Video/ Oktapodi kapet pas kofshës së vajzës që po notonte në Hawaii

960
Sigal

Gjatë një zhytjeje në Oahu, Hawaii, kjo vajzë ka notuar për rreth 30 minuta me një oktapod që i ishte ngjitur në kofshë.

Një eksperiencë e pazakonshme, një oktapod që bën ‘një shëtitje’ kapur pas kofshës së një vajze që noton në Oahu.

Kafsha ujore, është kapur pas kofshës së njëzet e nëntë vjeçares Jess Grubb, që ishte në ujë me një mikeshën e saj.

Ashtu siç shpjegon vetë protagonistja, oktapodi është kapur në kofshën e saj të djathtë dhe për rreth gjysmë ore ka notuar në bashku me të në ujërat e kristalta dhe më pas është shkëputur prej saj.