Ja “sekreti” për të qënë dhe ju një çift i fortë…

119

Çiftet më të forta jo vetëm se janë thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin, por janë edhe miq të ngushtë. Çifteve më të forta nuk u pëlqejnë vetëm darkat romantike dhe befasitë. Atyre u pëlqen edhe të argëtohen bashkë.

Ata e bëjnë bashkë listën me gjërat që duhet të blerë dhe bëjnë ‘shopping’ bashkë. Shkojnë në park e kinema dhe argëtohen bashkë. Çiftet më të forta nuk e shpenzojnë çdo të shtune në diskoteka dhe kafene. Ata qëndrojnë në shtëpi, porosisin pica dhe shikojnë filma në Netflix. Çifteve më të forta u pëlqen të shpenzojnë kohë bashkë dhe argëtohen pavarësisht se ku janë.

Çiftet më të forta e dashurojnë partnerin për arsye më të mëdha sesa vetëm për pamje fizike dhe kënaqësi në shtrat. Ata janë të dashuruar me shpirtin e njëri-tjetrit. Me trajtat, forcat dhe të metat e njëri-tjetrit. Çiftet më të forta janë gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Ata janë në anën e njëri-tjetrit në ditët kur ndihen të lumtur, por edhe në ditët kur janë duke kaluar mundime të ndryshme.

Çiftet më të forta e ndajnë me njëri-tjetrin edhe lumturinë edhe pikëllimin. Ata ndihen të përmbushur kur tjetri ka arritur një sukses dhe ndihen të pikëlluar kur partneri ndihet i mërzitur apo ka probleme. Çiftet më të forta e njohin njëri-tjetrin shumë mirë. Ata ia dinë interesat, pëlqimet dhe inatet njëri-tjetrit. Ia dinë edhe synimet në jetë, ëndrrat dhe dëshirat.

Çiftet më të forta ia dinë njëri-tjetrit gabimet, dështimet dhe pengesat e së kaluarës. Dhe, në vend se ta fajësojnë apo kritikojnë njëri-tjetrin, e bëjnë më të mirën për t’i tejkaluar problemet dhe pengesat në lidhje. Ata e dinë rëndësinë e sinqeritet. Besimit. Besnikërisë. Ata sigurohen që asnjëherë të mos e thyejnë besimin e njëri-tjetrit dhe janë të hapur me njëri-tjetrin.

Çiftet më të forta e bëjnë njëri-tjetrin të qesh çdo ditë. Ata tregojnë barsoleta dhe shkëmbejnë mesazhe budallaqe e qesharake. Atyre u pëlqen ta ngacmojnë njëri-tjetrin dhe nuk ua ndien çfarë tjerët mendojnë për këtë. Çiftet më të forta jo vetëm se e dashurojnë njëri-tjetrin, por e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe nëse kjo nënkupton thjesht të shtriheni në kauç apo të qëndroni të heshtur. Ata ndihen mirënjohës që e kanë njëri-tjetrin.