 50%-55% tё energjisё nga karbohidratet kishin rrezik mё tё ulёt tё prekeshin nga sёmundje vdekjeprurёse se ata qё konsumonin mё shumё apo mё pak karbohidrate.

Karbohidratet pёrfshijnё frutat dhe perimet por burimi kryesor i tyre janё ushqimet si patatja, buka, orizi dhe makaronat.

Studiuesit pёrcaktuan se prej moshёs 50 vjecare, njerёzit nё brezin mesatar kishin pritshmёri pёr tё jetuar edhe 33 vjet.

Shkencёtarёt zbuluan se ngrёnia e ushqimeve si mish qingji, mish derri, mish pule dhe djathё nё vend tё karbohidrateve lidhet me rrezikshmёri mё tё lartё.

Zёvendёsimi i karbohidrateve me protenia me bazё bimore si arra dhe bajame, mund tё ketё efekte positive nё zgjatjen e jetёs.

Autorёt e studimit spekulojnё se dietat perёndimore qё ndalojnё pёrdorimin e karbohidrateve cojnё nё konsumimin mё tё lartё tё proteinave dhe yndyrnave shtazore tё cilat kanё efekte inflamatore dhe plakin mё shpejt trupin.

Prof. Nita Forouhi nga Universiteti i Kembrixhit e cila nuk ishte e pёrfshirё nё studim, tha se “Njё mesazh I rёndёsishёm i kёtij studimi ёshtё se nuk mjafton tё kujdesemi pёr nutrientёt, por duhet tё shohim nёse ata vijnё nga burime shtazore apo bimore.

“Ushqimet e pasura nё fibra dhe karbohidrate duhet tё na japin rreth 50% tё energjisё ditore. Kёtu pёrfshihen frutat, perimet dhe duhet tё pakёsohen yndyrnat shtazore dhe bulmeti.”