Alban Dudushi shoqëron të bijën në mini-maturë

895
Sigal

Vajza e Alban Dudushit, siç prej kohësh është bërë traditë te nxënësit që përfundojnë studimet e ciklit 9-vjeçar, festoi mini-maturën. Përmes një fotoje të postuar në Insta Stories, ishte Bieta Sulo ajo që zbuloi momentin emocionues.

“Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e mini-maturës,” shkruan moderatorja. Flokët e stiluar me onde të valëzuara, fustani i ngushtë dhe grimi minimalist e bëjnë Joelle të duket kaq këndshëm.

Kujtojmë që me Joelle, vajzën e Alban Dudushit nga martesa e mëparshme, Bieta ka një raport tepër të ngushtë, për të cilin ka folur hapur disa herë.